LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadori britanik optimist/ Marrëveshja VV-LDK është çdo ditë e më afër

12 Dhjetor 2019, 17:06, Kosova & Bota CNA
Ambasadori britanik optimist/ Marrëveshja VV-LDK është çdo

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka takuar sot kreun e LDK-së Isa Mustafën lidhur me koalicionin që pritet të arrijë me Vetëvendosjen, e cila fitoi zgjedhjet e 16 tetorit në Kosovë.

Ndonëse dy partitë nuk kanë mundur të dakordësohen për postin e presidentit të vendit, ambasadori britanik deklaroi sot se marrëveshja do të arrihet shumë shpejtë.

?Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër?, tha për Indeksonline Abbott.

Ndërkohë raportohet se në takim mori pjesë edhe nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga