LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca dhe Leyla Mosses Ones takojnë Olsian Çelën/ Rol kyç në detyrën e tij janë hetimet financiare

11 Dhjetor 2019, 15:40, Politikë CNA
Soreca dhe Leyla Mosses Ones takojnë Olsian Çelën/ Rol

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipër Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Mosses Ones kanë takuar sot prokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Soreca bën me dije se kanë diskutuar lidhur me prioritet kryesore të detyrës së Çelës.
Sipas ambasadorit, rol kyc në detyrën e prokurorit të Përgjithshëm janë hetimet financiare.

?Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë  pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian?, shkruan Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga