Connect with Us

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Vetingu

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Publikuar

-

dorina bejko, spak

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Sikurse bëri të ditur KLP, emrat në garë për të marrë drejtimin e SPAK, janë Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

CNA.al ka kaluar në filtër më parë prokurorët të cilët kanë shprehur interesin për të marrë drejtimin e SPAK.

Sa i takon Dumanit, nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila që sapo ka nisur biznesin.

Emri i tij është i lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku gjatë gjykimit të 29 të pandehurve kërkoi 3 dënimet  përjetshme për tre nga të pandehurit kryesorë.

Po ashtu, Altin Dumani  është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe  apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Emri i Dumanit është lakuar në kohën  kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.

Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.

Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri  ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar prej tij sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Ajo që vërehet pa kaluar një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016. (Lexo këtu)

                                                                                   Altin Dumani 

Kandidati tjetër për kreun e SPAK, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  KLP lehtë e shantazhueshme/ 7 nga 11 anëtarë të konstatuar me probleme

Por, që në fakt Basha kurrë s’dha llogari. Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, meghithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milioner.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.(lexo këtu)

                                                                                Arben Kraja

Kandidati Edvin Kondili, ishte një nga prokurorët  rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka  pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë. (lexo këtu)

                                                                                       Edvin Kondili

Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”

Arben Kraja në “siten” e Vettingut/ Zbardhet pasuria, si ka ndryshuar ndër vite

Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Altin Dumani nis biznesin e imobiliar?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  KLP hap zyrtarisht garën për kryeprokuror/ Ja kur mbaron afati

LEXO EDHE:  Nën hetim për fshehje pasurie/ Deputeti socialist përgjigjet për akuzat

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen kandidatët e opozitës përballë Veliajt

LEXO EDHE:  KLP lehtë e shantazhueshme/ 7 nga 11 anëtarë të konstatuar me probleme

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE