Connect with Us

“Rruga është për makinat dhe jo avionët”/ Polica rrugore bën “namin” me heqjen e patentave

Kronika

“Rruga është për makinat dhe jo avionët”/ Polica rrugore bën “namin” me heqjen e patentave

Publikuar

-

Policia rrugore vijon kontrollin për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë vrastare të përdoruesve të rrugës.

Policia i bën thirrje shoferëve të mos shpejtojnë pasi rruga është për të qarkulluar makinat jo avionet.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë 11 orëve të fundit janë konstatuar dhe pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 158 km/h – 204 km/h

“Mos shpejtoni, radari dhe polici rrugor janë në detyrë.
Vijon kontrolli për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë vrastare të përdoruesve të rrugës.
Rruga është për të qarkulluar makinat dhe jo avionët dhe është e të gjithëve. Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Rregulli vlen njësoj për të gjithë.

LEXO EDHE:  PEZULLOHEN DY PUNONJËS TË POLICISË RRUGORE

Drejtues mjetesh: Shpejtësia, alkooli dhe garat të presin rrugëtimin e jetës.
158 km/h – 204 km/h në aksin Sauk – Teg, Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas prej orës 10:00 të mëngjesit e deri në këto momente, në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar.
Si rezultat i kontrollit me matësin e shpejtësisë , gjatë 11 orëve janë konstatuar dhe pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 158 km/h – 204 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Drejtues mjetesh: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Familja ka nevojë për TY , mos u bëj statistikë rrugore”, thuhet në njoftmin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet në Itali gomonia me 33 emigrantë/ Ishin nisur nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Një gomone me 33 migrantë kurdë është shpëtuar në brigjet e bregdetit Adriatik të Salentos, në San Cataldo, marina e Leçes.

Në mesin e migrantëve, ndodheshin dy gra, një familje me dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç dhe të mitur të pashoqëruar, raporton shqiptarja.com.

Ata u shpëtuan nga ekipi i urgjencës së Kryqit të Kuq, ndërsa një pjesë e tyre ishin ne gjendje hipotermie serioze.

LEXO EDHE:  Pasiguria ka marrë formën tragjike të shpërthimeve/ Policia e Xhafajt bën videoklipe

LEXO EDHE:  Kaluan 8 ton drogë drejt Italisë/ Mbyllen hetimet për 25 policë e doganierë

Shpëtuesit thanë se migrantët kishin udhëtuar për një javë dhe kishin arritur në brigjet italiane në bordin e një gomoneje e cila kishte lundruar nga Shqipëria.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti me dy të vdekur/ Avokati i shoferit: Klienti im i pafajshëm, do apelojmë masën e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Dy shoferët e aksidentit tragjik që i mori jetën dy këmbësorëve në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë, janë përballur sot para gjykatës.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Etjon Lazrin dhe “arrest me burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati.

Duke folur për mediat, avokati i Etmond Muratit, shoferit që udhëtonte me ‘Golfin’ është shprehur se do të apelojë vendimin për masën e sigurisë për klientin e tij.

Sipas avokatit Lavdosh Shehu, klienti i tij ka qenë në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor dhe kishte hapur edhe sinjal në momentin e kthimit ndërsa shoferi tjetër ka ardhur me shpejtësi tepër të madhe duke u përplasur me të.

“Kemi shprehu mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur më ngjarjen e rëndë. I shprehim ndgushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip ‘Beettle’. Ne nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës. Ekspertiza ka përcaktuar në një far forme edhe fajtorin. Por kërkesa e prokurorisë përmban daljen e ekspertizës. Kemi patur kundërshtimet tona. Nuk përmendi fajësi të klientit tim. Momenti i ngjarjes ishte shumë i shpejtë ai ishte i tramatizuar nga kjo ngjarja dhe humbja e dy jetëve. Por lëvizja e tij ishte se pasi ka hapur sinjalin ka tentuar të kthehet. Mekanizmi i policisë gjyqësore dhe për mjetin e Edmon Muratit mjeti ka qenë në rrugë.” tha avokati.

LEXO EDHE:  Policia aksion ndaj drejtuesve të motorëve / 4 të arrestuar

LEXO EDHE:  Policia aksion ndaj drejtuesve të motorëve / 4 të arrestuar

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentuan dy persona për vdekje në “Xhamllik”/ Jepet masa e sigurisë për dy drejtuesit

Publikuar

-

Nga

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shoferët e aksidentit tragjik në “Xhamllik” disa ditë më parë ku humbën jetën dy këmbësorë.

Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi “arrest në burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati  dhe “arrest në burg pa afat” për Etjon Lazrin.

LEXO EDHE:  Akuza e deputetit të PD/ Banda që goditi policinë merr tendera nga kryebashkiaku Sejdini

LEXO EDHE:  I dënuar për pedofili/ Merr fund arratia për shtetasin italian

Kujtojmë që sipasojë e aksidentit humbën jetën dy këmbësorët, Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe Hidajete Salliu, 72-vjeç banuese në Tiranë.

LEXO TE PLOTE