Connect with Us

“Dorën në qafë dhe gishtin në b….” Stefi Prifti për votimin në Këngën Magjike: “Ushtarët kukulla” janë për të ardhur keq!

Lajme

“Dorën në qafë dhe gishtin në b….” Stefi Prifti për votimin në Këngën Magjike: “Ushtarët kukulla” janë për të ardhur keq!

Publikuar

-

Pas mbështetjes së madhe të fansave për pjesëmarrjen në Këngën Magjike të dyvëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale përsa i përket votimit në këtë festival.

Sftefi dhe Endri Prifti morën pjesë në Këngën Magjike me këngën e tyre “Zemra ime është gjallë” e cila u prit mjaft mirë nga publiku i gjerë por votimi i këngëtarëve për këngën e tyre nuk ka qenë i pritshëm.

Prifti shprehet se nuk mund ta besonte 0 pikshin nga Eneda tarifa të cilës i dhanë 17 pikë.

Ai e quan këtë një turp për Enedën teksa ngre disa pytetje për këngëtaren.

“Kujt ja dha 0 pikshin Eneda Tarifa? Tekstit? Autorit të tekstit? Mesazhit që transmetonte kjo këngë? Ne..? Me 30 vjet karrierë dhe miq (mesa duket nuk ka qenë kështu..)! Sikur asnjë lek të mos vlejë ajo këngë, përsëri (meëqenëse ky lloj votimi kështu është …), kurrsesi nuk mund të japi 0 pikë! Bravo të lumtë për fitoren”, shkruan Stefi Prifi.
Më tej këngëtari shkruan se nuk mund të besojë as 0 pikshin nga Orgesta Zaimi të cilës i dhanë 21 pikë.
Ndërsa për votimin e Fifit, Stefi thotë se nuk e habit teksa shkruan:
Nuk mund ta besoja 0 pikshin e Orgesa Zaimit, nderkohe qe ne i japim 21 pike! Për znj. Fifi nuk di c’të them! 0 pikshi i saj (ndonjëherë 3 pike..), tashmë nuk me habit..! Ka rënë në dashuri vajza…!

“0 pikshat e “ushtarëve kukulla” nuk më shqetesojne fare. Ata janë për të ardhur keq! Nuk kuptojnë se jeta nuk është një festival dhe as një apo dy këngë.
Pa krijuar një personalitet të vërtetë në rradhë të pare si njeri nuk bëhesh kurrë artist.
17 zero pikesha na dhane grupimet e padeklaruara kurrë si të tilla në këtë festival! Asnjëherë nuk thuhet kush është kompozitori dhe kush poeti! E dini pse?
Sepse një kompozitor (apo nje studio) ka 8 – 14 këngë! E kuptoni se c’bëhet? Fifi, pati 17 tekste në këtë festival..! Me kë konkuron kjo vajze..? Me veten e saj? Po, nëse dy nga këta kompozitorë bëhen partnere te perhershem dhe “ndajnë pitën” herë njëri dhe herë tjetri, njeri brenda e tjetri jashtë kufirit shqiptar (padiskutim edhe lekët..), si i bëhet? Kush mund të fitoje mbi ta në një organizim të tille?”, shkruan në reagimin e tij Stefi.

LEXO EDHE:  Përplasja për “Unazën e Madhe”/ Spiropali: Presidenca si PD dhe LSI

Më tej, këngëtari shprehet i recoltuar se këta “mashtrues: siç i quan ai e kanë bërë muzikën si kokrrat e grurit.
Mes të tjerash Stefi sqaron se ky reagim nuk ka lidhje me çmimet e para apo të dyta duke theksuar se padashur janë krijuar njerëz manipulatorë dhe intrigantë në vend që të ketë mundësi miqësie dhe pajtimi me kolegë, këngëtarë dhe kompozitore.

“Vetëm Zoti në vëntë dorë, ti kapi për veshi këta mashtrues që po shine si në lëmë.! E bënë muziken si kokrrat e grurit…! Të duket sikur dëgjon të njëjtat gjëra qe perseriten! Te njëjtën gjendje..! Të njëjtën harmoni..! Nje quravitje…! Një klithje…!
Shikoni kënget e festivalit Kombëtar këtë vit. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo, këngët (për mua ka disa kënge shume të bukura), kanë qasje të ndryshme, emocione dhe gjendje të ndryshme, shpirtra të ndryshëm…! Dhe artistët krijues me të shumtë në numer…! Publikut i serviren me shumë gjendje dhe ndijesi, më shumë zgjedhje, Risi dhe larmi tingujsh dhe tekstesh.
Nuk desha, por ju më ngacmoni dhe une e kuptoj qe ju prisni vetëm të verteta nga ne. Të gjitha sa shkrova me lart (ka edhe me keq akoma..) nuk kane lidhje fare me çmimet e para apo të dyta. Unë dua të theksoj, se në vend qe të krijojmë mundësi miqësie dhe pajtimi me kolegë, këngëtarë dhe kompozitore, padashur krijojme njereëz manipulatore, intrigantë, dorën në qafë dhe gishtin në b…. dhe shume qejfmbetje e urrejtje për njëri – tjetrin!
Punoni për çmime dhe arritje, por mos harroni të jeni NJËREZ”, përfundon reagimin e tij Stefi Prifti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur.

Bëhet me dije se sot tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

Ndërkohë, porti i Durrësit është i hapur dhe është në gatishmëri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së PërgjithshmeDetare, për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalohet nisja e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

LEXO EDHE:  SHBA kërcënoi Kosovën/ Reagon Haradinaj

LEXO EDHE:  Përplasja për “Unazën e Madhe”/ Spiropali: Presidenca si PD dhe LSI

“Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta”, thuhet më te në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Policia rrugore “më dorë të hekurt” ndaj shoferëve/ Qindra gjoba dhe patenta të pezulluara

Publikuar

-

Nga

Policia rrugore ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane, interurbane, por edhe ato rurale për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, janë vendosur radarë Trucam për të monitoruar dhe parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjithashtu janë vendosur, radar edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Tiranës.
Janë edhe shtuar kontrollet me alkooltestues.

Si rezultat i këtyre masave, gjatë 24 orëve të fundit deri në këto momente, janë pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, nga këto: 51 në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë-Fier nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë vendosur 235 masa administrative për mosrregullim shpejtësie, veçanerisht në qendrat e banuara dhe shpejtesi jo më shumë se 20 km/h mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve me aparatin alkooltestues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po gjatë kontrolleve janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë e në afërsi të kalimit të këmbësorëve, në segmente me fushëpamje të kufizuar etj, si dhe janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë.

LEXO EDHE:  PD: Shkupi të garantojë jetën e qytetarëve shqiptarë

LEXO EDHE:  Përplasja për “Unazën e Madhe”/ Spiropali: Presidenca si PD dhe LSI

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

287 drejtues mjetesh duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

34 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorrësh pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

24 drejtues mjetesh, nga vende të ndryshme të BE-së, janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e të cilëve, duke përfituar nga lehtësirat e parashikuara në Kodin Rrugor, kanë dhënë pëlqimin për të paguar dyfishin e maksimumit të gjobës për shkeljen e konstatuar dhe iu është rikthyer përsëri leja e drejtimit.

Si dhe në të gjithë vendin, po gjatë 24 orëve të fundit, janë vendour 1450 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore, në vijim të planit të detajuar të masave do forcojë më tej kontrollet me radar, dragera, punonjës civilë, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore që vijnë si pasojë e këtyre shkeljeve dhe sigurimin e një transporti rrugor me parametra normalë dhe të sigurt, në të gjithë vendin dhe veçanërisht në akset rrugore që të çojnë në pikat e kalimit kufitar me shtetet fqinje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor, për të shmangur aksidentet dhe penalitetet e parashikuara në Kodin Rrugor. Njëkohësit, këmbësorët të tregojnë kujdes gjatë kapërcimit të rrugës nga njëra anë në tjetrën, të kalojnë në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, të tregojnë kujdes të shtuar duke respektuar kërkesat dhe normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor./CNA.al

LEXO TE PLOTE