LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shpallën të pabanueshëm/ Miratohet shembja e 7 pallateve në Kurbin

11 Dhjetor 2019, 19:42, Aktualitet CNA
U shpallën të pabanueshëm/ Miratohet shembja e 7 pallateve

Këshilli Bashkiak i Kurbinit, gjatë ditës së sotme ka miratuar shembjen e 7 pallateve që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit.

Specialistët kanë bërë verifikimet dhe vlerësimet e duhura, për të dalë në përfundimin se pallatet në fjalë  shpallen të pabanueshme dhe të pariparueshme.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.

Vendimi për shembjen e këtyre pallateve është hapi i parë që është marrë në kuadër të procesit të rindërtimit të blloqeve të reja të banimit për atë zonë./CNA.al

Lajmet e fundit nga