Connect with Us

Zhduket avioni ushtarak me 28 persona në bord/ Çfarë dyshohet

Bota

Zhduket avioni ushtarak me 28 persona në bord/ Çfarë dyshohet

Publikuar

-

Një avion ushtarak në Kili i cili po fluturonte drej Antartikut gjatë mbrëmjes së djeshme, është deklaruar i zhdukur.

Raportohet se në bord ndodheshin 38 persona, ndërkohë dyshohet se ky avion i Forcave Ajrore, është rrëzuar.

“Avioni dyshohet të jetë rrëzuar, duke marrë parasysh se sasia e karburantit dhe rezervat e aeroplanit duhet të kenë mbaruar tashmë”, tha Gjenerali Francisco Torres në një konferencë për shtyp në ditën e sotme.

Sipas Forcave ajrore të Kilit, avioni C-130 Hercules ishte nisur nga kryeqyteti Kilian, Santiago dhe ishte ndalur për pak kohë në Punta Arenas pranë majës jugore të vendit. Avioni me katër motorë më pas ka vazhuar rrugën drejt bazës së Antarktikut. Në këtë pikë janë humbur kontaktet me të, gjë që rezulton të ketë ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Rrëzohet avioni me 101 pasagjerë

“Në bord ishin 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë të tjerë, të cilët ishin në rrugën e tyre për të kryer “detyra të mbështetjes logjistike”, siç është riparimi i tubacionit të naftës që siguron karburant për bazën. Ky personel u përkiste forcave të armatosura, një firmë inxhinierike dhe Universitetit të Magallanes”, thanë Forcat Ajrore të Kilit.

Pasi avioni humbi kontaktet, Forcat Ajrore deklaruan një gjendje gatishmërie dhe mobilizuan një ekip kërkimi dhe shpëtimi, duke aktivizuar burimet e Forcave Ajrore në Santiago dhe në rajonin Magallanes në jug të Kilit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Vrasja e gjeneralit iranian/ Mijëra njerëz vërshojnë nëpër rrugë: Vdekje për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e qytetit iranian të Ahvaz t’i dhënë lamturmirën gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Sipas BBC, mijëra njerëz brohorisnin nëpër rrugë: “Vdekje për Amerikën”.

Soleimani ishte arkitekti i sferës së ndikimit të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ai konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm i vendit.

Vrasja e tij shënoi një përshkallëzim të tensionece midis Iranit dhe SHBA.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, i cili kishte një marrëdhënie të ngushtë personale me Soleimani, paralajmëroi “hakmarrje të rëndë” për sulmin, dhe analistët thanë që Irani mund të ndjekë sulme kibernetike kundër SHBA.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Rrëzohet avioni me 101 pasagjerë

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia me 1 ton drogë/ U ndoq nga ajri me avion

Presidenti Trump, i cili autorizoi sulmin ndaj Soleimani tha se SHBA ishte e gatshme të godiste 52 site “të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane që përfaqësonin 52 amerikanë që ishin mbajtur peng në Iran për më shumë se një vit nga fundi i vitit 1979 pasi ato u morën nga ambasada e SHBA në Teheran./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Revolucion në Zvicër/ Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Publikuar

-

Nga

Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia në zyrë, qoftë me tren apo autobuz, në Zvicër mund të konsiderohet orar zyrtar pune.

Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë direktivë si një revolucion që iu njeh punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës, shkruan gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Vajza, me siguri shumë pak nga ju do të guxonin ta bënin atë që këngëtarja shqiptare bën në avion [VIDEO]

LEXO EDHE:  Rrëzohet avioni/ Humbin jetën 8 persona

Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump paralajmërim të fortë ndaj Iranit/ Kemi në shënjestër 52 site iraniane

Publikuar

-

Nga

presidenti i shba,donald trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar iranin pas vrasjes së gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Trump deklaron se nëse Irani do të sulmojnë qoftë dhe një amerikan apo një aset amerikan atëherë do të sulmojë 52 objekte të Iranit që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më parë.

Presidenti amerikan thotë se SHBA nuk do më kërcënime dhe nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan atëherë goditja do të jetë shumë e ashpër.

“Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si paralajmërim. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm. SHBA nuk do më kërcënime!”, deklaron Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE