LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet nga tërmeti katastrofik / Xhepa: Të parikuperueshëm për ekonominë

11 Dhjetor 2019, 20:38, Ekonomi CNA
Dëmet nga tërmeti katastrofik / Xhepa: Të parikuperueshëm

Eksperti i ekonimisë, Selami Xhepa, ka qenë pjesë e tryezës së studios së lajmeve të “RTV Ora” ku si temë diskutimi ka qenë fatura financiare që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe pesha e saj  në ekonominë e vendit.

Për Xhepën dëmet ekonomike që solli tërmeti janë të parikuperueshme jo vetëm për momentin por edhe për vitet në vijim.

?Fatkeqësisht lajmet negative që ka pasur ekonomia përgjatë gjithë vitit 2019 po ofrojnë që edhe për vitin 2020, ku barra apo pesha e ngjarjeve negative do vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Vettingu i politikës, që pati kosto kaq të madhe për ekonominë, performanca ekonomike e vendit tonë ka qenë e moderuar për të mos thënë mediokre. Kostot dhe fatura financiare që ekonomia jonë do jetë e detyruar të bëjë për të përballuar dëmin shumë të madh që iu është bërë ekonomisë, në fakt është një dëm që fatura financiare, se kjo do varet nga shkalla dhe ambicia e qeverisë, sepse është qeveria që do e përcaktojë, por si dëm ekonomik, ajo zhbërja e pasurisë së individit dhe e pasurisë kombëtare dhe efekti që ka për rritjen ekonomike jo vetëm në 2019 por dhe në vazhdimësi janë të parikuperueshme,? ka vlerësuar eksperti Xhepa./CNA.al

Lajmet e fundit nga