Connect with Us

Dorëhiqet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Kronika

Dorëhiqet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Gjyqtarja e Gjykatës së  Apelit në Shkodër, Marina Rraboshta, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Mësohet se dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur pranë KLGJ-së, por ende nuk është pranuar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Humb jetën një punëtor ndërtimi në fshatin Grudë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto-Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e Krapsit në Fier.

Një “Volsvagen” është përplasur me një “Benz” dhe si rrjedhojë kanë mbetur të plagosur tre persona

Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ccka ka bërë që drejtuesi i mjetit tip “Benz” të humbë kontrollin e mjetit duke u përplasur me automjetin tjetër.

“Në datën 14.02.2020 rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit A. Q, si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” shtetasi R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ditmir Bushati kandidati i PS për Shkodrën?

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Ish-polici dhe autori njiheshin

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një banesë në Shkodër/ Zjarrfikësit “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Një banesë në lagjen “Kiras” të Shkodrës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërrojnë jetë nëna dhe 2 fëmijët/ Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia, dyshimet e mjekut

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Bulqizë, ku tre persona humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni, 18 dhe 14 vjeç, humbën jetën, ndërsa në spital ndodhet motra e vogël 8-vjeçare, Merita.

Nëna 40-vjeçare jetonte vetëm me fëmijët në banesë, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant.

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Ish-polici dhe autori njiheshin

LEXO EDHE:  Pse Bashën e braktisi Shkodra?!

Sipas Report tv, ngjarja e cila u raportua fillimisht si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet të ketë për shkaktar ushqimin. Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.

LEXO TE PLOTE