Connect with Us

Padia e Metës/ Dvorani përballet sot me prokurorët

Politikë

Padia e Metës/ Dvorani përballet sot me prokurorët

Publikuar

-

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të dëshmojë në lidhje me padinë e presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, kujtojmë këtu se dje, u paraqit në Prokurori edhe presidenti Meta, i cili për rreth një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Pas dëshmisë në prokurori, gjatë një prononcimi për mediat, Meta tha se rasti në fjalë është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria duhet të zbatojë ligjin për të mos u ndikuar nga presionet politike.

LEXO EDHE:  Karantina "lajthit" Monën/ Tit Vasili mjek i mirë, qytetarët e "masakrojnë"

Kujtojmë këtu se Meta ka pasur një përplasje të fortë me KED, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pasardhësit e Isa Boletinit i dhurojnë flamurin 108 vjeçar/ Basha: Do e var në zyrën time si kryeministër

Publikuar

-

Nga

Pasardhësit e Isa Boletinit i dhurojnë flamurin 108 vjeçar/ Basha: Do e var në zyrën time si kryeministër

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, ka vizituar sot kullën e Isa Boletinit në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha deklaron se u përul para varrit të tij dhe ka përjetuar një emocion të jashtëzakonshëm.

Ai tregon se pasardhësit e Isa Boletinit i kanë dhuruar flamurin 108 vjeçar të heroit shqiptar, të cvilin kreu i opozitës premton se do ta vërë në zyrë sapo të bëhet kryeministër.

“Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.



Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.

LEXO EDHE:  Karantina “lajthit” Monën/ Tit Vasili mjek i mirë, qytetarët e “masakrojnë”

LEXO EDHE:  Po Marsida çfarë mendimi ka?

Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë”, shkruan Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Besa Shahini nuk i shkoi në gjyq/ Belind Këlliçi e paralajmëron: Nuk i ke bërë mirë llogaritë

Publikuar

-

Nga

Besa Shahini nuk i shkoi në gjyq/ Belind Këlliçi e paralajmëron: Nuk i ke bërë mirë llogaritë

Sot në Gjykatën Penale është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Belind Këlliçit, i cili është kallëzuar penalisht nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Këlliçi deklaron në një postim në rrjetet sociale se është kënaqësi dhe krenari për të që është kallëzuar se i ka dalë në mbrojtje të rinjve dhe studentëve.

Demokrati pretendon se me këtë akt Shahini ka tentuar të intimidojë të rinjtë e FRPD-së dhe të rinjtë shqiptarë, por thekson se i ka bërë llogaritë shumë gabim.

Ai tregon se ministrja nuk u paraqit në seancë, ndërsa citon disa vargje nga poema e famshme e Fan Nolit “Sulltani dhe kabineti”.



“Ishte seancë e pajtimit ku viktima akuzuese Besa Shahini duhet të ishte prezente në seancë, e ajo nuk zgjodhi të vinte të ballafaqohej. Me shumë kënaqësi do të doja që të vinte dhe të ballafaqoheshim me njëri-tjetrin. Kishte një zyrtar të Ministrisë së Arsimit, por me sa u bëra me dije në seancë, nuk mund ta përfaqësonte sepse nuk kishte asnjë autorizim nga Ministrja. Nuk është çudi sepse nuk i njohin rregullat e shtetit. Nuk njohin as shtet, as ligj, as parime dhe as moral.

LEXO EDHE:  Karantina “lajthit” Monën/ Tit Vasili mjek i mirë, qytetarët e “masakrojnë”

LEXO EDHE:  Studentët serb në Shqipëri/ Meta: Promovoni vlera demokratike

Nëse ka bërë llogaritë se përpara ka FRESSH-in, e ka gabim, ne nuk na intimidon dot! Ne jemi FRPD, unë jam Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ballë do të na ketë siç na ka patur në çdo shesh, në çdo protestë, përpara Parlamentit, përpara Ministrisë, përpara Kuvendit. E prisja viktimën akuzuese, ministren në ikje të Arsimit Besa Shahini sot për ballafaqim në seancë, por besoj ndjehet e turpëruar, nuk e di përse nuk u paraqit. Nuk mundet se si të mos më vinin ndër mend ndërkohë që isha në seancë, disa vargje nga poema e famshme e Nolit: “Sulltani dhe kabineti”.

“Ti Halim që s’di këndim,
Je Vezir për arsim.
Mbylli shkollat, se na nxinë,
Me kalemn’ e tradhëtisë.”

Ke tradhëtuar ministre në ikje, të rinjtë shqiptarë, studentët, maturantët dhe kjo është mënyra më e shëmtuar për të bërë karrierë politike, për të qenë një “Rilindase”, ëannabe… Shihemi në seancën e rradhës!”, shkruan Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim 2 orë kokë më kokë me Ramën/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim 2 orë kokë më kokë me Ramën/ Zbardhen detaje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim.

Rama dhe Kim kanë biseduar kokë më kokë për dy orë në Kryeministri.

Mësohet se një ndër temat që janë diskutuar ka qenë marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, duke qenë se dje në mbledhjen e Këshillit Politik Rama kërkoi rishikimin e saj.



LEXO EDHE:  Referendum për koalicionet?/ Rama i përgjigjet Metës: Modeli ynë nuk gjendet askund

Kim ka deklaruar se SHBA ka pritshmëri të larta për këtë marrëveshje.

LEXO EDHE:  Po Marsida çfarë mendimi ka?

Ndërkohë, në takim janë diskutuar edhe disa çështje të tjera, të cilat janë ende të pazbardhura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE