LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët i tregojnë vendin Bashës/ Luli punon për Ramën, duhet të ikësh menjëherë

11 Dhjetor 2019, 13:03, Politikë CNA
Demokratët i tregojnë vendin Bashës/ Luli punon për

Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka uruar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Basha shkruan se ?Liri ? Demokraci? është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

?Liri ? Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri ? Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.?-shkruan ndër të tjera Basha.

Por, si duket demokratët janë të lodhur nga paaftësia e Lulzim Bashës, dhe i kërkojnë atij që të largohet menjëherë.

Demokratët kanë shpërthyer në komente kundër Lulzim Bashës, të cilin e akuzojnë se punon për Edi Ramën.

Po ashtu një qytetar i kujton Bashës se ata që themeluan PD-në nuk ishin se ata që ai ka sot në krah.

?Kanë qënë burra ato aty o Bashë nuk janë si grupi jot sot që heqin vetullat edhe i puthin dorën Ramës?-shkruan një qytetar.

?Luli je i dështuar. Ti punon për Edi Ramën, tani nuk je më shpresë për të ardhmen. Duhet të ikësh menjëherë?-shkruan një tjetër qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetar kritikon ashpër vendimin e Bashës për të djegur mandatet e deputetëve, veprim i cili sipas tij i ka dhënë pushtet supreme Ramës.

?Parimet e demokracisë janë se opozita është inxhiniere e ndërtimit të forcës politike që drejton vendin.  Rebelimi i Partisë  Demokratike dalja nga parlamenti i dha Edi Ramës pushtet të paligjshëm. Po e bëni Edin suprem më shumë se Erdogani.

Po mbyll median. Po tallet dhe bashkë me punëtaret e di siç tall Veliajn dhe shtëpitë do ti bëjë stil komunist, pa marrë pëlqimin e atyre që do jetojnë. Sa më shpejt PD në parlament se demokracia po rrezikon?.-shkruan qytetari./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga