Connect with Us

“150 milionë USD të oligarkëve të shkojnë për të pastrehët”/ Basha takon Ministrin e Jashtëm italian

Politikë

“150 milionë USD të oligarkëve të shkojnë për të pastrehët”/ Basha takon Ministrin e Jashtëm italian

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot Ministrin e Punëve të jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. Gjatë këtij takimi janë shprehur falenderime nga ana e kreut të opozitës për përkrahjen humanitare të shtetit italian pas termetit të rëndë të 26 nëntorit.

Kreu i PD nuk harron t’i bëjë thirrje Qeverisë për të qenë të organizuar në procesin e rikuperimit të dëmëve, duke theksuar se fatkeqësia natyrore që pesuam ka nxjerrë në pah se sa i përgatitur është shteti shqiptar.  Ai përmend se korrupsioni zë vend në Qeverinë shqiptare dhe se lekët që marrin “oligarkët” duhet të shkojnë për familjet që sot janë të pastreha si pasojë e termetit.

LEXO EDHE:  Itali/ Shpërndanin kokainë, arrestohen 4 shqiptarët

“Qeveria e ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve. 150 milion dollarë që marrin oligarkët duhet të shkojnë tek mijëra familje në nevojë, të pa strehë, në dëshpërim”, ka shtuar Lulzim Basha.

Ndër të tjera, Basha ceku faktin se ka diskutuar me Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri dhe si ky korrupsion po ndikon edhe investitorët italianë.

“Ndamë shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit që po ndikon negativisht edhe tek investitorët italianë”, shkruan Bashan në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dekreton 6 ligje/ Jep dritën jeshile për dhënien e amnistisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenca bën me dije se Meta ka dekretuar ligjin “Për dhënie amnistie”, “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986” dhe “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)” dhe “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Armir Shkurti/ I çmenduri, përdhunimi dhe albanoragjia

Publikuar

-

Nga

Dje postoj një denoncim për rritjen e çmimit të bisedave telefonike. Të gjitha kompanitë njëkohësisht dhe institucionet nuk ndjehen. Trishtim qe reagimi i ca miqve që i çmoj. “Ka marrë fund gjithçka…” , ” eee! Sa kërkon edhe ti…” e të tjera si këto.

Dëshpërim është ngordhja e nervit dhe nënshtrimi përfundimtar ndaj këtij realiteti politik. Albanoragjia (rrjedhja e pakontrolluar e shqiptarëve) dhe  pajtimi masiv me regjimin. Ky popull ngjan me një vajzë që e përdhunojnë në grup. E mpirë e me sytë ngulur në një pikë, nuk bën absolutisht asgjë, veç pret të kalojë rradha shpejt e të mbarojë edhe i fundit….

Mbrëmë u ça facebooku me meme e komente kundër sjelljes së Edi Ramës të ftuar në Opinion. Që nga “u çmend” e deri tek “i droguar” luhatej gama e aludimeve masive në rrjetet. Ndërsa unë besoj se pikërisht ky qe qëllimi i asaj shfaqjeje mbrëmë, që në fakt nuk është premierë. Edi Rama është një nga politikanët më konseguentë. Ai KËSHTU hyri në politikë: si ekcentrik, me vëthë e çorape me lajle – lule, si i çmendur që del me sëpatë rrugëve apo i bie me grushta foltores e duke folur “la e pa la”- siç i thonë në tironçe. Kështu ” ia hongri zemrën” tironcve e më pas gjithë shqiptarëve. Atë shfaqje ky individ e ka të nevojshme ta përsërisë kohë pas kohe. Dhe mbrëmë qe koha! Edhe vetë përmendi “kokëkrisjen” e tij si diçka të njohur botërisht. Përsëriti më butë shprehjen se “nuk ka bir….që të kërkojë lekët e veta” në xhepat e Ramës e, ndër të tjera i deklaroi një gazetari në studio se nuk i përgjigjet atij por shikuesve

LEXO EDHE:  U kap me lëndë narkotike e mijëra euro/ Arrestohet shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Qeveria merr vendimin e parë

SEPSE SHOW DJE QE PËR SHIKUESIT!

Reagimet e shikuesve tregojnë se AI ia doli! “I çmendur” , “i lig”, “jo normal”, ” i marrë” na dëshmojnë se të gjithë kanë marrë të njejtin mesazh. Pas tij rrjedh vetiu reflektimi: ” të marrit hapi rrugë”!

Mbrëmë na tha se “të kishte qenë Enveri do t’i kishte futur 7 pashë nën dhè” këta gazetarët. Me këtë deshi me thënë se nuk qe diktator. Ky që në vend të 7 pashëve nën dhè ka çuar qindra mijë shqiptarë 700 milje larg atdheut. Po me të njejtën teknologji të diktatorit Hoxha: TERRORIN! Askush nuk është rehat të ndërtojë jetën e të rrisë fëmijë në një vend që drejtohet nga një individ me imazh të çekuilibruari dhe jashtë kontrollit normal të institucioneve demokratike, siç janë gjykatat, opozita etj. Ndaj edhe ndodh albanoragjia.

Ndërsa ata të pashpresë të mbetur, shpresojnë të mbarojë shpejt rradha e përdhunuesve, pa menduar se, kur të jetë shprazur i fundit i është ngrehur të parit dhe qarku i përdhunimit të mos ndalojë kurrë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore/ Ekonomia shqiptare e zhytur në kaos

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore, Maryam Salim dhe ekipin e saj.

Basha shprehet se gjatë takimit është diskutuar mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare, sipas tij, të zhytur në kolaps.

“Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.”-shprehet Basha.

Sipas kryedemokratit, shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Po ashtu, ai thekson se ka konfirmuar mbështetjen e PD-së për betejën kundër korrupsionit shtetëror.

LEXO EDHE:  Qeveria merr vendimin e parë

LEXO EDHE:  Egjipt, dorehiqet qeveria, shkak dyshimet per korrupsion ndaj ministrave

“Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar.”-deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE