Connect with Us

Trafikonin kokainë me vlerë 500 mijë paund/ 3 shqiptarët sulmojnë oficerët e huaj

Lajme

Trafikonin kokainë me vlerë 500 mijë paund/ 3 shqiptarët sulmojnë oficerët e huaj

Publikuar

-

Tre shtetas shqiptarë kanë sulmuar oficerët anglezë të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, pasi u kapën duke furnizuar kokainë me vlerë prej gjysmë milioni paundësh.

Përveç lëndëve narkotike, tre shtetasve u janë gjetur edhe dokumente të rreme identifikimi. D.M.29 vjeç dhe E.C. 26 vjeç, janë akuzuar për posedim me qëllim të furnizimit të drogës së klasit A. Ata kanë sulmuar tre oficerët e huaj në momentin kur janë arrestuar. Arrestimi ka ndodhur këtë të premtë, në një pronë në Britton, të Bristolit. Shtetasi i tretë, 25 vjeçari me iniciale D.Z. është akuzuar për dokumente të rreme identifikimi.

Në ndërtesën e tyre në Bristol janë gjetur katër karta identiteti italiane dhe rumune si dhe karta bankare të paligjshme. Shtetasit e arrestuar janë dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërsa do të paraqiten në gjykatë më datë 3 janar të vitit 2020./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri

Pas 4 viteve rresht cilësuar si rrjeti më i mirë celular në vend, Vodafone merr për herë të parë çertifikimin edhe për cilësinë e rrjetit fiks. Një  prej kompanive lider ndërkombëtarë në testimin e cilësisë së  infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri për rrjetin fiks, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta për  gjithë treguesit e performancës së  rrjetit fiks.

Në një ceremoni të zhvilluar online, Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut, Hakan Ekmen, i dorëzoi virtualisht çmimin Vodafone dhe përgëzoi kompaninë  për arritjen e këtyre rezultateve në testim!.

Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut tha:

E përgëzojmë Vodafone dhe skuadrën për ofrimin e eksperienës më të mirë të rrjetit fiks në Shqipëri. Kjo arritje merr akoma më shumë vlerë në kohë të vështira si të pandemisë Covid-19, ku nevoja për një internet te mirë janë domosdoshmëri për të përballuar sfidat si puna apo edukimi në distancë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Jemi shumë krenar për këte arritje. Edhe pse operojmë për një kohë të shkurtër në tregun fiks, angazhimi dhe investimet tona për zhvillimin e infrastrukturës fikse kanë dhënë rezultat. Tashmë i ofrojmë klientëve tanë rrjetin më të mirë celular dhe fiks kudo në Shqipëri. Kjo na afron akoma më shumë me aspiratën tonë për të realizuar shoqërinë dixhitale në Shqiperi.. Zhvillimi i infrastrukturës fikse është nje domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë. Investimet tona do vijojnë dhe premtojmë të sjellim risi në treg falë prezantimit të teknologjive të reja dhe shërbimeve dixhitale që pozicionojnë Vodafone si partner i zhvillimit

LEXO EDHE:  Gjykata e Posaçme e Apelit zbardh vendimin për Tahirin/ Ku gaboi prokuroria

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku me kokainë/ PD kërkesë SPAK-ut, të nisin menjëherë hetimet

umlaut ka analizuar cilësinë  e internetit fiks në  Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në  nivel kombëtar. Bazuar në  testimet e kryera, Vodafone Albania arriti 709 pikë  nga 1000  për sa i përket performancës së  rrjetit fiks në  total, rezultate që  theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të  ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira celulare dhe fiks në treg për klientët.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Credins Bank vazhdon të mirëpresë artistë dhe artin e tyre në degën e saj qëndrore

Publikuar

-

Nga

Kur bëhet fjalë për ndjesitë që të jep një pikturë, mund të themi me plot bindje që gjithësecili nga ne përjeton emocione dhe eksperienca të ndryshme teksa e sheh.

Por, një gjë është e sigurt, kur këto emocione përjetohen nëpër muzeume apo ekspozita është vërtetë një eksperiencë mbresëlenëse. Është akoma edhe më bukur kur na ofrohet mundësia që ta përjetojmë artin në përditshmërinë tonë.

Credins Bank, si një bankë që gjithmonë vlerëson dhe ka pasur në fokus suportin ndaj artit dhe artistëve, vazhdon si çdo muaj të mirëpresë në zyrat e degës qëndrore ekspozita nga artistë te njohur Shqiptarë.
Bashkëpunimi këtë muaj do të jetë me artistin Dastid Miluka, një artist tepër i talentuar me një ekperiencë shumë-vjeçare në botën e artit. Pikturat e tij rrëfejnë histori të ndryshme, kthim pas në kohë, udhëtim nostalgjik duke i kombinuar me përjetime nga e tashmja. Një përqasje midis realitetit dhe fantazisë, e shprehur në ngjyra, tone dhe forma të ndryshme, i bëjnë veprat e Z. Miluka shumë të veçanta dhe të ngjallin interes për t’u parë nga publiku.

Dastid Miluka ka mbaruar universitetin e Arteve të Tiranës, dhe ka qënë pjesëmarrës në shumë ekzibicione e aktivitete nëpër Shqipëri e shumë vende të tjera të botës si Belgjikë, Zvicër, Francë, Hollandë ku ka demonstruar talentin e tij.

Ndaj Credins bank ka vendosur të paraqesë disa prej punëve te tij në ambientet e saj. Duam që kur klientët të vijne pranë bankës tonë, të ndihen komodë dhe të kënaqur jo vetëm nga facilitetet në shërbime që u ofrojmë dhe nga stafi ynë mikpritës, por edhe të kënë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të veçantë dhe të mësojnë më shumë për artin dhe artistët Shqiptarë.

LEXO EDHE:  Publikohet videoja/Si u kapën pas 5 orësh ndjekje dy vlonjatët me 2.5 ton drogë

LEXO EDHE:  Gjykata e Posaçme e Apelit zbardh vendimin për Tahirin/ Ku gaboi prokuroria

Në këtë mënyrë, jo vetëm jemi suport për artin dhe artistët, por ndajmë me klientët tanë ndjesitë e veçanta që bota e artit të jep. Është dhe një mënyrë shumë interesante për t’u bërë një me konceptet e artistit si dhe të mësosh më shumë për të.

Këtë herë, ju ftojmë të na vizitoni pranë degës sonë qëndrore dhe të shijoni veprat e Z. Miluka ndërkohë që merrni çfarëdolloj shërbimi bankar që ju nevojitet.

Ju mirëpresim!

LEXO TE PLOTE

Lajme

Olta Gixhari shpërthen keq ndaj Veliajt/ “Është jashtë trurit”

Publikuar

-

Nga

Olta Gixhari shpërthen keq ndaj Veliajt/ “Është jashtë trurit”

Aktorja Olta Gixhari ka shpërthyer keq ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj përsa i përket gjobave që ka marrë së fundi për parkimin e makinës. Aktorja ka treguar se është gjobitur sërish pasi ka parkuar para shtëpisë edhe pse mban vulën e rezidentit.

E revoltuar Olta i është drejtuar Veliaj duke i thënë se i ka rënë kryq e tërthor zonës ku jeton dhe nuk gjen asnjë vend parkimi pa pagesë.

Për më tepër shihni reagimin e saj në videot e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE