Connect with Us

Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen tre të rinjtë në Vlorë

Kronika

Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen tre të rinjtë në Vlorë

Publikuar

-

Policia e Vlorës arreston tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Mësohet se seksioni për Hetimin e Krimeve ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve me iniciale M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Blutë raportojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet.

LEXO EDHE:  Korrupsion në universitet/ Arrestohet dekani dhe dy pedagogë

Dy prej vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Automjeti përplaset me urbanin/ “Benz-i” përfundon në kanal

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një urban të linjës Kamëz- Valias.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ‘Lleshajve’ në rrugën ‘NATO’ .

Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme material, ndërkohë që automjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanal./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për vrasje/ 49-vjeçari arrestohet në Tiranë me 20 mijë dollarë me vete

Publikuar

-

Nga

Një 49 vjeçar, i dënuar mbi 17 vjet burg për vrasje me dashje, është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë shtetasi  Kastriot Fejzo. Uniformat blu të kryeqytetit thonë se Fejzo u ndalua pasi ecte me mjetin e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ishte prezantuar me gjeneralitetet e kushëririt të tij.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

“Finalizohet nga forca e posaçme “Shqiponja”,, e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”.

Kaper dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, falë edhe informacioneve të marra nga DVP Korçë se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me mjet në kryeqytet, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Gjeneraliteti i rremë”, në kuadër të të cilit u bllokua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me mjetin me të cilin po qarkullonte, shtetasi:

LEXO EDHE:  Grabitja e bankës/Dyshohet se janë vjedhur 35 mijë euro. Detajet e reja

LEXO EDHE:  Arrestohet autori i vrasjes se sotme ne Vlore

– Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë.

Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Ky shtetas iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet nv njoftimin e plotë të policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video e frikshme/ Momenti kur rrëzohet pema e Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Tirana pa përjeton momenti kaosi sipasojë e një stuhie të fuqishme ere.

Në shumë zona të kryeqyteti raportohet për pemë të rrëzura, por fuqisë së natyrës nuk i ka shpëtuar as pema e Vitit të Ri.

Në videon e mëposhtme shihet dhe momenti i rrëzimit të pemës në sheshin “Skënderbej”.

LEXO TE PLOTE