Connect with Us

Miliona njerëz rrezikojnë të përmbyten/ Akujt e Groenlandës po shkrijnë 7 herë më shumë se në vitet ‘90

Bota

Miliona njerëz rrezikojnë të përmbyten/ Akujt e Groenlandës po shkrijnë 7 herë më shumë se në vitet ‘90

Publikuar

-

Përgjatë një hulumtimi të ri ndërkombëtar të natyrës shkencore, është zbuluar se në Groenlandë akujt po shkrijnë me një ritëm shtatë herë më të shpejtë sesa në vitet 1990. Ky hulumtim është më i madhi dhe më gjithëpërfshirësi që është bërë deri më sot. Në praktikë, kjo do të thotë që sipas vlerësimeve, niveli i ujit do të rritet me shtatë centimetra deri në vitin 2100 dhe kjo vetëm për shkak të Groenlandës.

Studime shkencore tregojnë se Groenlandë ka humbur 3.8 trilion tonë akull që prej vitit 1992, mjaftueshëm për të ngritur nivelin e detit me gati 11 mm (1.06 cm). Shkalla e humbjes së akullit përgjatë intervalit kohor 1990 – 2019 është rritur me një mesatare që shkon nga 33 miliardë ton uji në vit, në 254 miliardë ton në dekadën e fundit.

LEXO EDHE:  Pas borës vendi përballet me një tjetër rrezik

“Rregulli është që për çdo centimetër të ngritjes së nivelit të detit, gjashtë milion njerëz të janë të ekspozuar ndaj përmbytjeve bregdetare në të gjithë globin. Sipas tendencave aktuale, vetëm shkrirja e akullit të Groenlandës do të detyrojë që 100 milion njerëz të përjetojnë përmbytje çdo vit deri në fund të shekullit, ndërsa numri do të arrijë në 400 milion nëse merret parasysh i gjithë akulli i planetit,” tha Dr. Sheffield./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Vrasja e gjeneralit iranian/ Mijëra njerëz vërshojnë nëpër rrugë: Vdekje për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e qytetit iranian të Ahvaz t’i dhënë lamturmirën gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Sipas BBC, mijëra njerëz brohorisnin nëpër rrugë: “Vdekje për Amerikën”.

Soleimani ishte arkitekti i sferës së ndikimit të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ai konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm i vendit.

Vrasja e tij shënoi një përshkallëzim të tensionece midis Iranit dhe SHBA.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, i cili kishte një marrëdhënie të ngushtë personale me Soleimani, paralajmëroi “hakmarrje të rëndë” për sulmin, dhe analistët thanë që Irani mund të ndjekë sulme kibernetike kundër SHBA.

LEXO EDHE:  Rikthehen përmbytjet/ Durrësi nën “pushtetin” e ujit (video)

LEXO EDHE:  Nobelistët letër Presidentit të KE-së: Mos i prek fondet për shkencën

Presidenti Trump, i cili autorizoi sulmin ndaj Soleimani tha se SHBA ishte e gatshme të godiste 52 site “të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane që përfaqësonin 52 amerikanë që ishin mbajtur peng në Iran për më shumë se një vit nga fundi i vitit 1979 pasi ato u morën nga ambasada e SHBA në Teheran./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Revolucion në Zvicër/ Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Publikuar

-

Nga

Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia në zyrë, qoftë me tren apo autobuz, në Zvicër mund të konsiderohet orar zyrtar pune.

Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë direktivë si një revolucion që iu njeh punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës, shkruan gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  “Tragjedia qiellore”/ Çfarë do t’i pengojë astronomët në 2020

LEXO EDHE:  Përmbytjet Laç/ Panariti: Situata nën kontroll, të rrezikuarit u evakuan

Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump paralajmërim të fortë ndaj Iranit/ Kemi në shënjestër 52 site iraniane

Publikuar

-

Nga

presidenti i shba,donald trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar iranin pas vrasjes së gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Trump deklaron se nëse Irani do të sulmojnë qoftë dhe një amerikan apo një aset amerikan atëherë do të sulmojë 52 objekte të Iranit që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më parë.

Presidenti amerikan thotë se SHBA nuk do më kërcënime dhe nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan atëherë goditja do të jetë shumë e ashpër.

“Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si paralajmërim. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm. SHBA nuk do më kërcënime!”, deklaron Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE