Connect with Us

Marifeti i pistë që “derdhi kupën”/  Fundi i palavdishëm i një “agent provocateur”, që mendonte se virtyti është dobësi

Politikë

Marifeti i pistë që “derdhi kupën”/  Fundi i palavdishëm i një “agent provocateur”, që mendonte se virtyti është dobësi

Publikuar

-

“Historisë së gjatë me marifete të paskrupuj të Roger Stone, më në fund i ka ardhur fundi”, shkruante Errol Leuis në CNN.com.

Pas dekadash të tëra me marifete të ndyra, ky person i vetëpërshkruar si “agent provocateur” u dënua për shtatë akuza, që përfshijnë ngacmim dëshmitarësh, deklarata të rreme, dhe gënjim të Kongresit gjatë hetimit për Rusinë.

Gënjeshtra kryesore e Stone ishte mohimi i tij që të ketë punuar me Uikiliks, për të nxjerrë emailet që hacker-at rusë kishin vjedhur prej Komitetit Kombëtar Demokrat “në momente kyçe gjatë fushatës së vitit 2016”. Në një dëshmi dramatike, ish zëvendës shefi i fushatës së Presidentit Trump, Rick Gates, kujtoi një telefonatë mes Trump dhe Stone, që kish ndodhur disa ditë pas nxjerrjes së emaileve nga Uikiliks. Pasi uli telefonin, Trumpi tha i lumtur: “pritet të dalin më shumë informacione”. Stone përballet tani me më shumë se 50 vite burg, i vetëdijshëm se “kjo që ndodhi me Uikiliks ishte marifeti i ndyrë që e mbushi kupën”.

Stone thoshte gjithmonë se “virtyti është dobësi”, shkruanin Morgan Pehme, Daniel DiMauro dhe Dulan Bank në Uashington Post. Si skenaristë dhe regjisorë të një dokumentari mbi Roger Stone, ne shohim një ironi të madhe tek fakti që do të hyjë në burg, për shkak të të vetmit virtyt që ai vlerësonte: besnikërisë.

Stone ishte tejet besnik ndaj Richard Nixonit, fytyrën e të cilit e ka bërë tatuazh mbi shpinë. Për 29 vjet, ai ishte aleati më i devotshëm i Trumpit, duke i bërë thirrje atij të kandidojë për president, deri kur Trump më në fund pranoi në vitin 2015. Gjatë investigimit mbi Rusinë, Stone gënjeu vazhdimisht Kongresin, për shkak se e vërteta mbi Uikiliks dhe bashkëpunimi me Rusinë do të kishin dëmtuar shumë mikun e tij. Tani e vetmja pyetje është nëse Trumpi do ia kthejë me të njëjtën monedhë besnikërie me një falje presidenciale, shkruante Kayle McGheee në Uashington Examiner. Falja e Stone do të dërgonte mesazhin se “krimi dhe pandershmëria nuk janë problem, sa kohë që bëhen në shërbim të Shtëpisë së Bardhë”.

LEXO EDHE:  Problemi kryesor i zgjerimit: Partneriteti i BE-së me elitat e korruptuara në Ballkan

Stone duhej të ikte si një shënim i vockël në fund të faqes në librat e historisë, shkruante Houard Fineman në Uashington Post, por në vend të kësaj, ai qëndron si një simbol qendror i zhytjes së vendit në politikën e marifeteve të ndyra. Ai ishte njeriu që futi Super PAC-ët dhe reklamat me sulme nën brez. Ai shkatërroi politikanë me gënjeshtra. Ndoshta më shumë se e çdokujt tjetër, harku i jetës së Roger Stone “nxjerr zbuluar rënien e të djathtës, dhe pjesës më të madhe të makinerisë sonë politikë, në një mjedis paturpësie cinike, nga i cili e kemi shumë të vështirë të dalim”. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Isabel Allende/ Mbi pandeminë dhe frikën

Publikuar

-

Nga

Nga Isabel Allende/ Mbi pandeminë dhe frikën

Meqenëse Paula (vajza ime) vdiq 27 vjet më parë, unë kam humbur frikën e vdekjes. Para së gjithash, sepse e pashë të vdiste në krahët e mi dhe e kuptova që vdekja është si lindja, është një tranzicion, një prag dhe kam humbur frikën e saj personalisht.

Tani, nëse virusi më kap, unë i përkas popullatës më të rrezikuar, të moshuarve, unë jam 77 vjeç dhe e di që nëse e marr, do të vdes. Kështu që mundësia e vdekjes është shumë e qartë për mua tani, e shoh atë me kuriozitet dhe pa frikë.

Ajo që më ka mësuar pandemia është të kuptoj se sa pak më duhen. Nuk kam nevojë për të blerë, nuk kam nevojë për më shumë rroba, nuk kam nevojë të shkoj diku apo të udhëtoj. Unë mendoj se kam shumë. Shikoj përreth në shtëpi dhe pyes veten përse.më duhen të gjitha këto. Pse më duhen më shumë se dy pjata?

Po zbuloj se kush janë miqtë e vërtetë dhe njerëzit me të cilët dua të jem.
Virusi po na mëson përparësitë dhe na tregon një realitet. Realiteti i pabarazisë. Si disa njerëz e kalojnë pandeminë në një jaht në Karaibe dhe njerëz të tjerë vdesin nga uria deri në vdekje.

Ai gjithashtu na mësoi që ne jemi një familje. Dmth ajo që ndodh me një qenie njerëzore në Wuhan, ndodh me planetin, ndodh për të gjithë ne.

LEXO EDHE:  CNA.al “zgjon” Lulin/ Pasi lexon shkrimet, nxjerr Çimin në konferencë



Nuk ka më asnjë ide të tillë fisnore që ne jemi të ndarë dhe se ne mund të mbrojmë grupin ku bëjmë pjesë ndërsa pjesa tjetër e njerëzve nuk na intereson. Nuk ka mure, nuk ka mure që mund të veçojnë njerëzit.

LEXO EDHE:  Janë cilësuar një mit, por zbulimet e fundit thonë se Amazonat kanë ekzistuar vërtet

Krijuesit, artistët, shkencëtarët, të gjithë të rinjtë, shumë gra, po e konsiderojnë një normë të re. Ata nuk duan të kthehen në atë që ishte normale.
Ata pyesin veten se çfarë botë duam.

Kjo është pyetja më e rëndësishme tani.
Kjo ëndërr e një bote tjetër: ne duhet të shkojmë atje.

Dhe unë reflektoj: në një moment të caktuar kuptova se njeriu hyn në botë për të humbur gjithçka. Sa më gjatë të jetoni, aq më shumë humbni. Në radhë të parë, ju po humbni prindërit tuaj, ndonjëherë njerëz shumë të dashur përreth jush, kafshët shtëpiake, vendet dhe madje edhe fakultetet tuaja.

Ju nuk mund të jetoni në frikë, sepse kjo ju bën të imagjinoni gjëra që nuk ndodhin dhe vuani dy herë më shumë.
Ne duhet të pushojmë pak, të përpiqemi të shijojmë atë që kemi dhe të jetojmë të tashmen”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon ish-deputeti/ Bizneset në qarkun e Korçës mbyllin qepenat

Publikuar

-

Nga

Denoncon ish-deputeti/ Bizneset në qarkun e Korçës mbyllin qepenat

“Bizneset në qarkun e Korçës mbyllin qepenat”. Kështu deklaron ish-deputeti Endrit Braimllari, teksa denoncon se të rinjtë po mbesin të pa shpresë dhe pa punë.

Sipas tij, qindra dhe mijëra biznese në qarkun e Korçës janë mbyllur për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së menaxhimit të pandemisë.



“Sot qytetarët në qarkun e Korçës janë më të varfër se kurrë, të zhytur në varfëri ekstreme, të papunë dhe të pa shpresë. Të rinjtë dhe të rejat e kanë lënë vendin si kurrë më parë. Shpresa e tyre e vetme është puna sezonale në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi edhe pse vendi ynë ka resurse të jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  CNA.al “zgjon” Lulin/ Pasi lexon shkrimet, nxjerr Çimin në konferencë

LEXO EDHE:  Haluçinacionet/ Pse ndodh shumica e tyre, dhe kur duhet të shqetësohemi

Ne po vuajmë pasojat e një qeverisje klienteliste dhe korruptive të Edi Ramës. Kjo qeveri nuk i krijoi kushte të rinjve për tu punësuar dhe jetuar në vend. Shkatërroi bujqësinë dhe falimentoi biznesin e mesëm dhe të vogël. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan të qartë për të krijuar mundësi punësimi. Duke hapur vende të reja pune, duke investuar në bujqësi dhe duke krijuar një klimë pozitive për biznesin e mesëm dhe të vogël për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë”, shkruan Braimllari në rrjetet sociale krahas disa fotove të bizneseve të mbyllura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjysma e shqiptarëve në pamundësi për pushime”/ Basha: Të merren masa për daljen nga kriza

Publikuar

-

Nga

“Gjysma e shqiptarëve s’mund të shkojnë me pushime”/ Basha: Të merren masa për daljen nga kriza

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, ka ngritur sërish akuza ndaj qeverisë, për situatën ekonomike në vend.

Ndërkohë që ndodhemi në sezon veror, Basha deklaron se më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me fëmijët e tyre pas disa muajsh shumë të vështirë.

Ai thotë se turizmi është goditur rëndë nga pandemia dhe tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa thekson se duhen marrë masa konkrete për daljen nga kriza.

“Ndonëse përbën 22% të ekonomisë shqiptare, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia. 100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.



Propozimet tona për daljen nga kriza, e kanë turizmin prioritet që duhet mbështetur me likuiditete të mjaftueshme për të qenë në funksion të plotë. Një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse.

LEXO EDHE:  I ndërvarur nga droga dhe themelues i Gestapos/ Kush ishte Herman Gëring, krahu i djathtë i Hitlerit

LEXO EDHE:  Studimi/ Aktiviteti i tepërt fizik, është i dëmshëm për zemrën

Shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë. Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalë dhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush.

PD po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t’i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë. Ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shijojnë bukuritë natyrore, plazhet dhe pasuritë e tjera të Shqipërisë. Me resurset e saj turistike, Shqipëria ka nevojë dhe do të ketë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze, me plan konkret zhvillimi që do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë dhe gjithë vendit”, shkruan kreu i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE