Connect with Us

Injoron opozitën jashtëparlamentare/ Gjoni: Ç’kemi bërë ne për 8 muaj ata si bën as në 8 vite

Politikë

Injoron opozitën jashtëparlamentare/ Gjoni: Ç’kemi bërë ne për 8 muaj ata si bën as në 8 vite

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, është pjesë e emisionit “Arena”, ku po diskutohet rreth situatës politike dhe asaj që pritet të vijë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Duke diskutuar rreth kontributit që grupi i opozitës parlamentare ka dhenë deri më sot, krahasuar me atë që opozita jashtëparlamentare dha në tetë vite  Gjoni dha një përgjigje injoruese, duke thenë:

Sa i përket reformës zgjedhore, sa kemi bërë në për këto 8 muaj, nuk janë arritur në 8 vite nga ish-opozita, dhe ish-partitë opozitare në parlament. Por reforma zgjedhore nuk është e vetmja. Ne kemi hapur debatin kombëtar për të dhe të gjithë tanimë po flasin për ndryshimin e sistemit zgjedhor…”.

I ndërprerë nga moderatori i emisionit, i cili tha: “Unë kam 8 vite që flas për këtë, ti kur ke qenë me LSI nuk kemi folur për këtë punë”, deputeti Gjoni vijo të thotë:

“Unë kam folur gjithmonë për këtë. Deri para një viti, shumë pak media flisnin për hapjen e listave, dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Publikuar

-

Nga

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Rimëkëmbja e ekonomike e vendit pas heqjes së masave bllokuese qe shkaktoi pandemia Covid-19 po rezulton e vakët teksa pasojat negative ishin të shpejta dhe të forta, analizoi Banka e Shqipërisë në raportin e Politikë s Monetare për 3-mujorin e tretë të viti.

Banka e Shqipërisë parashikon një tkurrje të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të kulmojë në tremujorin e dytë të vitit, e shkaktuar nga mbyllja e aktiviteteve ekonomike jothelbësore dhe rënia e të ardhurave të familjeve dhe bizneseve.

Lehtësimi i masave për kufizimin e përhapjes së pandemisë do t’i hapë rrugë rimëkëmbjes së ekonomisë, ndonëse rritja ekonomike pritet të vijojë të mbetet në territor negativ edhe në dy tremujorët e fundit të vitit.

Rritja e pasigurisë për perspektivën e punësimit dhe kërkesës, të ardhurat në rënie, dhe zbatimi në vazhdim i masave për distancim social dhe i protokolleve të shëndetit, do të vijojnë të kushtëzojnë konsumin dhe investimet private. Po ashtu, natyra globale e kësaj goditjeje nënkupton një ecuri të dobët të eksporteve tona.

Banka analizon se aktiviteti ekonomik pritet të rikuperohet gradualisht gjatë viteve në vijim dhe inflacioni të kthehet në objektiv brenda vitit 2022. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga stimujt fiskalë dhe monetarë të ofruar, nga reduktimi i pasigurisë, nga rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti dhe nga rifillimi i aktivitetit ekonomik global.



Ekonomia shqiptare është tkurrur në muajt e parë të vitit, e goditur nga tërmeti në fund të vitit 2019 dhe përhapja e pandemisë në muajin mars. Pas rënies me 0.1% në fund të vitit të shkuar, prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.5% në tremujorin e parë të vitit 2020.

Banka analizon se rënia ekonomike u diktua kryesisht nga tkurrja e aktivitetit ndërtues dhe e investimeve. Treguesit e tregut të punës për tremujorin e parë reflektuan vetëm pjesërisht ndikimin e Covid-19, duke qenë se masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë prekën më pak se një të tretën e tremujorit.

Shkalla e papunësisë u rrit lehtë nga 11.2% në fund të vitit të shkuar, në 11.4% në tremujorin e parë. Treguesit e disponuar ekonomikë gjatë muajve mars e prill kanë shënuar rënie të paprecedentë, duke ilustruar efektet negative të kësaj krize në ekonominë tonë.

Në veçanti, rënia e treguesve të besimit sinjalizon për një tkurrje të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, por me një efekt më të lartë nga sektori i shërbimeve, në tremujorin e dytë. Ndonëse disa prej këtyre treguesve janë stabilizuar me lehtësimin gradual të masave të distancimit social, përmirësimi ka qenë i vakët në krahasim me shpejtësinë e rënies së tyre gjatë muajve të mëparshëm. inflacioni ka ardhur në rritje në tremujorin e dytë.

Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë rezultoi në nivelin 1.9% nga 1.6% në tremujorin paraardhës. Rritja e tij i atribuohet më së shumti rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat zënë rreth 41% të shportës së konsumit. Faktorët që kanë ndikuar në këtë ecuri janë vështirësitë në zinxhirin e tregtimit, për shkak të kufizimit të lëvizjeve, dhe rritja e çmimeve të ushqimeve në tregjet partnere. Me lehtësimin e masave të kujdesit, presionet rënëse nga ana e kërkesës pritet të bëhen më evidente./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

Mjekja psikiatre, Ariana Rreli ka folur pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, që i dha fund jetës duke u vetë hedhur nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Rreli pranoi se personat që preken nga Covid-19 shfaqin simptoma të stresit dhe janë të tensionuar.

Ajo shtoi se edhe nga pacientët që po trajton, janë të rinjtë ata që më së shumti shfaqin këto simptoma, ndaj këshilloi që në spitale të ketë psikologë për trajtimin e tyre.



“Situata të tilla sjellin tension dhe stres tek të gjithë personat. Pacientët e prekur janë në një gjendje të rënduar psikologjike. Prania e psikologëve do ishte ndihmëse”,- tha ajo.

Rreli sqaroi gjithashtu se ka persona që e kanë kaluar Covid por mbetet ana psikologjike, kanë çrregullime kanë ankth. “Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë. Kam mbi 15 raste që po i trajtoj e kanë kaluar tashmë dhe po i trajtoj unë. Mosha mesatare është 26 vjeç. Karakteristikë e tyre është ndryshimi i gjumit, ankesa kryesore që kanë është reduktimi i orëve të gjumit. Kjo i bën më pak të përqendruar dhe energjik, ndërkohë që duan t’i rikthehen aktualitetit. Kanë nervozizëm, humori është disi më i rënë. Pra ulet niveli i reagimeve pozitive, paraqesin edhe rënie të oreksit”. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

Publikuar

-

Nga

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

Demokratët Joe Biden dhe Kamala Harris duan të futen në Shtëpinë e Bardhë. Menjëherë pas nominimit për postin e zëvendëspresidentes, Harris dhe Biden filuan sulmet e sinkronizuara kundër Trumpit.
Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominuara për zëvendëspresidente Kamala Harris dëshmuan në paraqitjen e parë të përbashkët një vullnet të fuqishëm për konflikt me presidentin e tanishëm Trump. Në qytetin e lindjes së Bidenit në Wilmington ata të dy dëshmuan një harmoni të plotë mes vete, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme në nëntor do ta mundin presidentin aktual Donald Trump. “Unë jam i gatshëm të filloj punën”, theksoi Harris, e cila kritikoi Trumpin ndër tjerash edhe për dështime në kohën e krizës së Coronës.
Vdekja e më shumë se 165.000 njerëzve në SHBA nga virusi Corona ka mundur të evitohet, theksoi ish-prokurorja e përgjithshme në Kaliforni. Ajo foli edhe për gjendjen tepër të rëndë ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e krizës së Coronës. “Dështimet në menaxhimin e krizës nga presidenti dhe administrata e tij në kohën e pandemisë e kanë shkaktuar krizën më të thellë ekonomike në vend, që nga koha e depresionit të madh.” Depresioni i madh ekonomik në SHBA ka filluar në vitin 1929.

Njëkohësisht manifestimi i racizmit dhe padrejtësive sistematike ka rezultauar me një “koalicion të ri të ndërgjegjes në rrugë, i cili kërkon ndryshime”, theksoi 55-vjeçarja me origjinë nga Jamajka dhe India. “Amerika thërret me dëshpërim për dretjues të ri. Ne tani kemi një president, i cili më shumë kujdeset për veten sesa për njerëzit që e kanë zgjedhur.”

Biden kritikon Trumpin



Edhe Bideni sulmoi ashpër Trumpin. Në vend se të merret me krizën, Trumpi po kalon më shumë kohë në fushat e lojës së golfit. Së bashku me Harris “do ta rindërojmë këtë vend sërish”, premtoi Biden. Në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët, çifti i ri politik dëshmoi në mënyrë demonstrative një afërsi njerëzore. 77-vjeçari Biden rikujtoi edhe bashkëpunimin me Harris në kohën kur i vdiq i biri Beau në vitin 2015 nga një tumor në kokë.
Biden e ka propozuar senatoren Harris të martën për të ashtuquajturin “Running Mate”, siç quhen zëvendëspresidentët në SHBA. Biden shpreson se me këtë kandidaturë do të fitojë mështetjen e zgjedhësve ku deri tani ka pasur më pak mbështetje. Në një anketë të agjensisë Reuters thuhet se Harris ka mbështetje më të madhe tek disa grupe zgjedhësish, sesa vet kandidati për president Joe Biden. 60 % e grave kanë mendim pozitiv për Harris, ndërsa Bidenin e mbështesin 53 %. Për Harris kanë mendim pozitiv edhe zgjedhësit nën moshën 35 vjet. Harris e mbështesin 62 % prej tyre. Ndërkohë që rreth 25% e simpatizantëve të republikanëve kanë mendim pozitiv për Kamala Harris, ndërsa për Bidenin mendim pozitiv kanë vetëm rreth 20% të këtij grupi.

Javën e ardhshme Biden dhe Harris do të nominohen nga Partia Demokratike edhe zyrtarisht si kandidatë për president dhe zëvendëspresidente. Një javë më vonë mbahet mbledhja e Partsë Republikane, ku pritet nominimi i Trumpit për mandatin e dytë në postin e presidentit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA dotë mbahen me 3 nëntor./DW

LEXO TE PLOTE