Connect with Us

221 km në orë në aksin Sauk-Teg/ Policia bën thirrje: Mos shpejto të arrish aksidentin

Lajme

221 km në orë në aksin Sauk-Teg/ Policia bën thirrje: Mos shpejto të arrish aksidentin

Publikuar

-

Policia rrugore njofton se në aksin Sauk – Teg, edhe pse janë shënuar një numër i madh aksidentesh, vijon shpejtësia e lartë nga automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë.

Policia i bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.

“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën.
Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg. 221 km/h në aksin Sauk – Teg.
Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë.
Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt. Mos shpejto të arrish aksidentin”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shën Sofia në Stamboll/ Greqia reagon ashpër ndaj Turqisë: Të hënën në Bruksel

Publikuar

-

Nga

Për kthimin e muzeut Shën Sofia në xhami, që dikur ka qënë kishë, vjen edhe reagimi i shtetit grek. Të hënën çështja e Turqisë do të diskutohet në Bruksel, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

“Atje, Greqia do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ketë një listë të masave shumë të forta kundër Turqisë, në rast se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë.” Gjithashtu, nesër ministri do të shkojë me Z. Christodoulidis në Bruksel për një takim me Josep Borrell. Sanksionet nuk do të kenë çështjen e muzeut Shën Sophia.

“Për këtë çështje, duhet të ketë një iniciativë të Unesco-s dhe të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm të Greqisë,” tha ai për SKAI.

“Erdogan është në krye të asaj që po ndodh. Madje anulon traditën e vendit të vet. Kjo i kthen shpinën bashkësisë ndërkombëtare dhe rregullave të saj,” shtoi ministri.

LEXO EDHE:  Ecte me shpejtësi skëterrë/ 22-vjeçari nga Kosova i ofron 30 Euro policit

LEXO EDHE:  Akujt po shkrihen me shpejtësi, e frikshme ç’pritet të ndodhë

Nikos Dendias shton se ky vendim i shtohet një serie veprimesh shumë provokuese kundër Greqisë dhe vendeve të rajonit, nga ana e Turqisë.

“Gjithashtu, ne nuk duhet të injorojmë faktin se ai nuk tregon ndonjë frymë bashkëpunimi sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Siç shpjegoi Dendias, “Cështja e Shën Sophia nuk është Greko-Turke, por globale. Eshtë çështje e shfuqizimit të rregullave dhe mosrespektimit të tyre që shqetësojnë komunitetin botëror “.

Për mbrojtjen e të drejtave sovrane dhe shkeljen e tyre, Dendias theksoi se “Evropa duhet të kuptojë se duhet të marrë një pozicion të shpejtë për ta parandaluar, sepse nëse nuk e parandalon, nuk do të pëlqejë atë që do të ndodhë. “Ne i kemi thënë gjithashtu Turqisë se ne nuk do të mbetemi joaktivë”.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Publikuar

-

Nga

Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Vendimi i Turqisë për të kthyer muzeun e Shën Sofisë në xhami ka trazuar zemrat e besimtarëve orthodhoksë, por më të prekur ndër ta janë ata që predikojnë çdo ditë fjalët e Jezus Krishtit. Një ndër ta është edhe Atë Asti Bakallbashi, i cili shkruan se vendimi është një lajm i hidhur për vlerat njerëzore dhe bashkëjetesën fetare.

“Lajm i hidhur per bashkejetesen, kulturen dhe vlerat njerezore. Lajm edhe profetik dhe politik.
Kisha-xhami muze, historike, 16 shekullore, thesar botëror edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, me vendimin politik të z.Erdogan u hiqet tashmë të krishtereve ta sodisin dhe të luten në të edhe në formën personale. Një vendim politik duke përdorur fenë dhe duke nxitur ndryshim marrëdheniesh fetare.

Kujtesa historike dhe adhuruese ështe shume e forte dhe e gjalle per te dy komunitetet fetare: Krishterimin ~ 10 shekuj dhe Islamin ~ 5 shekuj.
Si muze ~ 1 shekull, ne te cilen konsiderohej edhe xhami edhe kishe.

Atë Asti Bakallbashi

Tani do te funksionoje vetem xhami. Nëse luteshin myslimane edhe te krishtere ne format e mundshme personale me levizjet e tyre adhuruese personale, dhe jo ceremoniale te perbashkta, tani do te jete vetem per besimtaret myslimane. Dhe do t’u hiqet te krishtereve kjo mundesi qe kishin deri dje. Te krishteret nuk do munden më te jene edhe si pelegrine dhe per t’u shprehur me format e tyre adhuruese personale (lutje, himne, berjen e kryqit, soditjen e ikonave apo lutjet ne to etj.).
Si do te bashkejetojne shenjat e dukshme te krishtera: kryqet, monogramet, ikonat shekullore, si memorje monumentale kulture boterore? Nuk mendoj se mund te thone ende qarte se si.

LEXO EDHE:  Opozita joparlamentare para kryeministrisë/ Sekretari i NATO-s, takim me Ramën

LEXO EDHE:  Foto/ Banorët e Astirit djegin goma në mes të rrugës

Bashkejetesa fetare e brishte eshte shpallur dhe promovuar vazhdimisht. Urojme qe nga thellesia dhe urtesia shekullore e saj te dale perseri drite dhe frymezim per vendime te paqta e mirekuptimi, duke mos u bere vegla mekatare politike dhe egoizmi”, shkruan në mesazhin e tij të ndjerë Bakallbashi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ “Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin”

Publikuar

-

Nga

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ "Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin"

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Çaushi është prekur nga Covid-19. Përgjigjen se është infektuar e ka marrë këtë të shtunë, ndërsa në sqarim në rrjetet sociale, ai shkruan se “të keqen” e ka kaluar, dhe nxjerr në pah ankesën se përgjigja e testit i është vonuar me 3 ditë.

Çaushi thotë se është në izolim prej 10 ditësh.

 “Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar.

 Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti-covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira. Miq, dashamires, bashkeqytetare te mi, bëni kujdes maksimal,  per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin. Miqesisht Gezim Çaushi”, shkruan Çaushi.

LEXO TE PLOTE