Connect with Us

Pyetjet e Strasburgut dhe pikëpyetjet e procesit të vettingut

Vetingu

Pyetjet e Strasburgut dhe pikëpyetjet e procesit të vettingut

Publikuar

-

Në kulmin e krizës së menaxhimit të situatës post-tërmet dhe në tre vjetorin e miratimit të paketës kushtetuese mbi reformimin e drejtësisë, nga Stasburgu kanë filluar të vijnë sinjalet e para të dyshimit.

Nuk është as rastësi dhe as surprizë lista e pyetjeve që Gjykata e të Drejtave të Njeriut i ka dërguar qeverisë shqiptare, pas regjistrimit dhe shqyrtimit të njërës prej dosjeve të një prokuroreje, të cilës zyrat dhe gjyqtarët e drejtësisë së re, nuk i drejtohen me emër por me togfjalëshin “subjekt i rivlerësimit”.

Nuk duam të komentojmë më tej terminologjinë denigruese të ngritur në terminologji juridike, sa kohë që Strasburgu dukshëm e ka evituar përdorimin e këtij termi duke preferuar të identifikojë me emër dhe mbiemër, njeriun për të cilin kërkohen shpjegime për nivelin e respektimit të të drejtave.

CNA.al shqyrtoi me vëmendje listën e pyetjeve të dërguara shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit. Pas leximit të tyre, kupton menjëherë vështirësinë me të cilën duhet të përballen zyrtarët që ju është varur sot në qafë barra e hartimit të përgjigjeve.

Në kushtet kur ekspertët e nivelit të lartë, janë zhdukur nga qarkullimi dhe pas dekoratave kanë humbur edhe interesin për procesin e reformimit te drejtësisë, CNA.al mundet të vetëofrohet për formulimin e përgjigjeve.

Pyetjet e mbërritura dhe përgjigjet e hartuara nga CNA.al, janë si vijon:

1.A aplikohet neni 6 pika 1 e Konventës Europiane e të Drejtave të Njeriut, që garanton proces të rregullt ligjor për çdokënd, në rastin e Sevdarit?

CNA.al: JO

2.A i ka shteruar zonja Sevdari të gjitha mjetet juridike të brendshme? Veçanërisht:

a) A ka pasur Sevdari mundësi të kundërshtojë përbërjen e trupës së KPA-së?

CNA.al: formalisht PO, në realitet JO

b) A është shqyrtuar kërkesa e zonjës Sevdari më 23 maj, për nisjen e hetimit disiplinor dhe shkarkimin e dy anëtarëve të KPA nga institucionet përkatëse?

CNA.al: JO

Nëse po, cili ka qënë rezultati?

c) A kishte mundësi zonja Sevdari të kundërshtonte parashikimin ligjor të ndalimit përjetë të ushtrimit të profesionit të avokatit?

CNA.al: JO

Nëse po, a ka bërë ajo një kërkesë të tillë?

3.A është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, në kuptim të nenit 6 të KEDNJ?

CNA.al: JO

4.A është krijuar KPA sipas ligjit ? A janë zgjedhur anëtarët e saj në përputhje me ligjin?

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të forta qeverisë/ Liston absurditetet e Reformës në Drejtësi

CNA.al: JO

5.A ka patur zonja Sevdari mundësinë të dëgjohet sipas nenit 6 të KEDNJ? Veçanërisht: a) A ka patur zonja Sevdari kohën dhe mjetet e duhura që të përgatiste mbrojtjen e saj të shkruar dhe në mënyrë gojore para KPA?

CNA.al: JO

b) A ka kufizime ligji i vettingut për shkeljet e pretenduara nga KPA, konkretisht mospagimin e taksave nga bashkëshorti i zonjës Sevdari?

CNA.al: JO

Në këtë linjë, a i ka kaluar zonjës Sevdari barra e provës në mënyrë të paarsyeshme?

CNA.al: PO

c) Ka një përkufizim të qartë në ligj për termat “burime të pamjaftueshme financiare” dhe “cenim i besimit të publikut në drejtësi“?

CNA.al: Nuk ka asnjë përkufizim të asnjërit prej termave që përmendet si shtylla të vlerësimit kalimtar. Kushtetuta parashikon detyrimin e KPA, që të bëjë interpretimin në vendimet e para të lëshuara për “subjektet e rivlerësimit”. KPA nuk ka bërë detyrën.

d) Cila ishte baza ku u mbështet KPA për të dalë në përfundimin se zonja Sevdari ka “cenuar besimin e publikut”?

CNA.al: nuk dihet se ku është mbështetur KPA për shumë nga përfundimet e veta të zbardhura në vendime, që për shkak të pasojave të sjella, mund të përkufizohen si akte të dënimit me vdekje të personave që i janë nënshtruar rivleresimit kalimtar.

6.A ka cënuar vendimi i shkarkimit, nenin 8 për jetë private dhe familjare të KEDNJ?

CNA.al: PO

Nëse po a është bërë cenimi në përputhje me KEDNJ? Veçanërisht:

a) A ishte vendimi për shkarkim proporcional?

CNA.al: JO

b) A e ndalon Ligji “Për Avokatinë”, zonjën Sevdari të ushtrojë profesionin e avokatit? Nëse po për sa kohë?

CNA.al: PO

CNA.al: për aq kohë sa, Maks Haxhia si kryetar i Dhomës së Avokatisë do e vlerësojë të arsyeshme.

7.A ka patur zonja Sevdari mjete të mjaftushme juridike, për pretendimin e cenimit të nenit 13 të KEDNJ?

CNA.al: JO

8.A ka patur zonja Sevdari mjete të mjaftushme juridike, për pretendimin e cenimit të nenit 8 të KEDNJ?

CNA.al: JO dhe është për këtë arsye që çështja ka mberritur në Strasburg.

CNA.al nuk këshillon përdorimin e asistencës ndërkombëtare për hartimin e përgjigjeve. Konsulentët ndërkombëtarë kushtojnë shumë dhe jemi në periudhë kur gjithë buxheti duhet të fokusohet tek tërmeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

LEXO EDHE:  Ngec në vetting/ Vila 3 katëshe djeg sërish gjyqtaren Entela Shedula

LEXO EDHE:  Lu plas bombën për Saimir Tahirin/ Fjala e tij mund të fundos Qeverinë

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Publikuar

-

Nga

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.

Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.

Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.

Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.

E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

LEXO EDHE:  Dy herë në Vetting/ Prokurori Adnan Kosova drejt “gijotinës”?

Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.

Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.

Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.

Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.

Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja në sitën e vettingut/ Si u tetë-fishua pasuria e Alkelina Gazidede nga viti 2003-2017

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të martën më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.

Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alkelina Gazidede nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Gazidede zotëronte pasuri familjare me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 24.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 270 mijë lekë. Familjarët e gjyqtares zotërojnë gjithashtu aksione me vlerë 100 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 32% në buxhetin e të ardhurave, ndërsa pagat e familjarëve zënë 31%. Të ardhurat e siguruara nga biznesi i familjarëve janë në masën 16%, ndërsa të ardhurat nga qiratë përbëjnë rreth 9% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Alkelina Gazidede, dy deklarata rezultojnë me probleme.

LEXO EDHE:  Ngec në vetting/ Vila 3 katëshe djeg sërish gjyqtaren Entela Shedula

LEXO EDHE:  Habit Braçe/ Vetting pronarëve të lojrave të fatit

Gjyqtarja Alkelina Gazidede rezulton me balanca negative të pasurisë për vitet 2010 dhe 2016, duke mos justifikuar me burimet e deklaruara shtesat e aseteve në këto vite. Në vitin 2010, diferenca është 336 mijë lekë, ndërsa për vitin 2016 shënohet një diferencë e vogël prej 23 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” procedurat e paqarta për ndërtimin e një shtëpie dhe më pas legalizimin e saj. Në vitin 2004, subjekti deklaron ndërtimin e një shtese kati me vlerë 11 mijë euro mbi shtëpinë ekzistuese, ndërsa në vitin 2006 deklaron shtesën e një papafingoje të palegalizuar. Në deklarim nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën shtesë të deklaruar në vitin 2004 apo me shtesë të re pasurie.

Lidhur me shtëpinë, gjyqtarja deklaron gjithashtu se ka blerë truallin nga ALUIZN-i në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar procesi i legalizimit të pronës.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me huamarrjet e bashkëshortit të subjektit në vlerat 7 mijë euro dhe 3.6 milionë lekë gjatë periudhës deklaruese.

Deklarata e pasurisë  së vitit 2003

Deklarata e pasurisë  së vitit 2004

Deklarata e pasurisë  së vitit 2005

Deklarata e pasurisë  së vitit 2006

Deklarata e pasurisë  së vitit 2007

Deklarata e pasurisë  së vitit 2008

Deklarata e pasurisë  së vitit 2009

Deklarata e pasurisë  së vitit 2010

Deklarata e pasurisë  së vitit 2011

Deklarata e pasurisë  së vitit 2012

Deklarata e pasurisë  së vitit 2013

Deklarata e pasurisë  së vitit 2014

Deklarata e pasurisë  së vitit 2015

Deklarata e pasurisë  së vitit 2016

Deklarata e pasurisë  së vitit 2017

 

 

LEXO TE PLOTE