Connect with Us

“Kam 15 ditë që fle në makinë”/ Rama përplaset me banorët në Mamurras

Politikë

“Kam 15 ditë që fle në makinë”/ Rama përplaset me banorët në Mamurras

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, është ndalur paraditen e sotme në Mamurras, ku ka inspektuar nga afër situatën pas tërmetit.

I shoqëruar dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Rama është përballur me ankesat e banorëve të cilët i kanë kërkuar kryministrit “të paktën një çadër për të futur kokën”.

Një prej tyre, deklaroi se kishte 16 ditë që flinte në makinë.

Banori: Kam humbur gjithçka. Nuk hy dot në shtëpi se kam frikë.

LEXO EDHE:  Rama-Berisha/ Batuta me “rapsodë” e “xhemalë”

Rama: Jo në shtëpi, sduhet të hysh.

Banori: Nuk kam çadër, fle në makinë, vetë i treti.

Rama: Nuk të kanë sjellë çadër?

Banori: Jo nuk më kanë sjellë.

Rama: Do ju rregullojmë të gjithëve me çadër. Jo nesër por sot, të gjithë me cadra dimërore ashtu si janë rregulluar të tjerët./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Gjykata Speciale jep detajet, ja për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Gjykata Speciale jep detajet, ja për çfarë akuzohet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të njëjtën ditë është arrestuar me urdhër të këtij trupi.

Ky njëherësh është arrestimi i parë që bën Prokuroria Speciale në Kosovë.

Mustafa akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”.

Teksa është bërë e ditur se Mustafa është dërguar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kjo Gjykatë ka thënë se ai aktakuza pretendon se “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Në aktakuzë përmendet po ashtu se prej periudhës 19 prill të vitit 1999 e deri në fund të atij muaji, në atë vendndodhje është vrarë një i ndaluar.



Në komunikatë është thënë edhe se gjykatësi i procedurës paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër Mustafës më 12 qershor të këtij viti, mirëpo në përputhje me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk është bërë publike në atë kohë.

LEXO EDHE:  Sondazhet e Ramës “hanë” ministra/ Kush e ka radhën?

LEXO EDHE:  Rama rrëfehet për herë të parë/Ja pse u tërhoqëm në Kavajë

Salih Mustafa, në kohën e fundit, ka qenë zyrtar i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai njihet si njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit. Në kohën kur Forcat e Sigurisë së Kosovës njiheshin si Trupa Mbrojtëse të Kosovës, Mustafa ka shërbyer atëbotë si shef i departamentit informativ.

Dhomat e Specializuara edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar apo siç njihen në Kosovë edhe si Gjykata Speciale, u themeluan pesë vjet më parë nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e pretenduara kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe vepra të tjera penale në lidhje me pretendimet e përfshira në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011. Deri më tani, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim me qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju bëri zbor një plak 71-vjeçar”/ Ish-ministri i Brendshëm akuza policisë: E turpshme për shtetin!

Publikuar

-

Nga

“Ju bëri zbor një plak 71-vjeçar”/ Ish-ministri i Brendshëm akuza policisë: E turpshme për shtetin!

Ish Ministri i Brendshëm Flamur Noka, ka reaguar pas ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefter Zhidru nga forcat RENEA në Elbasan.

Noka e quan vrasjen e të moshuarit të turpshme për shtetin, që sipas tij, tregon se kemi një shtet qesharak. Sipas tij, policia nuk vrau një kriminel, por një plak me neurozë.



“E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin … Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret”, shkruan Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video qesharake e kreut të PD Librazhd/ Bujar Vreto i bën llogaritë si Luli

Publikuar

-

Nga

Video qesharake e kreut të PD Librazhd/ Bujar Vreto i bën llogaritë si Luli

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha njihet brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë për nivelin e tij të dobët në matematikë dhe këtë na e ka treguar vetë ai me llogaritjet e tij skandaloze.

Por duket se “sëmundjen” e tij për llogaritjet, Basha ia ka transmetuar edhe demokratëve të tjerë dhe më konkretisht kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vretos.

Vetë Vreto ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku tregon haptazi paditurinë dhe gafat e tij në llogaritje.

Vreto dëgjohet duke llogaritur tre mandate deputetësh për rrethin e Librazhdit, i cili sipas tij ka 33 mijë votues.

Ndërkohë, sipas ndryshimeve Kushtetuese të votuara në seancën e 30 korrikut, në Qarkun e Elbasanit, votat minimale për të nxjerrë një deputet janë 11.896.



Pra në rrethin e Librazhdit nuk mund të plotësohen tre mandate të plota deputetësh, duke qenë se për një mandat duhen rreth 12 mijë vota.

LEXO EDHE:  Rama-Berisha/ Batuta me “rapsodë” e “xhemalë”

LEXO EDHE:  Sondazhet e Ramës "hanë" ministra/ Kush e ka radhën?

Më tej, Vreto e vazhdon llogjikën e tij duke thënë se me një përfaqësues dinjitoz, PD mund të marrë 1.3 deputetë, ndërsa 0.2 do t’i marrin partitë e tjera. Në këtë mënyrë, kreu i degës së PD-së Librazhd pretendon se do të barazojë të majtën.

“Në Librazhd votojnë 33 mijë votues. Pra prodhohen tre deputetë dhe deri tani 2.3 deputetë i ka marrrë e majta dhe ne kemi marë 0.7. Por me kandidatë apo kandidate dinjtoze ne do të marrin 1.3 deputetë dhe 0.2 do t’i marrin partitë e vogla. Pra ja pra, e barazuam të majtën”, dëgjohet të thotë ai.

Kështu Bujar Vreto i Republikës së Re na tregon se llogaritë i bën njësoj si Luli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE