Connect with Us

Sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 540 000 Euro/ Dyshohen të ardhura nga veprimtaria kriminale

Kronika

Sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 540 000 Euro/ Dyshohen të ardhura nga veprimtaria kriminale

Publikuar

-

Uniformat blu bëjnë të ditur se është vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri që dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave, vlera e tyre arrin deri në 543 452 euro.

Sipas informacioneve zyrtare, seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:

  • 2 apartamente banimi në Vlorë;
    • 2 llogari bankare;
    • 1 automjet Volkswagen.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Një aksident në Dukat të Vlorës i ka marrë jetën një 25 vjeçari.

Shtetasi R.Sh, 25 vjeç, banues në Korçë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ka humbur jetën.



Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U zhyt në pishinë dhe doli pa ndjenja/ Humb jetën një shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

U zhyt në pishinë dhe doli pa ndjenja/ Humb jetën një shqiptar në Itali

Në një rezidencë në Lido di Savio të Ravennas, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme një 40-vjeçar shqiptar.

Sipas autoriteteve të shtetit fqinj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje.



Nga informacionet paraprake, raportohet se shqiptari me banim në Lombardi, ishte duke festuar me miqtë pranë pishinës dhe u hodh në ujë. Pak caste më vonë ai doli mbi ujë i shtrirë pa vetëdije.

Pavarësisht përpjekjeve të të pranishmëve, shqiptari ka humbur jetën. Ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Drejtonin makinën tapë dhe ecnin me shpejtësi/ Pezullohen 32 patenta, arrestohen disa të rinj

Publikuar

-

Nga

Drejtonin makinën tapë dhe ecnin me shpejtësi/ Pezullohen 32 patenta, arrestohen disa të rinj

Gjatë fundjavës, janë pezulluar 32 leje drejtimi në Lezhë për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkolit.

Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar dhe proceduar 6 persona, nga të cilët dy të arrestuar në flagrancë për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore, dy të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur , një i arrestuar dhe një i proceduar për shkak të moshës për drejtim mjeti pa leje Drejtimi

Konkretisht janë arrestuar në flagrancë të rinjtë me iniciale:

A. L., 21 vjeç dhe B. L., 30 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Këta shtetas ndodheshin pasagjerë në mjetin tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe kanë kundërshtuar me dhunë venien e masës administrative për drejtuesin e mjetit.



E. K., 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E.A.,33 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

M. Gj., 18 vjeç, banues në Laç, arrestuar në flagrancë dhe A. D., 16 vjeç, banues në banues në Lezhë, proceduar në gjendje të lirë pasi janë kap duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjatë fundjavës 24 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi për drejtim jeti nën efektin e alkolit .

Gjithashtu janë vendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim të celularit , 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim të patentës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE