LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peter Handke fiton çmimin Nobel në letërsi/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kundër vlerësimit

11 Dhjetor 2019, 18:21, Aktualitet CNA
Peter Handke fiton çmimin Nobel në letërsi/ Unioni i

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bashkohet të gjithë kolegëve shqiptarë dhe të huaj në refuzimin ndaj vlerësimit të Peter Handke me cmimin Nobel në letërsi.

?Ne vlerësojmë kundërshtimin e ish gazetarëve dhe korrespondentëve për vlerësimin e Handke duke risjellë në kujtesë të publikut ndërkombëtar krimet e ndodhura në Ballkan në vitet 90?.
Zyrtarizimi i Peter Handke si fituesi i cmimit Nobel për vitin 2019 u shoqërua me kundërshti të shumta. Peter Handke është i njohur si një apologjist i Sllobodan Milloshevic dhe si shkrimtari që bëri eulogjinë e liderit jugosllav në varrimin e tij. Handke është një mohues i gjenocidit dhe pastrimeve etnike të ndodhur në Ballkan dhe vendimi i Akademisë Suedeze për ta vlerësuar punën e tij artistike, duke anashkaluar qëndrimet e tij politike, është një goditje e madhe për imazhin e cmimit Nobel dhe për vetë Akademinë Suedeze?, thuhet në reagimin e UGSH.

Sipas Unionit të Gazetarëve, nëpërmjet risjelles së raportimeve të viteve 90? që pasqyrojnë masakrat dhe krimet e luftës, sikurse dhe dëshmive personale të tyre, ish-reporterët dhe korrespondentët që hodhën dritë mbi krimet monstruoze në Ballkan dikur, nxjerrin zbuluar sot vendimin e Akademisë Suedeze për të vlerësuar një mohues sikurse Handke.

?Gazetarët dhe korrespondentët e luftërave në Ballkan kanë rikujtuar përgjatë këtyre ditëve përdhunimet masive, pastrimin etnik, gjenocidin, sikurse dhe kanë risjellë në vëmendje të publikut gjyqet për krimet e luftës. Këto dëshmi jo vetëm që ndërgjegjësojnë për drejtësinë e munguar në shumë rastë dhe mungësën e vendosjes së përgjegjësve për krimet përpara drejtësisë. Por, në të njëjtën kohë, nëpërmjet eksperiencës profesionale dhe gjykimit të ftohtë, ish gazetarët dhe reporterët ngrejnë shqetësimin se ato krime po harrohen, mbulohen dhe, nëpërmjet vlerësimeve për persona publikë kontraversë si Peter Handke, po legjitimohen dhe racionalizohen?, thuhet më tej në reagim./CNA.al

Lajmet e fundit nga