Connect with Us

Situata pas tërmetit/ Gjekmarkaj “shuplakë” Ramës, nuk kursen as Bashën

Politikë

Situata pas tërmetit/ Gjekmarkaj “shuplakë” Ramës, nuk kursen as Bashën

Publikuar

-

Analisti Agron Gjekmarkaj ka folur sot për situatën në vend, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ai i dha një leksion kreut të PD-së, Lulzim Basha ndërsa  theksoi se tashmë opozita duhet të bëhet agresive dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë, pasi vjen faza e dytë; mbajtja e përgjegjësive.

“Nuk duhet të dominojë propaganda, pasi njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe jo lojëra fjalësh. Ata kanë humbur shtëpitë, të afërmit. Dhimbjet nuk shërohen me fjalë. Ndaj një gjë që është themelore në këtë rast është reagimi i shpejt, ndihma, dhe nga ana tjetër ata duhet të kërkojnë përgjegjësinë dhe të verifikojnë se kush janë përgjegjësit, përpos natyrës. Pra duhet të shihet se ku është faji i njeriut.”-tha Gjekmarkaj.

Më tej, ai theksoi se “Është koha që qeveria të marrë përgjegjësitë, dhe opozita ta kërkojë atë. Qytetet tona janë bërë të shëmtuara, pa standarde. Një pjesë e mirë e këtyre politikanëve jetojnë jashtë këtyre qyteteve, i kanë përdorur ato për kalkulime në votime.”

LEXO EDHE:  Përfundon pas 3 orësh mbledhja në selinë blu/ Zbardhen 5 pikat “e nxehta” të diskutimit

Po ashtu, Gjekmarkaj analizoi edhe sjelljen e kryeministrit Rama në daljet e tij në takim me banorët e prekur nga tërmeti, siç ishte vizita sot në Laç, që prodhoi shumë debate. Analisti tha se Rama sot bëri ‘spektakël të padenjë’ me batuta, dhe propaganda.

“Rama ka një përgjegjësi tjetër, që të sillet me seriozitet përballë kësaj fatkeqësie që ka ndodhur. Mos ta kthejë në një festival batutash, qokash. Sot në Laç kryeministri dha një spektakël të padenjë, përballë disa qytetarëve që ishin të papunë. Ai po përpiqej që të hipnotizonte, dhe thoshte; “ju nuk e dini se shqiptarët nuk janë të varfër”. Apo; ‘Hajde ti i ziu, hajde ti i bardhi’. Ai mendon se do të dalë ballë përmes batutave dhe qyfyreve. Gropa e hapur është e madhe, jo vetëm për viktimat por dhe ajo ekonomike. Kur është folur për shtëpitë ekologjike, nuk dihet se çfarë janë ato.”-tha ndër të tjera Agron Gjekmarkaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Publikuar

-

Nga

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm alternat të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.

Në një postoim në rrjetet sociale, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shprehet ai.



Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin.

LEXO EDHE:  Do hapet-s’do hapet / Si po flet me vete Republika e Re

LEXO EDHE:  Çfarë pritet nga Lulzim Basha/ Agron Gjekmarkaj ka një mesazh për kreun e opozitës

MEPJ deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Publikuar

-

Nga

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku kritikon kryeministrin Rama për pritjen e ftohtë që i bëri ekipit të mjekëve italian që erdhën në Shqipëri rreth dy javë më parë për të kontribuar në përballimin e situatës më Covid-19.

Sipas Shehut, Rama nuk e mori as mundimin ti takojë, dhe kjo sipas tij, pasi Rama i trembet transparencës e të vërtetës për dështimin   e tij me sistemin shëndetësorë.



Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur dhe me vullnet, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kujtuar sërish projektin e Unazës së Re që nuk ka përfunduar ende dhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë.

Shehaj deklaron se kryeministri Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot.

Demokrati pretendon se 3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash, ndërsa e cilëson  këtë si kriminale.



“3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

LEXO EDHE:  Çfarë pritet nga Lulzim Basha/ Agron Gjekmarkaj ka një mesazh për kreun e opozitës

LEXO EDHE:  Basha “vret” deputetët e rinj të opozitës

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE