Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Prokuroria administron akt eskpertimin e ADN, përputhet me Redjan Rrajën

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Prokuroria administron akt eskpertimin e ADN, përputhet me Redjan Rrajën

Publikuar

-

Prokuroria ka siguruar prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoja.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BË, se duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës, mëson se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën.

Po sipas të njëjtave burime, Lala tha se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

LEXO EDHE:  Vasili rendit “fajet” e Dvoranit/ Prokuroria të ketë kujdes, Rama të largojë duart nga drejtësia

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

Gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në “Vasil Shanto” pasi iu bë atentat me tritol, mbetet kritike.

Kështu është shprehur  në një lidhje telefonike me Neës 24 drejtori i Spitalit të Traumës  Arben Zenelaj.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Situata mbetet në vështirësi.

LEXO EDHE:  Luan Rama thirrje Prokurorisë/ Demonstroni që jeni institucion i pavarur



Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.” tha Zenelaj./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkon 2 vite burg për Ballist Morinën

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Tiranë/ Zbulohet identiteti i të plagosurit, vëllain ia vranë një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Armando Gjini

Zbulohet identiteti i personit të plagosur nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur Prend Gjini, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Drejtori i policsë së Tiranës Rebani Jaupaj zbuloi se Gjini është futur në sallë për operim, ndërkohë që nga shpërthimi ka mbetur i lënduar edhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rastësisht pranë makinës.

Raportohet se familjes Gjini i është bërë atentat edhe më parë. Në gusht të vitit 2019, vëllait të Predn Gjinit, iu bë atentat teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz” së bashku me familjen.



Armando Gjini njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.

LEXO EDHE:  Pse duhet arrestuar Spartak Braho?!

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Prokurorisë/ Po i trajton lidhjet e krimit me pushtetin si sekret shtetëror

Gjini u arrestua më 12 maj të 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani, së bashku me 37 persona të tjerë. Atyre iu sekuestruan 8 ton drogë.

Ndërkohë, për atentatin e ndaj Armando apo Tonin Gjinit, nuk është zbuluar ende autori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga shpërthimi i makinës/ Të plagosur dy persona, zbulohet pista e policisë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i policsë së Tiranës Rebani Jaupaj , ka dhënë detaje zyrtare nga shpërthimi i makinës në Tiranë.

Ai deklaroi në një prononcim për mediat se dyshohet se ka ndodhur një atentat me eksploziv, ndërsa i plagosur ka mbetur Prend Gjini.

Gjithashtu raportohet se është lënduar edhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rastësisht pranë makinës në momentin e shpërthimit.



Jaupaj tha se aktualisht ka disa pista hetimi, por kryesorja është ajo e hakmarrjes.

“Sapo mjeti është futur në urë, me drejtues Prend Gjini, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hertimor. Aktualisht po kryhen hetimet me ekspertë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese edhe kemi ngritur pistat për të cilat dyshojmë se ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarje midis personit të plagosur me persona të tjerë jashtë Tiranës.

LEXO EDHE:  Ish-drejtuesi Fusha i komanduar si drejtues prokurorie apo për 3 dosje ekonomike?!

LEXO EDHE:  Pse duhet arrestuar Spartak Braho?!

I dëmtuari është futur në sallë për operim dhe shpresojmë se gjendja do të përmirësohet, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë edhe një shtetas italian që është dërguar në spitalin ushtarak”, deklaroi Jaupaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE