Connect with Us

“Kjo hata e madhe nuk mund të durohej”/ Agron Tufa bën një tjetër lëvizje nga azili

Lajme

“Kjo hata e madhe nuk mund të durohej”/ Agron Tufa bën një tjetër lëvizje nga azili

Publikuar

-

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i cili është larguar nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik jashtë vendit, për shkak se ka marrë kërcënime për jetën, ka publikuar sot një letër të shkrimtarit të njohur Visar Zhiti.

Në letrën që Visar Zhiti i drejton Agron Tufës, pas largimit familjarisht nga Shqipëria, ai shprehet i shqetësuar për largimin e tij dhe vlerëson punën e tij si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, siç thotë ai ‘plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane’.

Duke iu referuar akuzave të Tufës se është kërcënuar për shkak të punës së tij, Zhiti shkruan se ‘kjo hata e madhe nuk mund të durohej dot as si libër në shekullin XXI në Shqipërinë tonë të vogël nga ata që e bënë apo i shërbyen asaj diktature dhe nga bijtë e tyre, deputetë, ministra, gazetë, televizion, pedagogë, antilibra, opinion klanor, presidentë, grupe të kamufluara terrori, etj., të pasuruar të gjithë, ndoca pas emigrimit të fshehtë duke u bërë dhe qytetarë të Europës e më tej, etj kur ne duhej ta duronim diktaturën e tyre si vuajtje reale në jetë”.

Më tej Zhiti thekson në letrën e tij se ne kemi një demokraci me kundërshtarët mizorë të demokracisë, një kapitalizëm me armiqtë e kapitalizmit, të cilët nga ithtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë.
Duke u barazuar me Tufën, ai thotë se ‘jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e pa durueshme, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar.

“Kur detyrohen të ikin studiuesit e persekutimit nga Shqipëria, ç’duhet të bëjnë të persekutuarit e mbetur gjallë, që ende u dhembin kockat nga prangat?”, shkruan Zhiti.

Letra e plotë:

Letër nga shkrimtari Visar Zhiti

I dashur Agron,

Së pari, Ju dëshirojmë të jeni mirë, kudo qofshi, bashkë me Elvanën dhe fëmijët, që meritojnë çdo sakrificë dhe gëzime pa fund.

Edhe pse jemi shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, Eda dhe unë jemi vendosur afër Chicago-s, në një vend të heshtur dhe të veçuar, pa shumë lajme, ku dimri tashmë ka ardhur, me temperaturat minus – dhe jo vetëm ato janë minus për ne, – bashkë me dimrin, pra, na erdhi dhe lajmi i ikjes Tuaj familjarisht nga atdheu.
Edhe pse mua më dukej se pritej një ndodhi kësisoj, pa na befasuar dhe aq, se kështu është realiteti ynë, dramatik dhe i pabesë, gjithsesi na ka shqetësuar, shqetësim i natyrshëm për Ju, fëmijët dhe vendin.

Ikja sigurisht që pati një shkak dhe lutemi që pasojat të jenë për mirë.
Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishme, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane, etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarëve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë. Më parë se universitetet ata hapën burgjet dhe institucionalizuan dhunën duke mos e ndërprerë persekutimin, duke iu ngazëllyer si sadistë atij, duke e shitur me gjakun tonë si fitore të përgjithshme.
Të rrëfyerit e kësaj, me një polifoni të dhimbshme sot, një kor më tragjik se ai i antikitetit kështu, kjo hata e madhe nuk mund të durohej dot as si libër në shekullin XXI në Shqipërinë tonë të vogël nga ata që e bënë apo i shërbyen asaj diktature dhe nga bijtë e tyre, deputetë, ministra, gazetë, televizion, pedagogë, antilibra, opinion klanor, presidentë, grupe të kamufluara terrori, etj., të pasuruar të gjithë, ndoca pas emigrimit të fshehtë duke u bërë dhe qytetarë të Europës e më tej, etj., etj., kur ne duhej ta duronim diktaturën e tyre si vuajtje reale në jetë dhe pas saj, si të braktisur dhe të harruar deri në nëpërkëmbje në postdiktaturë, kur Shqipëria jonë është, si të thuash, në sistemin demokratik që ëndërruan ish të përndjekurit, ish të burgosurit, por, për paradoks, pa i dashur ata vetë, gjithandej, me mosdashuri edhe mes nesh. Idetë dhe dëshirat dhe aleatët idealë të ish të persekutuarve, BE-ja dhe SHBA-ja po, i duan, por jo neve, ish të persekutuarit dhe mbi vuajtjen tonë vazhduan, pa asnjë ndjesë a dënim moral, ndryshimin e të dikurshmes në shpëtim dhe dobi të vetes:
e kam thënë, ne kemi një demokraci me kundershtarët mizorë të demokracisë, njē kapitalizëm me armiqtë e kapitalizmit, të cilët nga idhtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë.
Jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e pa durueshme, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar. Të mbetur në vetmitë tona që shqetësojmë dhe vetëm me pranitë, mjafton që jemi dhe shndërrohemi në akuza të gjalla…
I dashur Agron,
S’e di pse u zgjata, nga nevoja për të përsëritur shqetësimet e paqetësuara, ngaqë e ndjej ikjen Tuaj duke kërkuar azil politik në Zvicër, i sulmuar banalshëm dhe i kërcënuar deri dhe me jetë, që s’je i vetëm, i bindur që e ndjeni shumë dhe fatin tonë, të ne që jemi, si të thuash, “lënda e parë” e Institutit që drejtonit me dinjitet dhe guxim, i pësimit dhe dëshmive të rënda tonat.
Kur detyrohen të ikin studiuesit e persekutimit nga Shqipëria, ç’duhet të bëjnë të persekutuarit e mbetur gjallë, që ende u dhembin kockat nga prangat?
Agron,
Kujto atin, kujto të ikur e mëdhenj të mēparshëm, kujto persekutimin e tejmë dhe merr forcë, na kujtoni ne, nëpërkëmbjen që na bëjnë dhe sulmet e herëpashershme, edhe mua kujtomë, Mik i dashur, kur më sulmuan me të padrejtë Presidenti i Republikës, ish-oficeri me armë i diktaturës apo ish-shefi i ikur i policisë së burgut, shtypësi me hekur dhe gjak i revoltës tonë në burg e të tjerë barbarë me klanin e tyre e censorët e dikurshëm të poezive tona e deri te vrasja më e fundit afër shtëpisë së bashkëvuajtësit tonë, që e kishte të shkruar mbi lëkurën e vet dëshminë dhe akuzën kundër krimit shtetëror, etj., etj. Ne u ndjemë sërish të hedhur në arenë si gladiatorët mes bishave.
Ne e kujtojmë që pas sulmit, Ju u ngritët në mbrojtjen tonë, akuzuat si ne duke rrezikuar.
Prandaj keni dhe mirënjohjen.
Shembujt janë të shumtë.
Kujto prapë revoltat e reja të ish të burgosurve në posdiktaturë, grevat e reja të urisë, vetëdjegiet martirizuese, heshtjen e tyre të madhërishme, ikjet e tyre të mëpastajme drejt lirive të tjera dhe merr forcë si Anteu.
Kujto dhe tërmetin e tanishëm, të vrarët dhe gërmadhat e tij që na dhembin, dimrin jashtë, fëmijët e trembur, njerëzit që bashkohen, mundin e rimëkëmbjes, botën që s’na lë vetëm në pikëllimin dhe mynxyrën tonë. Kujtohu që është e pamundur të jesh vetëm, qoftë për mirë, qoftë dhe për keq.
Bota është bërë e vogël, themi shpesh, por të bëhet i madh njeriu, shtoj unë.

LEXO EDHE:  Zgjidhet kreu i ri i ISKK/ Kush do e zëvendësojë Agron Tufën

Agron,
Ju sërish ngritët një alarm të ri tani duke ikur, të rëndësishëm dhe të duhur dhe, për fat, të shumtë janë mbështetësit dhe bashkëluftëtarët e kauzës së përbashkët.
I bindur që do të vazhdoni betejën, si shkrimtar dhe qytetar i lirë në një botë të lirë, veprimtar i palodhur i të vërtetës dhe i të drejtës, i përulur para dhimbjes njerëzore, krah për krah me të vuajturit dhe të persekutuarit siç ishe dhe vetë nga burgu i atit Tuaj, për ta treguar me kurajo e kulturën e duhur të keqen tonë që ajo të njihet nga të gjithë për të mos u përsëritur ndër të tjerë, te askush në askund.
SHBA tani ka shtuar dhe Ditën e Kujtesës Botërore, 7 Nëntorin, në nderim të 100 milionë viktimave të komunizmit, ku janë dhe martirët tanë, që kundërshtuan heroikisht.
Edhe kujtesa jonë duhet t’i shërbejë përvojës dhe përpjekjes për pajtimin e drejtë dhe paqen e drejtë me historinë dhe veten. Është ende e vështirë. Mjafton të kujtojmë ceremoninë e rivarrimit të një patrioti të madh dhe intekektuali të madh, bir i Frashërllinjve që ribënë Kombin, se si u hodhën egërshane mbetjet e diktaturës, që as vdekja nuk i qetëson. Por nuk duhet sprapsur. Përpara për të afruar një të ardhme më të mirë se tonën te fëmijët.
Është detyrë ruajtja e tyre, rritja dhe edukimi me dashuri; “Mësomë të dua” lutej Shenjtja jonë Nënë Terezë dhe Ju bëtë një detyrë ndaj fëmijëve Tuaj, me përkushtimin dhe sakrificën prindërore. Askush nuk ka të drejtë të qortojë kërkesën Tuaj për azil, ndërkaq meritoni mbështetjen tonë dhe të të gjithëve.
Ne Ju urojmë mbarësi dhe forcë, durim dhe gëzime bashkë me gëzimet e fëmijëve, punë dhe art dhe dhimbje që së bashku të bëjmë më të mirën tonë për vendin…
Siç Ju thashë unë jam larg, edhe nga jeta tani, edhe nga bota, siç e dini, jam vetëm dhimbje, që e ndjen dhimbjen nëpërkudo…

Përqafime vëllazërore,
Visar Zhiti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ylli si familje konsujsh/ Një palë targa CD për Pasmaçiun

Publikuar

-

Nga

Ylli si familje konsujsh/ Një palë targa CD për Pasmaçiun

Nuk janë vetëm apartamentet, bizneset dhe tokat, fiksimi i Ylli Ndroqit (alias Xhemail Pasmaçiu).

Në listën e aseteve të sekuestruara janë edhe makinat luksoze, me të cilat ai dhe bashkëshortja lëviznin të lirë edhe nën hundën e Policisë Rrugore.

Ndroqi mori titullin e Konsullit të Nderit të Meksikës në vitin 2012 dhe emri i tij iu bashkëngjit  listës zyrtare të Ministrisë së Jashtme, të konsujve për më shumë se 6 vite dhe pasi ky titull i ra (të paktën në faqen e Ministrisë) ai vijoi që të mbante ende makinat e tij me targa diplomatike (tashmë të sekuestruara).

E njëjta strategji edhe për bashkëshorten, e cila u bë Konsullja e nderit të Kosovës në Vlorë. Ajo u emërua në vitin 2018 për një mandat 4-vjeçar.

Por për çfarë shërbejnë titujt diplomatikë? Nuk është vetëm statusi honorifik që i ka mbajtur individë si Ndroqi të paprekshëm.

Makinat me targa diplomatike janë imune ndaj kontrollit policor, për këdo që lëviz brenda tyre.

LEXO EDHE:  Droga bashkon PD dhe LSI/ Letër presidentit Meta

LEXO EDHE:  Droga bashkon PD dhe LSI/ Letër presidentit Meta

Mania e Ndroqit për makinat është e hershme. Të shtrenjta, luksoze dhe modeli i fundit.

Madje kjo mani vazhdon ta shoqërojë edhe disa ditë pasi SPAK e zhveshi nga pasuritë e paligjshme.  Forma që ka gjetur ai për t’i bërë karshillëk SPAK-ut evidenton edhe një herë fiksimin e tij.



Në shkrimin që e ka shoqëruar edhe me video, trafikanti i provuar nga SPAK tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë. Sa i përket Mercedes Benz, një prej automjeteve që është sekuestruar nga SPAK, përdor notat e ironisë duke thënë se cilëson si të dalë nga moda. /CNA.al

 

Si dhe kush e shpëtoi Ylli Ndroqin nga burgu në vitin 2015?

Video-“Benzi ka dalë nga moda”/ Ylli Ndroqi sfidon SPAK dhe policinë pas sekuestrimit të pasurisë

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

LEXO TE PLOTE

Lajme

Denoncimet dhe shkrimet për Ben Blushin dhe Ylli Ndroqin/ Sulmohet serveri i CNA.al

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë pas shumë shkrimeve denoncuese ndaj drejtorit të Top Channel, Ben Blushi dhe publikimit të një dosje ekskluzive ku duket qartë fallsifikimi i firmës së vazjës së tij, ndaj CNA.al ka ardhur një sulm frontal.

Gjithashtu, prej tre katër ditësh CNA.al ka mbajtur një qendrim të fortë kundër pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi të cilit tre vite me parë iu publikuan për herë të parë faktet e ndryshimit të emrit dhe arrestimit të tij në Turqi me emrin Xhemail Pasmaçiu.

Sulmi ndaj faqes së CNA.al ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 1:45 dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.
Më pas ekspertët e IT, kanë ndërhyrë duke e stabilizuar faqen.I kërkojmë ndjesë gjithë lexuesve tanë për shkëputjen prej 30 minutash, kur faqja ishte “offline”.



LEXO EDHE:  Letra e dytë për ONM/ Vasili nuk tërhiqet: Shqetësimet, të ndreqshme

Por në këto raste kur nuk ta mbyllin dot gojën dhe nuk të blenë dot dhe nuk mund të shmangin të vërtetën, tentojnë të bien me leva prapa koke dhe tashmë kanë gjetur një zgjidhje tjetër, të sulmojnë faqen, serverat dhe shkrimet tona.

LEXO EDHE:  Droga bashkon PD dhe LSI/ Letër presidentit Meta

Përpara se të ndodhte sulmi, faqja e Facebook të CNA.al u raportua për një shkrimin në lidhje me falsifikimin e firmës së vajzës së Ben Blushit.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vrasjet makabre në gjatë verës/ Mjekja shpjegon ndikimin e temperaturave të larta te personat me probleme mendore

Publikuar

-

Nga

Vrasjet makabre në gjatë verës/ Mjekja shpjegon ndikimin e temperaturave të larta te personat me probleme mendore

Pas vrasjes makabre në Pogradec, ku Firdes Çekiçi, 70 vjeç u vra nga i biri Olsi Çekiçi pas një sherri të çastit, ndërsa kokën ia vari në portën e shtëpisë, kanë folur specialistët.

Mjekja e shëndetit mendor, Arjana Rreli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 foli për rastin dhe koincidencën e krimeve të njëpasnjëshme të personave me probleme mendore, të cilët shpërthejnë dhe kryejnë këto krime makabre në verë. Masakra e Selenicës, vrasja e një të mituri në Himarë, të cilirt iu pre koka nga i afërmi i tij disa vite më parë, dhe ngjarja e ndodhur një ditë më parë, nuk janë rastësore, tha Rreli. Sipas saj temperaturat e larta tek sistemi nervor i personave me sëmundje mendore perceptohen si sulme ndaj organizmit, ç’ka i bën të pakontrollueshëm.



“Në fakt temperaturat e larta janë një stresor i fuqishëm i ambientit dhe një agresor për të gjithë organizimin tonë. Temperaturat e lartë përceptohet nga sistemi nervor i këtyre personave si sulm ndaj organizmit dhe padashje prish balancat, duke i çuar deri tek këto krime.
Përdorimi i lëndëve narkotike është një tjetër faktor rrisku që thellon problemet e personave të tillë, tha Rreli.

LEXO EDHE:  “O lumëmadh që na shet moral”/ Agron Tufa thumbon Spartak Brahon

LEXO EDHE:  Kallëzimi për Brahon dhe Tarifakun/ Gjykata rrëzon akuzat e Tufës

“Ka raste kur personi nuk e pranon që mund të jetë i sëmurë, këta janë ata që rrezikojnë për komplikacione të rënda si rasti në Bucimas. U tha që ishte përdorues i lëndëve narkotike, kjo sjell çrregullime të sjelljes. Dëmton jo vec personin por edhe ata që e rrethojnë. Ka persona që tentojnë të vetëzgjidhin problemet e tyre me alkool, lënë narkotike por edhe me qetësues. Rastet që shpërthejnë kështu janë raste të patrajtuara, këta persona nuk pranojnë bashkëpunim, nuk hapin asnjë shteg që të bëhen aleatë për kurim. Mund të jenë në këtë fazë edhe persona që kanë filluar një trajtim dhe që e kanë ndërprerë më pas, ose ka ndërprerë lidhjen me specialistin. Suporti familjar është shumë i rëndësishëm. Medikamentet për këtë pacientë janë të kushtueshme po ashtu trajtimi, terapia zgjat në kohë. Pra duhet mbajtur situata nën kontroll”,- sqaroi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE