Connect with Us

Bushati në Washington: BE gabim strategjik me shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë

Politikë

Bushati në Washington: BE gabim strategjik me shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një vizitë zyrtare Washington DC, në cilësinë e kreut të delegacionit Parlamentar të OSBE. Në nisje të kësaj vizite, Bushati është ndalur në një diskutim të hapur me diplomatë dhe ekspertë në AtlanticCouncil mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Ish-kreu i Diplomacisë Shqiptare tha se, “procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të trajtohet si përgjegjësi historike nga ana e BE-së në funksion të konsolidimit të projektit europian të ribashkimi të kontinentit. Vështruar në këtë mënyrë, nevojitet një qasje e re angazhuese ndaj Ballkanit Perëndimor përmes një plani konkret që siguron zbatimin e standardeve europiane, zhvillimin ekonomik dhe zbut hendeqet ekzistuese me vendet anëtare të BE-së”.

NewAtlanticist: KëshilliEvropiansë fundmi kundërshtoi hapjen e negociatave tëanëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çfarë efekti do tëketë ky vendim nëmarrëdhënien mes BE-së dhe rajonit?

Bushati: Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore. Në këndvështrimin tim, ky është një gabim strategjik i cili ndihmon në konsolidimin e “status quo-së” në Ballkanin Perëndimor. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore, prandaj procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet ta konsiderohet si një politikë e përgjegjshme dhe jo si barrë.

NewAtlanticist: Presidenti Francez EmmanuelMacron ka propozuar një plan për reformimin e procesit të anëtarësimit të BE-së në përpjekje për të shpjeguar vendimin e tij për bllokimin e hapjes së negociatave. Si i vlerësoni këto propozime? I mbështesni këto propozime apo mendoni se do të mund të “kërcënojnë” anëtarësimin e Shqipërisë?

Bushati: “Bllokimi i  procesit të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është parë gjerësisht si një hap prapa. Por, ka disa elemente pozitivë në të. Së pari, fakti që Franca nuk kundërshton hapur të ardhmen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këndvështrimin tim, qëllimet e Makronit mund shpjegohen më mirë si një përpjekje për të hapur një diskutim më të gjerë rreth procesit të anëtarësimit, prakticitetit dhe mundësisë për të arritur rezultate të prekshme.

Siç them zakonisht, “njerëzit nuk hanë kapituj”. Prandaj, duhet të jesh në gjendje që t’ju shpjegosh qartë qytetarëve kërkesat dhe përfitimet e këtij procesit. Duhet të jesh në gjendje të tregosh që ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ritmit të progresit të anëtarësim dhe progresit në terma të arritjes së standardeve demokratike dhe përmirësimit të standardit të jetesës. Në këtë drejtim, disa nga idetë e hedhura në tryezë nga Franca dhe Presidenti Macron duhet të bëhen pjesë e metodologjisë së zgjerimit. Jam dakord me Macronqë ka nevojë për reformim të procedurave të zgjerimit dhe metodologjisë për ta sjellë atë më pranë qytetarëve. Nga ana tjetër, unë nuk shoh dhe nuk e kuptoj pse reformimi i këtij procesi duhet të mbajë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Do të duhej të ishte më e lehtë të bashkërendoje integrimin me të thellë brenda BE me dëshirën e vendeve kandidate për të nisur procesin e anëtarësimit.

NewAtlanticist: Ka pasur shqetësim se bllokimi i negociatave mund të shkaktonte një reagim të ashpër në Maqedoninë e Veriut, përsa kohë që marrëveshja e Prespës me Greqinë ishte artikuluarme besimin që do të hapte derën e anëtarësimit në BE. Çfarë efekti do të ketë bllokimi i negociatave për Shqipërinë? Do të ketë ngjashëm  ashpërsim të reagimit drejt BE?

Bushati: Ka frustrim, pasi në qershor të vitit 2018 vendet anëtare unanimisht dakordësuan një kalendar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ata njohën progresin e bërë nga Shqipëria dhe ranë dakord që konferencën e parë ndërqeveritare, e cila simbolizon fillimin real të procesit të anëtarësimit, të zhvillohej në fund të 2019-ës. Vendimi i tetorit është parë si një hap prapa. Është shumë e rëndësishme të ruhet besimi dhe para shikueshmëria të ky proces.

LEXO EDHE:  Bushati-Hahn: Të jetësojmë angazhimet e Samitit të Triestes për Zonën Ekonomike të Rajonit

Ndonjëherë kam ndjesinë që për BE-në, anëtarësimi jo vetëm i Shqipërisë por i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor po shihet si barrë, më shumë sesa si një mundësi historike për Bashkimin Evropian për të përmbushur përgjegjësitë e veta. Nuk duhet të harrojmë që procesi i bashkimit të Evropës nisi në vitin 1989 me rënien e murit të Berlinit dhe nuk është ende i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse jo në territorin e saj, ku tjetër mund të ketë sukses BE? Bashkimi Evropian duhet të nderojë përgjegjësitë e saj në Ballkanin Perëndimor për ti treguar pjesës tjetër të botës që është një fuqi globale.

 NewAtlanticist: Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet vendi i 30-të anëtar i Aleancës NATO. Çfarë efekti mendoni ju se do të ketë ky anëtarësim për rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Bushati: Është një lajm pozitiv dhe inkurajues. Shqipëria ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe vendimtar kur flitet për zhvillimin e dinamikave të brendshme demokratike në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që Shqiptarët janë një nga dy nacionalitetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut. Ne sigurisht që kemi mirëpritur anëtarësimin e MV, në koalicionin e vendeve që ndajnë bindje të njëjtë kur vjen puna tek çështje që lidhen me arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Shpresoj shumë që fakti se Maqedonia e Veriut po bëhet vendi i 30-të anëtar i aleancës, është dëshmi e vullnetit politik dhe vendosmërisë për të vijuar me politikën e dyerve të hapura. 

NewAtlanticist: Progresi i normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me sa duket se ka ngecur gjatë vitit të shkuar. A mendoni se ka mundësi për të prishur ketë ngërç  dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve? A mund të luajë Shqipëria një rol pajtues në këtë proces?

Bushati: Është shumë e rëndësishme të inspirohemi nga vendosmëria dhe lidershipi i demonstruar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në tejkalimin e ndasive të tyre. Sigurisht, ndasia  Kosovë – Serbi është më e komplikuar dhe ka dimensione të tjera. Ka një numër të madh çështjes që duhen adresuar. Duhet të presim formalizmin e qeverisë së re në Kosovë dhe unë shpresoj që qeveria e re të propozojë një strategji solide si të përballet me procesin e dialogut me Serbinë, përveçse çështjeve të brendshëm.  Është shumë e rëndësishme që procesi i normalizimit të ketë kuptim dhe të jetë praktik për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Unë gjithashtu shpresoj që procesi i normalizimit të ndiqet nga një marrëveshje e cila do të siguronte njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës me shpresën që do të hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE të dy vendeve.

Do të doja të shtoja që ky proces normalizimi ka nevojë të ndiqet gjithashtu nga një proces pajtimi. Kjo është arsyeja se pse unë tani besoj që ky proces është më i komplikuar sesa rivendosja e marrëdhënieve miqësore mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u finalizua me marrëveshjen e Prespës.

NewAtlanticist: Çfarë roli konstruktiv mund të luajnë Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre ndasive dhe për të shtyrë integrimin e rajonit drejt BE?

Bushati: Shtetet e Bashkuara janë instrumenti kryesor për të garantuar sigurinë në Evropën Juglindore. Por, është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet një ndarje e punëve mes SHBA-ve dhe BE-së, për sa i përket transformimit dhe demokratizimittë Evropës Juglindore, meqenëse rajoni është konsideruar një punë e papërfunduar në funksion të një kontinenti të bashkuar Evropian. Do të mirëprisja çdo angazhim të SHBA-ve, veçanërisht në funksion të demokratizimit të rajonit tonë, sepse ne kemi nevojë të flasim më shumë rreth demokracisë, shtetit të së drejtës, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm  në rajon. Roli i SHBA-ve në rajonin tonë mbetet iI domosdoshëm.

Intervistë dhënë për “NewAtlanticist”, datë 10 dhjetor 2019.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s’kursen as Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Lleshit/ Bushati: Meta bëri një akt politik

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e Partisë Socialiste/ Bushati tregon çfarë u diskutua

“Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve?”, u shpreh Topi në emisonin “45 minuta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tragjedia në Bulqizë/ Meta i tronditur: Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tola

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka reagur lidhur me tragjedinë e ndodhur në familjen Tola në Ostren të Bulqizës, ku nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Meta u shprehet se e ka ndjekur me tronditje dhe dhimbje lajmin për tragjedinë ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj. Sakaq ka shprehur ngushëllime për familjen Tolaj duke i uruar shërim të shpejtë vajzës që po merr ndihmë mjekësore.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari shuplakë Ramës për Anti-KÇK-në/ “Po mundohet të personalizojë gjjithçka në këtë vend”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Enton Abilekaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për paketën Anti-KÇK.

Abilekaj deklaroi se vendi nuk ka nevojë për Operacionin Forca e Ligjit, pasi pretendon se ligji Antimafia është më i fortë.

“Tani që kemi SPAK pse nuk zbatohet ligji Antimafia që është edhe më i fortë. Ligji Antimafia për raste të veçanta të jep shumë mundësira, mund të bllokosh pasurinë e gjithë familjarëve. Deri dje ka dështuar se nuk ishte SPAK, por sot që është SPAK mund të funksionojë”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.

Sipas tij, kryeministri po krijon një shtet paralel dhe njësi që të anashkalojë SPAK.

LEXO EDHE:  Bushati-Hahn: Të jetësojmë angazhimet e Samitit të Triestes për Zonën Ekonomike të Rajonit

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Lleshit/ Bushati: Meta bëri një akt politik

“Kjo bëhet që kryeministri të personalizojë gjjithçka në këtë vend, që kryetari i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm të shkojë në tryezën e Ministrit të Brendshëm”, theksoi më tej gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE