LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhduket avioni me 38 persona në bord/ Dyshimet e para

10 Dhjetor 2019, 10:34, Kosova & Bota CNA
Zhduket avioni me 38 persona në bord/ Dyshimet e para

Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur në Kili. Sipas mediave të huaja, operatorët humbën kontaktin vetëm një orë pasi u nisën drejt një baze në Antarktidë.

Avioni i ngarkesave, i identifikuar si një Hercules C130, u nis nga qyteti jugor i Punta Arenas në 4:55 p.m. koha lokale (1955 GMT).

Një ekip shpëtimi po kërkon për 21 pasagjerët dhe 17 anëtarët e ekuipazhit që ishin në bord.

Ndërkaq, presidenti Sebastian Pinera tha që ai dhe Ministri i Brendshëm Gonzalo Blumel do të fluturonin për në Punta Arenas ku do të takoheshin me Ministrin e Mbrojtjes Alberto Espina për të monitoruar një mision kërkimi dhe shpëtimi për të gjetur aeroplanin e humbur dhe pasagjerët e tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga