Connect with Us

Plas sherri në Komisionin e Ekonomisë/ Ahmetaj përplaset keq me deputetin e Ballit Kombëtar

Politikë

Plas sherri në Komisionin e Ekonomisë/ Ahmetaj përplaset keq me deputetin e Ballit Kombëtar

Publikuar

-

Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme.

Ish ministri i Financave  Arben Ahmetaj është “përplasur” keq  me deputetin e Ballit Kombëtar Artur Roshi.

Gjatë diskutimit për projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Ahmetaj tha se nismën për këtë projektligj e ka ndërmarrë vet ai. Por pas kësaj ka ndërhyrë, Artur Roshi, njëherësh edhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, duke i thënë që mos të bëjë ironi.

Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon

Artur Roshi: Niko, boll Niko ik se të dëgjuam

Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani

Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.

Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.

Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.

Arben Ahmetaj: Po, patjetër por nismën e kam bërë unë. 

Artur Roshi: Po, patjetër vazhdo

Arben Ahmetaj: Po ti pse ndërhyn

Artur Roshi: Ç’punë ka ai këtu, nismën e ka bërë deputeti

Arben Ahmetaj: Më fal e ka thirrur komisioni

Artur Roshi: Por për çfarë

Arben Ahmetaj: Zoti Roshi sot e paske ditën e sherrit 

Artur Rushi: Ta kam thënë disa herë mos bëj rolin e mistrecit

LEXO EDHE:  Shpërblim për pensionistët në fundvit/ Ahmetaj: Të planifikohet fondi 3.3 miliardë

Arben Ahmetaj: Të lutem, se nuk më takon mua të bëj rolin e mistrecit, unë jam drejtuesi i komisionit. Këto janë muhabete tavolinash.

Artur Roshi: Po e ule nivelin ashtu do bëjmë, çfarë do bëjmë

Arben Ahmetaj: Ore mos zëvendëso njërin që ka qenë këtu që ka qenë këtu dhe u bë qesharak

Artur Roshi: Qesharak jeni ju që nuk respektoni njerëzit

Arben Ahmetaj: Niko vazhdo shpjegimin

Artur Roshi: Nuk e dua unë shpjegimin e Nikos

Arben Ahmetaj: Ore e di unë nuk e  di ti atë punë, jam unë kryetar. Ti po nuk do ta dëgjosh vazhdo

Artur Roshi: O Niko ke një lloj logjike ti apo ske.

Arben Ahmetaj: Ç’punë ke me Nikon ti, je në terëzi apo jo?!

Artur Roshi: Ligjin e ke propozuar ti, çfarë të sqarojë Nikua.

Arben Ahmetaj: Është autoriteti fiskal do mbajë qëndrim mor zotëri. 

Artur Roshi: Çfarë qëndrim?

Arben Ahmetaj: E dinë ata mo, pse unë ja detyroj qëndrimin?!

Artur Roshi: E propozove ti ligjin. Kur të duash ti flet edhe për qeverinë, edhe për komisionin, flet për të gjitha.

Arben Ahmetaj: Patjetër për këtë jam

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s’kursen as Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

LEXO EDHE:  Raporti i Komisionit Europian/ Reagon Arben Ahmetaj

LEXO EDHE:  Akuzat e opozitës për ekonominë/ Reagon Ahmetaj

“Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve?”, u shpreh Topi në emisonin “45 minuta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tragjedia në Bulqizë/ Meta i tronditur: Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tola

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka reagur lidhur me tragjedinë e ndodhur në familjen Tola në Ostren të Bulqizës, ku nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Meta u shprehet se e ka ndjekur me tronditje dhe dhimbje lajmin për tragjedinë ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj. Sakaq ka shprehur ngushëllime për familjen Tolaj duke i uruar shërim të shpejtë vajzës që po merr ndihmë mjekësore.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari shuplakë Ramës për Anti-KÇK-në/ “Po mundohet të personalizojë gjjithçka në këtë vend”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Enton Abilekaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për paketën Anti-KÇK.

Abilekaj deklaroi se vendi nuk ka nevojë për Operacionin Forca e Ligjit, pasi pretendon se ligji Antimafia është më i fortë.

“Tani që kemi SPAK pse nuk zbatohet ligji Antimafia që është edhe më i fortë. Ligji Antimafia për raste të veçanta të jep shumë mundësira, mund të bllokosh pasurinë e gjithë familjarëve. Deri dje ka dështuar se nuk ishte SPAK, por sot që është SPAK mund të funksionojë”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.

Sipas tij, kryeministri po krijon një shtet paralel dhe njësi që të anashkalojë SPAK.

LEXO EDHE:  “Kini guxim, ma thoni para kamerave atë që ma thatë në sy”/ Për çfarë flet kryeministri?

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/Kuvendi shtyn sërish punën e komisionit

“Kjo bëhet që kryeministri të personalizojë gjjithçka në këtë vend, që kryetari i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm të shkojë në tryezën e Ministrit të Brendshëm”, theksoi më tej gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE