Connect with Us

Aktivistja e re Greta Thumberg bën bujë/Figura e vitit 2019 për Revistën TIME

Bota

Aktivistja e re Greta Thumberg bën bujë/Figura e vitit 2019 për Revistën TIME

Publikuar

-

Aktivistja më e re për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike, Greta Thunberg, është shpallur figura e vitit 2019 për revistën TIME.

Aktivistja 16-vjeçare arriti që gjatë këtij viti t’u jepte frymë shqetësimeve universale mbi ngrohjen globale, duke i konvertuar këto shqetësime në problematikë globale për ndryshimin e vetëdijes që kryesisht krerët e shteteve duhet të kenë mbi politikat për mbrojtjen e planetit.

Adoleshentja suedeze Greta Ernmann Thunberg, e lindur më 3 janar 2003 punon për të luftuar ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike. Ajo është përshkruar si një model i aktivizmit global të rinisë dhe një simbol i vetëdijes ekologjike për mbarë planetin.

Aksioni i saj ka filluar në gusht të vitit 2018, duke qenë pjesë e protestave të vazhdueshme mbi ndryshimet klimaterike, të bëra jashtë Parlamentit Suedez në Stokholm. Vëmendjen e mediave aktivistja e re e tërhoqi me anë të fjalimit të saj të zellshëm në TEDxStockholm në nëntor të vitit 2018, ndërsa në dhjetor të po atij viti ajo ishte folësja kryesore në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike, konferencë kjo që e bëri të famshme botërisht.

LEXO EDHE:  Partia Demokratike vijon protestat e përditshme

Thunberg ka marrë çmime dhe nderime të rëndësishme për aktivizmin e saj. Në Mars të vitit 2019, tre deputetë të parlamentit Norvegjez dhe dy të parlamentit Suedez e nominuan atë si kanditate për çmimin Nobel për Paqen. Në maj të vitit 2019 ajo u shfaq në kopertinën e revistes Time ku edhe ndau një mesazh global rreth ngrohjes globale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Vrasja e gjeneralit iranian/ Mijëra njerëz vërshojnë nëpër rrugë: Vdekje për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e qytetit iranian të Ahvaz t’i dhënë lamturmirën gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Sipas BBC, mijëra njerëz brohorisnin nëpër rrugë: “Vdekje për Amerikën”.

Soleimani ishte arkitekti i sferës së ndikimit të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ai konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm i vendit.

Vrasja e tij shënoi një përshkallëzim të tensionece midis Iranit dhe SHBA.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, i cili kishte një marrëdhënie të ngushtë personale me Soleimani, paralajmëroi “hakmarrje të rëndë” për sulmin, dhe analistët thanë që Irani mund të ndjekë sulme kibernetike kundër SHBA.

LEXO EDHE:  Spaho tregon arsyen pse PD nuk e bojkoton Parlamentin

LEXO EDHE:  Çupi: S’duam ta kthejmë protestën në grevë urie/ Nuk e përjashtojmë si opsion!

Presidenti Trump, i cili autorizoi sulmin ndaj Soleimani tha se SHBA ishte e gatshme të godiste 52 site “të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane që përfaqësonin 52 amerikanë që ishin mbajtur peng në Iran për më shumë se një vit nga fundi i vitit 1979 pasi ato u morën nga ambasada e SHBA në Teheran./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Revolucion në Zvicër/ Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Publikuar

-

Nga

Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia në zyrë, qoftë me tren apo autobuz, në Zvicër mund të konsiderohet orar zyrtar pune.

Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë direktivë si një revolucion që iu njeh punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës, shkruan gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Protestuesit e Astirit sulmojnë gazetarët/ Jeni të shitur, do t’ju thyejmë kamerat

LEXO EDHE:  Partia Demokratike vijon protestat e përditshme

Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump paralajmërim të fortë ndaj Iranit/ Kemi në shënjestër 52 site iraniane

Publikuar

-

Nga

presidenti i shba,donald trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar iranin pas vrasjes së gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Trump deklaron se nëse Irani do të sulmojnë qoftë dhe një amerikan apo një aset amerikan atëherë do të sulmojë 52 objekte të Iranit që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më parë.

Presidenti amerikan thotë se SHBA nuk do më kërcënime dhe nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan atëherë goditja do të jetë shumë e ashpër.

“Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si paralajmërim. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm. SHBA nuk do më kërcënime!”, deklaron Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE