Connect with Us

Akuzat ndaj Salianjit/ Si prokuroria po e shpëton nga burgu ish-deputetin e PD-së

Politikë

Akuzat ndaj Salianjit/ Si prokuroria po e shpëton nga burgu ish-deputetin e PD-së

Publikuar

-

Dje, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji i akuzuar për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babale”.

Kush e kujton, rreth një vit më parë shpërtheu një skandal. Një audio-përgjim, i cili u shit nga Republika e Re, si skandali i 30 viteve demokraci, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, ishte përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Nëpërmjet një audio, për të cilën pretendohet se ishte bërë regjistrimi nga dy persona me precedent penalë, Ervin Salianji doli në media, dhe deklaroi se Agron Xhafaj vazhdonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, PD kishte disa ditë që denonconte me dokumenta autentike dënimin e marrë në Itali për Agron Xhafajn, i cili kishte ndryshuar emrin në Geron Xhafaj dhe si i shpëtonte sistemit dhe kërkesës së ekstradimit në Itali.

Gjithësesi pas publikimit të këtij audio-përgjimi, Agron Xhafaj pretendoi se nuk ishte i vërtetë dhe se ai ishte një montazh. Ai u dorëzua tek Krimet e Rënda dhe prej një viti vazhdon të kryejë dënimin e tij në Itali.

Nga ana tjetër, Salianji vazhdoi fort me audio-përgjimin e tij, duke thënë se ishte autentik, se ishte i vërtetë, por, as ai dhe as gazetari Jetmir Olldashi, që pretendohet se ka marrë pjesë në organizimin e audio-përgjimit nga dy personat, Babalja dhe Fredi Alizoti, kurrë nuk dorëzuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialin origjinal të audio-përgjimit.

Ndërkohë, nga Prokuroria, pas ekspertizave dhe shumë hetimeve, rezultoi se audio-përgjimi ishte i pavërtetë.

Salianji u mor i pandehur, së bashku me gazetarin dhe dy persona të tjerë.

Çështja është ndarë. “Babalja” ka një dosje më vete dhe ndërkohë çështja e Agron Xhafajt dhe hetimet e tjera të bëra nga Krimet e Rënda, lidhen me trafikun e drogës. Ndërsa pjesën e kallëzimit të rremë, mashtrimit të bërë publikisht dhe skandalit të publikimit të një audio-përgjimi falco, hetimi u çua tek Prokuroria e Tiranës.

Mesa duket edhe aty me një dosje të qepur në mënyrë profesionale nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dosja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, dhe dje organi i akuzës dhe pretencën.

Një pretencë që do ta kujtojmë gjatë dhe skandali nuk është thjeshtë dhe vetëm një kallëzim i rremë. Por, është një mashtrim publik dhe tentativë për të rrëzuar shtetin.

Ai audio-përgjim i manipuluar, ka shumë akuza, të cilat do të duhej të rëndonin mbi ish-deputetin Ervin Salianji, si kryeregjisor i atij skandali. Sepse prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Salianjin, dhe disa qindra orë pune për gazetarin Olldashi. Për aktorin Fredi Alizoti është kërkuar tre vite burg, ndërsa për Albert Veliun, i ashtuquajturi “Babale” është kërkuar 3.6 vite burg.

Pra, regjisori me skenaristin dënohen më pak sesa aktori kryesor i filmit.

Përtej asaj pretence të dhënë nga prokuroria, qëndron dhe fakti i lënies në një akuzë që nuk burgos Salianjin. Pra, qëllimi i prokurorit ka qënë që “mishi të piqet dhe helli mos digjet”.

Pra, edhe Salianji të dënohet me provat që janë, por të mos bëjë burg në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

LEXO EDHE:  Kongresi i PS/ LSI kërkon transparencë të shpenzimeve

Çështja çohet në Gjykatë, kjo e fundit ul një pjesë të dënimit dhe Salianji më në fund del me një dënim minimal, që mund ta kapë dekriminalizimi, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme nuk do të zgjidhet më deputet. Por, do të gjendet mënyra dhe interpretimi dhe mund ta kemi sërish në listë.

Pra, një politikan që mashtroi publikisht, që shpiku një skandal, kjo tashmë e faktuar dhe e provuar, del dhe shpëtohet nga hiletë e drejtësisë, duke harruar atë skenar të djeshëm, duke harruar atë “benzinë” që i hidhej një zjarri për të djegur Shqipërinë, nga Salianji me kompani. Nga papërgjegjshmëria dhe imoraliteti politik. Sepse PD-ja në fakt ishte në të drejtë të kauzës së saj.

Denoncimet e bëra nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi e “kryqëzuan” ministrin e Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajn, për vëllain e tij.

Skenar të tillë videosh që shpëtonin PD-në dhe se ky do të ishte e ardhmja dhe lideri, që donte të kandidonte edhe për Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, quan një audio-përgjim, që tashmë njeriu që u duk se po u tundte prangat të tjerëve, tashmë po i tunden prangat për vete.

Në rastin Salianji, prokuroria me akuzat e saj thjeshtë dhe vetëm e ka lehtësuar ish-deputetin e PD-së. Nuk është i vërtetë pretendimi që bëhet nga PD-ja dhe zyrtarët e saj se akzua është e rëndë. Jo aspak. Është dhënë vetëm akuzë për kallëzim të rremë, ndërkohë që janë me dhjetëra akuza që duhet ta përfshinin Salianjin dhe që drejtësia duhet ta thoshte fjalën e saj.

Dhe jo vetëm për atë. Nuk ka pse të ishte shembull Ervin Salianji, por do duhej që një herë e mirë aventurierët politik të mos guxojnë të montojnë, të shpifin dhe të shantazhojnë shtetin, institucionet. Nuk ka rëndësi janë socialistët apo demokratët në pushtet. Por, duhet të marrë fund një herë e mirë.

Kjo e Salianjit nuk ndryshon shumë nga turpi dhe skandali i Griseldës së famshme që ka bërë Erion Veliaj në Kavajë.

Këta të dy nuk kanë asnjë ndryshim. E filluan socialistët e Rilindjes së Erion Veliajt dhe e vazhdoi “Babalja” e Salianjit të Republikës së Re.

Kjo dosje që iu dha pretenca dhe që iu ul kaq shumë rëndësia ndoshta do të duhej të ishte një nga dosjet e para, nga e cila duhet të fillojë punën SPAK, për t’i dhënë një leksion të mirë politikanëve.

Kjo nuk ka të bëjë me individin Ervin Salianji, por ka të bëjë me rracën e shpifësave, politikanë delirantë dhe të papërgjegjshëm./ CNA.al

Prokuroria kërkon të dënohet Salianji

Si e shkatërroi Salianji kauzën “Xhafaj” në PD

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Basha sërish shantazh gjykatës/ Zbulohet mesazhi i dytë

Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës/ Zbulohet mesazhi i tretë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s’kursen as Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

LEXO EDHE:  Shkullaku i përgjigjet sulmit personal të Erion Velisë

LEXO EDHE:  Basha: Edi Rama e ka humbur logjikën

“Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve?”, u shpreh Topi në emisonin “45 minuta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tragjedia në Bulqizë/ Meta i tronditur: Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tola

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka reagur lidhur me tragjedinë e ndodhur në familjen Tola në Ostren të Bulqizës, ku nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Meta u shprehet se e ka ndjekur me tronditje dhe dhimbje lajmin për tragjedinë ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj. Sakaq ka shprehur ngushëllime për familjen Tolaj duke i uruar shërim të shpejtë vajzës që po merr ndihmë mjekësore.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari shuplakë Ramës për Anti-KÇK-në/ “Po mundohet të personalizojë gjjithçka në këtë vend”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Enton Abilekaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për paketën Anti-KÇK.

Abilekaj deklaroi se vendi nuk ka nevojë për Operacionin Forca e Ligjit, pasi pretendon se ligji Antimafia është më i fortë.

“Tani që kemi SPAK pse nuk zbatohet ligji Antimafia që është edhe më i fortë. Ligji Antimafia për raste të veçanta të jep shumë mundësira, mund të bllokosh pasurinë e gjithë familjarëve. Deri dje ka dështuar se nuk ishte SPAK, por sot që është SPAK mund të funksionojë”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.

Sipas tij, kryeministri po krijon një shtet paralel dhe njësi që të anashkalojë SPAK.

LEXO EDHE:  Çadra e Frrok Çupit

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

“Kjo bëhet që kryeministri të personalizojë gjjithçka në këtë vend, që kryetari i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm të shkojë në tryezën e Ministrit të Brendshëm”, theksoi më tej gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE