Connect with Us

Ylli Rakipi replikon me Metën/ Po vepron si në Republikën Çeke, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë

Politikë

Ylli Rakipi replikon me Metën/ Po vepron si në Republikën Çeke, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë

Publikuar

-

Gazetari Ylli Rakipi ka replikuar mbrëmjen e sotme me presidentin Ilir Meta lidhur me veprimet e këtij të fundit.

Rakipi i tha Metës në “Syri TV” se po vepron si të jetë president në Republikën Çeke, ndërsa Kreu i Shtetit u mundua të ruajë qetësinë dhe e kundërshtoi.

Rakipi: Ju po veproni si një president në situatë normale në Republikën Çeke.

LEXO EDHE:  Meta ia thotë troç Ramës dhe Bashës/ “Mbani barrën e përgjegjësive tuaja”

Meta: Po ne nuk jemi në Republikën Çeke…

Rakipi: Kjo është lufta e Don Kishotit me mullinjtë…

Meta: Jo nuk është…

Rakipi: Po mirë ma shpjego pra, ne njihemi prej 20 vitesh…

Meta: Lëri këto situata zoti Rakipi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama braktis Vlorën në zgjedhjet e ardhshme/ Kandidon në një tjetër qark

Publikuar

-

Nga

Rama braktis Vlorën në zgjedhjet e ardhshme/ Kandidon në një tjetër qark

Kryeministri Edi Rama, do të lerë Vlorën për të kandiduar në një qark tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e bën të ditur Lapsi.al, i cili duke iu referuar burimeve të  besueshme në PS, raporton se Rama do të kandidojë në listën e deputetëve të qarkut të Durrësit

“Vendimi për tu larguar nga Vlora nuk ka asnjë lidhje me braktisjen e këtij qyteti. Aty punët dhe suksesi i Rilindjes do të vazhdojnë që me rigjallërimin e qendrës historike të qytetit e deri tek vazhdimi i lungomares deri në Orikum. Ai ka të bëjë më shumë me arsye elektorale”,ka thënë burimi.



LEXO EDHE:  Negociatat me Greqinë/ Bushati letër Metës për fillimin zyrtar të bisedimeve

Nëse lajmi për kandidimin në Durrës konfirmohet zyrtarisht, nuk dihet se si do të ndikojë tërheqja Ramës në qarkun e Vlorës, ku kryeministri i ka prirë fushatës në dy zgjedhjet e fundit (2013-2017). Aq më tepër që kryeministri e ka shprehur vetë shqetësimin ndaj funksionimit të Rilindjes lokale dhe punës së kryebashkiakut Leli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve”/ PD ngre alarmin: I grumbullon në kulmin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

“Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve”/ PD ngre alarmin: I grumbullon në kulmin e pandemisë

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po rrezikon jetën e mësuesve duke i grumbulluar ato në pritje të marrjes së vlerësimit të provimit të kualifikimit të tyre.

Eksperti i Arsimit në PD, Ndricim Mehmeti shkruan se pikët e vlerësimit të mësuesve mund të jepeshin dhe online, por sipas tij Ministria e Arsimit ka zgjedhur të rrezikojnë jetën e tyre në kohë pandemie.



Sipas Mehmetit, Rama dhe Ministria e Arsimit përveçse rrezikuan jetën me zhvillimin e zgjedhjeve në universitete në një kohë ku nuk lejohet për shkak të masave anti-covid, ata kanë vendosur edhe zhvillimin e provimit të kualifikimit për mësuesit ta zhvillojnë në këtë periudhë.

“Shpika e re e qeverise Rama dhe MASR, ne kohe pandemie. Ne kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin nje plan te miremenduar; zgjedhje ne universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalen me kaq. Për te marre piket e provimit, mësuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria. MASR mburret se do te beje mësim online per 650 mije e me shume nxens e studente dhe nuk nxjerr dot online piket e provimit per mësuesit. Kjo eshte shpikja me e re për te ruajtur shëndetin e mësuesve tanë”, shkruan Mehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse shpyllëzimi dhe shfarosja e specieve, po i bën më të mundshme pandemitë

Publikuar

-

Nga

Ndërsa njerëzit po e reduktojnë biodiversitetin, duke pakësuar pyjet dhe duke ndërtuar më shumë infrastrukturë, ata janë duke e rritur ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve pandemike, siç është edhe rasti i Covid-19.
Shumë ekologë kanë dyshuar prej kohësh mbi këtë gjë. Por një studim i ri, na ndihmon për të zbuluar arsyen:ndërsa disa specie po zhduken, ato që priren të mbijetojnë dhe të shtohen masivisht- për shembull minjtë dhe lakuriqët – kanë më shumë gjasa të bartin patogjenë potencialisht të rrezikshëm, të cilët mund të kalojnë më pas tek njerëzit.

Analiza e rreth 6.800 komuniteteve ekologjike në 6 kontinentet e botës, i shtohet një morie dëshmish në rritje, që lidh tendencat e zhvillimit njerëzor dhe humbjen e biodiversitetit, me shpërthimet epidemik të sëmundjeve.
“Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë prej dekadash. Por askush nuk na e vuri veshin”- thotë Keit Xhons, ekspertë e ekologjisë në Universitetin e Londrës, njëherazi autore e një studimi të botuar së fundmi në revistën “Nature”.

Ndërkohë më 24 korrik, një grup shkencëtarësh, mes tyre virologë, ekonomistë dhe ekologjistë, botoi një ese në “Science 2”, ku argumentonin se qeveritë mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të pandemive të ardhshme, vetëm duke e kufizuar ritmin e shpyllëzimeve, dhe frenuar tregtinë e kafshëve të egra, që mund të bartin patogjenë të rrezikshëm.
Shumica e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të reja, priren të fokusohen në zhvillimin e vaksinave, diagnostikimin e hershëm dhe mbajtjen nën kontroll të tyre. ‘Por kjo do të thotë të trajtosh simptomat, pa adresuar shkakun themelor” thotë Peter Dazak, zoolog në organizatën joqeveritare “Eco Health Alliance” në Nju Jork.



Ai thotë se Covid-19 ka ndihmuar në sqarimin e nevojës për shqyrtimin e rolit të biodiversitetit në transmetimin e patogjenëve. Studimet e mëparshme, kanë treguar se përhapja masive e sëmundjeve të tilla si Sindromi Akut i Frymëmarrjes së Rënduar (SARS) dhe Gripi i Shpendëve, që kalojnë nga kafshët te njerëzit, është shtuar shumë dekadat e fundit.
Dhe ky fenomen ka të ngjarë të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i shtimit të kontaktit midis njerëzve, dhe kafshëve të egra në zonat e pazhvilluara. Një studim i publikuar në prill nga studiuesit në Universitetin e Stenfordit në Kaliforni, zbuloi se shpyllëzimi i habitatit në Ugandë, kishte shtuar kontaktet direke midis majmunëve dhe njerëzve, pasi primatët dilnin nga pylli për të rrëmbyer të korrat e mbledhura nga njerëzit.

LEXO EDHE:  Meta apel qytetarëve për Pashkë/ “Mos kini frikë, përhapni kurajo dhe shpresë”

LEXO EDHE:  Meta thirrje për zgjidhjen e krizës/ Vetë fle me krizën

Në studimin e tyre të fundit, Xhons dhe ekipi i saj shqyrtuan më shumë se 3.2 milionë të dhëna nga disa qindra studime ekologjike në vendet në të gjithë botën, duke filluar nga pyjet deri tek tokat në qytete. Ata zbuluan se popullata e specieve të njohura për sëmundjet e transmetueshme tek njerëzit – përfshirë 143 gjitarë si lakuriqët, brejtësit dhe majmunët e ndryshëm – u rrit teksa peizazhi ndryshoi nga natyror në atë urban, dhe kur biodiversiteti në përgjithësi u zvogëlua.
Grupi i Xhons, e ka bërë tashmë këtë lloj vlerësimi për epideminë e virusit Ebola në Afrikë, duke hartuar hartat e rreziqeve bazuar në tendencat e zhvillimit, praninë e specieve të mundshme dhe faktorët socio-ekonomikë, që përcaktojnë ritmin me të cilin mund të përhapet një virus sapo të hyjë në popullsia njerëzore. Ibrahim Foll, epidemiolog dhe drejtues i operacioneve të emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetit në Gjenevë, Zvicër, bie dakord me konstatimin se kuptimi i ekologjisë – si dhe i tendencave sociale dhe ekonomike – do të jetë vendimtar për projektimin e rrezikut nga shpërthimet e ardhshme epidemike.

“Zhvillimi i qëndrueshëm është thelbësor. Nëse vazhdojmë ta kemi këtë nivel shpyllëzimi,
do të kemi me siguri më shumë epidemi”- thotë ai. Në kuadër të pandemisë së Covid-19, shumë shkencëtarë kanë kërkuar frenimin e tregtisë së kafshëve të egra, një industri me vlerë rreth 20 miliardë dollarë amerikanë çdo vit në Kinë, vend ku u shfaqën infeksionet e para me koronavirus. Kina e ka pezulluar përkohësisht këtë tregti. Por Dazak thotë se industria është vetëm një pjesë në një panoramë më të madhe që përfshin gjuetinë, përdorimin e tokës dhe ekologjinë.
“Ekologët duhet të punojnë me studiues të sëmundjeve infektive, punonjësit e shëndetit publik dhe mjekët për të analizuar ndryshimin e mjedisit, dhe vlerësuar rrezikun e kalimit të patogjenëve tek njeriu, ndërsa duhet të merren masa për të zvogëluar aktivitetet e rrezikshme njerëzore”- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE