Connect with Us

Ralf Gjoni paralajmëron lëvizje të re politike/ Jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet të luajmë

Politikë

Ralf Gjoni paralajmëron lëvizje të re politike/ Jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet të luajmë

Publikuar

-

Deputeti Ralf Gjoni ka paralajmëruar se gjatë vitit 2020 do të lindë një lëvizje e re politike.

Gjoni shprehet se vendi ka nevojë për ngritjen e një lëvizje të re politike, e cila duhet të marrin stafetën dhe të mbledhë të gjithë ata njerëz të mirë, të guximshëm, që e duan vendin e tyre.

“Shumë shpejt, besoj gjatë vitit të ardhshëm këtu do të ngrihet nevoja për ngritjen e një lëvizje të re politike, e cila duhet të marrin stafetën dhe të mbledhë të gjithë ata njerëz të mirë, të guximshëm, që e duan vendin e tyre. Disa prej nesh, në atë parlament jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet që ne të luajmë gjatë vitit të ardhshëm, në funksion të një levizje të re politike që të mobilizojë të gjitha forcat për të arritur ndryshimin e nevojshëm. Ne brenda parlamentit nuk e bëjmë dot të vetëm pa ndihmë nga jashtë”, u shpreh Gjoni i ftuat në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Publikuar

-

Nga

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë.

Më tej, kreu i shtetit thekson se sot është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.

“Të dashur nxënës dhe prindër,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore,

Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri.
Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.

Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.
Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.”-shkruan Meta.



Gjithashtu ai reagon edhe në lidhje me largimin masiv të rinisë, jashtë vendit, ndërsa shkruan se “Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.
Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.
Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë!”

LEXO EDHE:  Ralf Gjoni nuk ia përton Bashës dhe aleatëve/ Vizioni i ca burracakëve i ka kushtuar humbje vendit

LEXO EDHE:  Rafl Gjoni e thotë hapur/ “Nuk bëhemi noterë të pisllëqeve Rama-Basha”

Po ashtu Meta apelon që të gjithë të kontribuojnë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera.

“Këtyre sfidave të arsimit shqiptar, këtë Viti i Ri Shkollor, u shtohen edhe vështirësitë e mëdha të krijuara në përballjen me pandeminë COVID-19.
Në kushtet e reja është tepër e domosdoshme të respektohen me rigorozitet protokollet shëndetësore në të gjitha institucionet arsimore, me objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të çdo nxënësi dhe mësuesi.
Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.

Një urim tepër të veçantë për shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor kam për të gjithë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me përkushtim e sakrifica arsimojnë brezat e rinj!

Koha për të kontribuar të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera!”-përfundon mesazhin e tij Ilir Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me forcimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ngjela deklaron se në Tiranë dhe Prishtinë disa persona të paguar janë acaruar dhe po reagojnë në mënyrë qesharale madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar.

“Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi. Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka vdekur.

Në Tiranë, e sidomis në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar. Kurse sot, shqiptarizmi po progredon përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi. Pavarësia e Kosovës dhe frika e presidentit të Serbisë Vuçiç, është shenja e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Avokati pretendon se të paguarit nga Beogradi dhe Athina ishin gjithë shpresë për antishqiptarizëm kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA, ndërsa pretendon se nuk dinin të arsyetonin fare politikisht për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës.



Ai deklaron se pasi Trump nuk po i mbështeste, ata filluan me pasion të godisnin historinë e Shqipërisë, pa qenë historianë.

“Këta të paguar, që nuk dihet nga iu vjen mllefi antishqiptar, në fakt, si shumicë vijnë nga pakicat etnike, por edhe me prejardhje turke nga Orienti. Në të vërtetë, këta janë të paguar në forma të ndyshme, dhe me mediokritetin e tyre antihistorik, ngrenë së pari tezën që shqiptarët nuk janë autoktonë, dhe nxjerrin në pah falsitetet e një historiografia të marrë serbe. Por, për të qeshur është fakti që, me vete, të paguarit thonë: “njëlloj si ne, edhe shqiptarët, janë të ardhur këtu”; domethënë, njëlloj si këta të paguarit që vijnë nga pakicat etnike ose turqit e mbetur këtu si prejardhje kolonësh disa-qindra-vjeçarë. E kuptoni se me çfarë lloj individësh kemi të bëjmë?!

LEXO EDHE:  Rafl Gjoni e thotë hapur/ “Nuk bëhemi noterë të pisllëqeve Rama-Basha”

LEXO EDHE:  “Zbatimi i Reformës Zgjedhore”/ Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin

Por, po këta, pastaj i vërsulën origjinës së Skënderbeut, dhe na e bëjnë atë me origjinë serbe, kur Gjergj Kastrioti është nga një fis shqiptar solid shekullor, dhe për më tepër, luftën e tij antiosmane, e ka bërë vetëm me shqiptarë e jo me serbë. Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre.

E ç’rëndësi ka e vërteta për të paguarit! Dihet, ata nuk flasin për historinë, por për nga mllefi antishqiptar që kanë, dhe, edhe nga paraja që iu paguhet. Shikojeni me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia”, vijon ai.

Më tej, Ngjela shkruan se: “Tani koha ka ndryshuar: janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia. Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen. Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Po kot mërziten, se, të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE