LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

11 Dhjetor 2019, 21:37, Politikë CNA
Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit /

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim gjatë mbrëmjes së sotme ku ka mbledhur strukturat e partisë, ish-grupin parlamentar, kryesinë dhe kryetarët e degëve. Tema e diskutimit kishte të bënte me situatën pas tërmetit dhe masat që sipas tyre duhet të merren.

Në mbledhje nuk kanë munguar kritikat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës aktuale, teksa kreu demokrat u ka kërkuar strukturave të evidentojnë problemet dhe hallet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar disa herë Lulzim Bashën që të ulen në një tryezë për dialog në lidhje me situatën pas termetit, mirëpo lideri demokrat ka refuzuar, duke thënë se nuk pranon të bëhët pjesë e shfaqjeve të Ramës nëpër rrjete sociale, shfaqje që ky i fundit i përdor për të bërë propagandë./CNA.al

Lajmet e fundit nga