Connect with Us

“Shqipëria, gojët e qepura”/ Italia i kushton emision lirisë së shtypit

Lajme

“Shqipëria, gojët e qepura”/ Italia i kushton emision lirisë së shtypit

Publikuar

-

Televizioni italian, Rai 3 i ka kushtuar një emsion lirisë së shtypit në Shqipëri, nisur nga debatet e kohëve të fundit mbi dy projektligjet për ligjin e medias. Emisioni italian mban titullin “Shqipëria, gojët e qepura”, duke i mëshuar fort faktit se liria e shtypit në Shqipëri është në rrezik.

Të ftuar në studion e gazetares italiane Maria Rosaria Di Medici ishin Giuseppe Beppe Giulietti, President i Federatës Kombëtare të shtypit italian dhe Koloreto Cukali, President i Këshillit të Mediave Shqiptare.

Në studion e Rai 3 “Fuori Tg” u përshkrua shkurtimisht situata në vendin tonë, ndërsa u përmenden edhe tre episode të ndodhura ditët e emergjencës pas tërmetit, mes tyre edhe arrestimi i Xhulia Aliajt për përhapje të panikut.

LEXO EDHE:  Kulluri kundër paketës Anti-shpifje/ Demokracia është kufzim i pushtetit, jo i fjalës

Në emision është theksuar se masat e fundit të qeverisë Shqiptare rrezikojnë lirinë e informacionit dhe ndërlikojnë punën e gazetarëve, gjë që do të ketë efekt domino për demokracitë e brishta të Ballkanit.

Nisur nga sulmet që Kryeministri shqiptar u ka bërë mediave, duke shkuar deri në propozime projektligjesh dhe arrestime gazetarësh, ka bërë që reporterët italianë të shprehin gjatë emisionit se rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është akoma e gjatë, përderisa po kufizohet edhe liria e shtypit.

Në Televizionin Rai 3 janë shprehur të çuditur për faktin që edhe gjatë tërmetit, informacionet në Shqipëri duhet të transmetohen nga një kanal i vetëm: quhet Edi Rama TV./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur.

Bëhet me dije se sot tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

Ndërkohë, porti i Durrësit është i hapur dhe është në gatishmëri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së PërgjithshmeDetare, për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalohet nisja e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

LEXO EDHE:  Rritja e sigurisë rrugore/ Në pranga 6 persona

LEXO EDHE:  Kulluri kundër paketës Anti-shpifje/ Demokracia është kufzim i pushtetit, jo i fjalës

“Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta”, thuhet më te në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Policia rrugore “më dorë të hekurt” ndaj shoferëve/ Qindra gjoba dhe patenta të pezulluara

Publikuar

-

Nga

Policia rrugore ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane, interurbane, por edhe ato rurale për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, janë vendosur radarë Trucam për të monitoruar dhe parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjithashtu janë vendosur, radar edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Tiranës.
Janë edhe shtuar kontrollet me alkooltestues.

Si rezultat i këtyre masave, gjatë 24 orëve të fundit deri në këto momente, janë pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, nga këto: 51 në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë-Fier nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë vendosur 235 masa administrative për mosrregullim shpejtësie, veçanerisht në qendrat e banuara dhe shpejtesi jo më shumë se 20 km/h mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve me aparatin alkooltestues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po gjatë kontrolleve janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë e në afërsi të kalimit të këmbësorëve, në segmente me fushëpamje të kufizuar etj, si dhe janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë.

LEXO EDHE:  Rritja e sigurisë rrugore/ Në pranga 6 persona

LEXO EDHE:  Rama ndërpret fjalën në miting/ I drejtohet ashpër të riut: Oooo lërë Edi Ramën se po flasim për gratë

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

287 drejtues mjetesh duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

34 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorrësh pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

24 drejtues mjetesh, nga vende të ndryshme të BE-së, janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e të cilëve, duke përfituar nga lehtësirat e parashikuara në Kodin Rrugor, kanë dhënë pëlqimin për të paguar dyfishin e maksimumit të gjobës për shkeljen e konstatuar dhe iu është rikthyer përsëri leja e drejtimit.

Si dhe në të gjithë vendin, po gjatë 24 orëve të fundit, janë vendour 1450 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore, në vijim të planit të detajuar të masave do forcojë më tej kontrollet me radar, dragera, punonjës civilë, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore që vijnë si pasojë e këtyre shkeljeve dhe sigurimin e një transporti rrugor me parametra normalë dhe të sigurt, në të gjithë vendin dhe veçanërisht në akset rrugore që të çojnë në pikat e kalimit kufitar me shtetet fqinje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor, për të shmangur aksidentet dhe penalitetet e parashikuara në Kodin Rrugor. Njëkohësit, këmbësorët të tregojnë kujdes gjatë kapërcimit të rrugës nga njëra anë në tjetrën, të kalojnë në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, të tregojnë kujdes të shtuar duke respektuar kërkesat dhe normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor./CNA.al

LEXO TE PLOTE