Connect with Us

“Ai i do gratë për t’i rreshtuar ushtarakisht”/ Vokshi bën thirrje: Vajza bëni kujdes nga Rama

Politikë

“Ai i do gratë për t’i rreshtuar ushtarakisht”/ Vokshi bën thirrje: Vajza bëni kujdes nga Rama

Publikuar

-

Ish deputetja e PD,Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj ngado që ka shkuar ka fyer e dhunuar verbalisht, në mënyrë të pashembullt gra e fëmijë.

Sipas Vokshit, “përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i situatës së mjeruar, që rëndon edhe më shumë mbi gratë e nënat, me gjuhë tallëse, diskriminuese, përçmuese, urrejtje e raciste, fyen e dhunon psikologjikisht çdo grua, e cila guxon të kërkojë llogari apo të kërkojë atë çfarë me ligj i takon”.

Ish deputetja demokrate i ka bërë thirrje grave dhe vajzave të bëjnë kujdes nga Rama.

“Ai i do gratë të veshura shtrenjtë e mirë, për t’i rreshtuar ushtarakisht si dekor për propagandën.
Atë e bezdisin, e nervozojnë gratë me veshje të thjeshta, punëtoret pa fjalë, kryefamiljaret e munduara, të cilat punojnë tërë jetën e tyre për t’ju siguruar fëmijëve një copë bukë.
Atij i vrasin sytë, gratë e dinjitetshme, të cilat i kujtojnë atij se propaganda ka përkeqësuar qeverisjen dhe rrjedhojë e saj është rritja e varfërisë së skajshme e sot, menaxhimi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit”, shkruan Vokshi.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me fqinjët/ Rama zbulon detajet

Më tej, ish deputetja thotë se çdo dalje e tij në televizione gjatë shëtitjeve në pasojat e post-tërmetit, është vetëm propagandë për të fshehur abuzimet e tij me pushtetin, që kanë shkatërruar çdo qelizë të institucioneve dhe kanë persekutuar e detyruar profesionistët të heshtin e disa prej tyre të largohen duke lënë Shqipërinë pa ekspertizë në sektorët strategjikë.

“Refuzojeni Edi Ramën, sepse qëndrimi i tij në krye të qeverisë, çdo ditë sjell papunësi më të lartë, varfëri më të thellë dhe përkeqësim të të drejtave të njeriut e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.
Aktivizimi kundër dhunës ndaj grave të nisë me refuzimin e Edi Ramës”, përfundon Vokshi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Anti-KÇK provë e kapitullimit të qeverisë”/ Patozi: Rama ka pranuar dështimin

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike ka komentuar sot të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, të qeverisë.

I ftuar në studion e Abcnews, Patozi theksoi se kjo është provë se qeveria po pranon kapitullimin e saj.

“Qeveria mezi pret të themi po vihet shtet policor, ajo kështu po pret, ajo thotë unë po iu kundërvihem kriminelëve, dhe ju e keni problem.

Unë nuk do merrem me këtë. Unë do merrem me thelbin dhe thelbi është ky, se duke bërë anti-KÇK, kjo qeveri ka pranuar kapitullimin e vet, pranon se në 6 vite ka rrahur ujë në tavan në raport me krimin. Pra i bie që kërkon të zhbëjë atë që ka ndërtuar vetë në gjashtë vite. Kjo nuk është shenjë force por shenjë dobësie. Kjo qeveri është kokë e këmbë e korruptuar dhe me lidhje të tmerrshme me krimin”-tha Astrit Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video kompromentuese për ambasadorin e BE?/ Vihet në lëvizje presidenti

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar shprehur shqetësimin e tij në lidhje me disa raportime në media, ku pretendohet për ekzistencën e një video kompromentuese të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca me një zv.ministre të Ramës.

Zdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat thekson se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.”.

Po ashtu, ne deklaratë thuhet se presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje.

Meta bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Po ashtu, Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.
Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.
Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Rexhep Rrajës/ Deputetja zbardh prapaskenat

LEXO EDHE:  Aleanca Rama-Basha/ “Big Brother-i më pervers i politikës”

Po ashtu, ai deklaron se Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Astrit Patozi tregon të pathënat e politikës/ Ku qëndron problemi i opozitës, pse nuk rrëzohet Rama

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar sot se skandalet e kësaj qeverie janë edhe më shumë se ato që publikohen dhe denoncohen në media.

Sipas Patozit ka edhe të tjera të vërteta që dihen, por nuk thuhen.

I ftuar në Abcnews, Astrit Patozi theksoi se fakti që kjo qeveri vijon të qëndrojë në këmbë, është “meritë” e opozitës.

“Kjo qeveri ka edhe më shuëm skandale. Ajo që qarkullon nëpër studio të televizioneve apo portaleve, ka edhe shumë të tjera që ne nuk i dimë apo nuk i themi. Kjo qeveri ka dhënë shumë prova që është e korruptuar dhe e paaftë. Fakti se nuk i hyn gjëmb në këmbë është problem i opozitës.

PD, dhe gjithë opozita e baashkuar kanë një problem, e quajnë si detyrë të vetme që të denoncojë dhe të shajë, ndërkohë që kjo është vetëm një nga detyrat e opozitës.

LEXO EDHE:  Luan Rama kryqëzon ministren e Kulturës dhe Kryeministrin për Himnin Kombëtar

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën dhe Thaçin/ “Gangsterët” e Ballkanit morën atë që meritonin

I përgëzoj për opozitën e egër në raport me aferat e qeverisë, opozitën denoncuese, por nuk është vetëm ky roli. Nuk mjafton vetëm ta shash opozitën”-tha Astrit Patozi.

Sipas Patozit, roli dhe pjesa e munguar e opozitës është se nuk është frymëzuese, nuk është alternativë që rrezaton shpresë.

“Ne nuk po u tregojmë qytetarëve se jemi ndryshe nga kjo qeveri dhe po tregojmë se kemi aspiratë vetëm karrigen e kundërshtarit”-u shpreh Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE