LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PS protestonte me maska për lirinë e fjalës”/Manjani: 10 vite më vonë rrasin brenda ata që guxojnë të mendojnë

11 Dhjetor 2019, 17:52, Politikë CNA
“PS protestonte me maska për lirinë e

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë publik një krahasim midis sjelljes së Partisë Socialiste para 10 vitesh në raport me fjalën e lirë dhe sjelljes së po të njejtës parti në lidhje me të njejtën çështje sot. Manjani është shprehur se ata të cilët në vitin 2010, kur ende nuk e kishin marrë pushtetin protestonin përpara Parlamentit kundër ndalimit të fjalës së lirë, janë pikërisht të njejtët që sot po i kundërvihen lirisë së fjalës dhe mendimit duke sulmuar mediat. Skena e protestës së atëhershme ka qenë nën regjinë e Ramës, thotë Manjani dhe nën regjinë e po të njejtit autor është edhe skena e këtyre ditëve me akte që ndërhyjnë në ligjin e mediave.

Manjani nuk ka lënë pa ndarë edhe një fotografi të vitit 2010 ku anëtarët e Partisë Socialiste paraqiten duke protestuar përpara Parlamentit me maska të zeza në gojë, si simbolikë e mohimit të lirisë së fjalës.

?Se ç’mu kujtua kjo pamje! Grupi parlamentar i PS në prill 2010 protestonte tek hyrja e Parlamentit me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë. Gjetje e bukur regjizoriale e Edi Ramës për atë kohë. Ziheshin me Saliun për disa minuta më shumë në foltoren e parlamentit… Sot, ky grup me të njëjtin regjizor është rrjeshtuar në mënyrën më brutale ndaj fjalës e mendimit të lirë. Dhe jo thjesht ndaj opozitës, por ndaj popullit që po të guxojë të mendojë e ta shprehë atë që e mendon e rrasin brenda. Nuk ka formalisht dënim për agjitacion e propagandë, por ka përshtatje të termave “shpifje”, “fake news”, “panik”, “kallëzim të rremë”. Dhe jo ta thuash në tv mendimin që ke, por as një faqen personale në facebook nuk e lejojnë më! Ja ku janë “dashnorët e fjalës së lirë”! Paskan pasë hallin e fjalëve të veta. Ato farë fjalësh që dhjesin nga gojët e qelbura me ushqim nga tepsia e pushtetit të pa merituar!?, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga