Connect with Us

Rama pret për fundvit ambasadorët/ Veçon mesazhin e Leyla Moses-Ones pas tërmetit: Do i’a lexoj Zahos kur të rritet

Politikë

Rama pret për fundvit ambasadorët/ Veçon mesazhin e Leyla Moses-Ones pas tërmetit: Do i’a lexoj Zahos kur të rritet

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një mbrëmje tradicionale në pallatin e Brigadave ambasadorët e huaj në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se kjo mbrëmje fundviti është sa tradicionale aq edhe unikale.

“Njësoj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët. Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj në kuptimin strikt të fjalës ishte të raportonit atë ditë në ambasadat tuaja ndërkohë që unë e di sesi ju nuk pritët as të zbardhte dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri ka folur edhe për mesazhet që kanë mbërritur në telefonin e tij nga ambasadorët ditën e tërmetit tragjik.

Rama ka veçuar mesazhin e zv. ambasadores së SHBA Leyla Moses-Ones, për të cilin tha se do ja tregojë djalit të tij Zahos kur të rritet.

“Unë s’ kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim.
Mesazhin e Leylës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur biri im Zaho të rritet e të bëjë pyetje për SHBA unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën miken. Ashtu sikundër do të vijë dita kur im bir të inatoset me BE, unë do t’i tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimt në 26 nentor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave të veshur me uniforma të ndryshme që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptari”, u shpreh mes të tjerash Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Lista 100 % të hapura, ku fshihet dhe hilja e ndryshimeve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Zbardhet  formula e kryeministrit Edi Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Së pari, siç thuhet në dokumentin e lexuar nga gazetarja e ABC Neës, Esiona Konomi, votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët që do të ofrojë partia në fjalë.

Por këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues.

Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur.

Pasi të mbyllet votimi, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.

Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Por si do të bëhet kjo llogari? Këtu fshihet dhe hilja e këtyre ndryshimeve, të cilat tregojnë se emrat e renditur nga kryetari i partisë në fillim të listës janë të mbrojtur dhe me shanse të larta për të fituar.

Për shembull marrim qarkun e Shkodrës që ka gjithsej 11 mandate dhe çdo parti ka dorëzuar një listë me nga 11 kandidatë të renditur me preferencë kryetari e jo me short apo rend alfabetik.

Nëse Partia Socialiste në qarkun Shkodër ka marrë 50 000 vota dhe ka fituar përmes tyre 5 mandate, llogaritet se një mandat deputeti korrespondon me 10 mijë vota.



Deri në këto momente  fitues llogariten 5 kandidatët që kryetari i partisë ka renditur të parët.

Sipas Abc news, renditja mund të prishet vetëm nëse poshtë vijës së kuqe ka kandidatë që janë votuar më shumë se sa ata që janë sipër vijës.

Po kjo nuk mjafton. Përveçse më të votuar, emrat poshtë vijës që të kalojnë në listën fituese duhet të kenë kaluar dhe pragun e votave mesatare. (Në rastin e shembullit tonë duhet të kenë marrë të paktën 10 001 vota).

Në këtë rast, kandidati kalon në listën fituese duke spostuar emrin e fundit të renditur nga partia në pjesën fituese (gjithnjë nëse është më i votuar se sa ai). Pra sipas këtij shembulli, digjet i rendituri i 5-ti. Tjetri sposton të 4-tin, e me radhë.

Pra emrat e votuar më shumë se mesatarja që janë poshtë vijës së kuqe, “vrasin” me radhë nga fundi të preferuarit e kryetarit. Kjo bën që të renditurit në fillim ta kenë thuajse të garantuar fitoren, raporton abcneës.al.

Një grua brenda listës preferenciale nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nëse një kandidate grua poshtë vijës së kuqe ka më shumë se numri mesatar i votave me të cilin partia në fjalë ka fituar një mandat.

Në këtë mënyrë, socialistët i japin zgjidhje edhe “merakut” të tyre për barazinë gjinore.

Ngelet për tu parë nëse kjo formulë e shkruar nga mazhoranca do të pësojë ose jo ndryshime gjatë tryezës së negociatave në Këshillin Politik.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i “vërsul” Ramës, Monën/ Edhe vrima e vrimës së miut do të duket e vogël

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ka drejtuar paralajmërime të forta sot kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa i ka lënë drejtimin e partisë së themeluar nga vetë ai, gruas së tij, Monika Kryemadhit, Meta i drejtoi një mesazh të qartë Ramës.



Meta duket se i ka “vërsulur” Monën, Ramës, ndërsa theksoi se gratë në Shqipëri, të bëjnë të duket e vogël edhe vrima e vrimës së miut.

“Tani, mirë keq, ju e keni presidentin. Po të ishit të sigurt që të mos e kishit presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar burrat në këtë vend, gratë e Shqipërisë do jua kalonin grave të Bjellorusisë. Se kur ngrihen ato që se kanë parë kurrë demokacinë. Gratë e Shqipërisë do tju bëjnë që edhe vrima e vrimës së miut do ju dukej e madhe.”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “kërcënon” Ramën dhe Bashën?/ Të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit të autobusit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish sot me tonte mjaft të forta, kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, Meta e krahasoi situatën politike në vend me një pengmarrje në autobus.

Meta tha para gazetarëve se të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit, kur ai nuk pranon të vendosë kontakte dhe të shpëtojë pengjet.



Me tone të forta, ai theksoi se nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Ilir Metës, as për kokën e Edi Ramës apo të Lulzim Bashës.

“Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq. Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli.

Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish. Nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve, është vetëm marrëveshja e 5 qershorit, dhe e vetmja gjë që i shtohet është hapja e listave 100%. Tani do të iki në Dibër, në vendlindjen e Elez Isufit, që gjithë jetën e tij luftoi kundër gjithë pushtuesve dhe ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do iu takojë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme.’-tha Meta.

LEXO TE PLOTE