Connect with Us

Vendimi për Salianjin/ Spaho “shpërthen” në akuza ndaj Prokurorisë

Politikë

Vendimi për Salianjin/ Spaho “shpërthen” në akuza ndaj Prokurorisë

Publikuar

-

kryetari i grupit parlamentar i partise demokratike, edmond spaho

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka shpërthyer në akuza ndaj Prokurorisë, pas pretencës për Ervin Salianji i cili u dënua me tre vite shërbim prove, dhe dy të akuzuarve të tjerë.

Sipas Spahos, vendimi ishte politik, duke hedhur akuza ndaj prokurit Hysenaj ndërsa e konsideroi si shërbëtor të mazhorancës.

“Konkluzion të cilin e  konfirmoi dhe avokati i tij.  Është një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politik. Veçanerisht nga prokuror Hysenajn, shërbëtor i mazhorancës.

Kjo Prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin për trafikantin Geron Xhafaj. Do duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri kryeministri i vendit.

Me gjyqin e sotëm pamë sesi mafja, krimi i organizuar me qeveritarë, pëpiqet të dënojë denoncuesit, ata të cilët sakrifikojnë integritetin personal në interes të vendit”, u shpreh ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
3 Komente

3 Comments

  1. Saujmir

    10 Dhjetor, 2019 at 3:33 pm

    Obo dolen keta ta mbrojne. E votuat reformen, degjoejeni dhe bindjuni tani. Nese eshte shpall fajtor, fajtor eshte dhe mos beni gam gam kot lart e poshte

  2. Liri

    10 Dhjetor, 2019 at 3:36 pm

    Nese e mbrojne salianjin dhe sulmojne drejtesine tregon se jane t perfshire si parti ne montimin e asaj videos. Keto deklarata sbejne asgje me shume sec tregojn sa fajtor jane

  3. Joker

    10 Dhjetor, 2019 at 3:37 pm

    Te kalben brend salianji e te tjeret bashk me spahon edhe bashen, se kerkonin t mirrnin pushtet me mashtrim e me montime.keta duhet t zhduken si parti fare

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

Publikuar

-

Nga

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

Dy javë më parë, Ilir Meta shpërndau një lajm nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi, në mediat e LSI-së, duke thënë se presidenti ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe të bëhej kryeministër apo ministër i Brendshëm, në datën 26 prill.

I pyetur në lidhje me këtë qëndrim, Lulzim Basha dje tha se kishte pasur kontakte me presidentin dhe nuk e dinte këtë gjë. Por, Luli e di shumë mirë sesi serviren këto fake news dhe se ishin mesazhe të drejtpërdrejta për të personalisht. Dhe Luli nuk ka nguruar t’i përgjigjet Ilir Metës drejtpërdrejt.

Ai ka thënë se është shpejt të flitet për postin e Presidentit. Pra nuk e ka të sigurtë vendin Ilir Meta dhe ka thënë se është ende shumë shumë shpejt për të folur për ndarjen e pushtetit me Metën. Megjithëse tha se Ilir Meta ishte president i zgjedhur nga Rilindja, por që kishte bërë punë të mirë duke mbrojtur Kushtetutën.



Kujtojmë këtu se disa muaj më parë në muajin maj, Lulzim Basha kur doli në “Opinion” tha se Ilir Meta do të ketë mandat tjetër si president dhe do të mbështetej e votohej nga PD si president. Rreth katër muaj më parë Ilir Meta do të ishte president i PD-së dhe LSI-së, pas zgjedhjeve të 2021. Ndërsa dje Luli bëri një hap pas. Duke i kthyer një përgjigje Ilir Metës dhe qëndrimit të tij publik, se do të ishte kryeministër, apo ministër i Brendshëm.

Lufta midis Metës dhe Bashës po thellohet. Përplasjet mes LSI-së dhe PD-së po shkojnë keq e më keq, megjithëse për fasadë po përpiqen të thonë se janë bashkë, se nuk kanë asnjë debat dhe gjithçka po shkon shumë mirë.
Mjafton shashka e presidentit, por edhe përgjigja e djeshme e Lulzim Bashës për të kuptuar sesa mirë po ecwn koalicioni opozitar, që fillon me Lulzim Bashën, shkon tek Monika Kryemadhi, ka në krah parti të majta, ish-pronarë, komunistë dhe aleancën greko-çame./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash”/ Spiropali: Funksionojnë shumë mirë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash”/ Spiropali: Funksionojnë shumë mirë

Ministrja socialiste Elisa Spiropali teksa ka folur për gjendjen ekonomike të qytetarëve gjatë karantinës, tha se shqiptarët kanë aftësi të funksionojnë shumë mirë në kohë krize.

Spiropali u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” se shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash, ndërsa theksoi se shqiptarët kanë bërë progres të jashtëzakonshëm.



“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Shqiptarët funksionojnë shumë mirë në kohë krize. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve në këtë studio. E dinë shumë mirë se ç’bëjnë, punojnë eksportojnë. Curri rri këtu në studio dhe komenton. Janë me shumë halle por po ju them që kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Unë udhëtoj shumë dhe shoh që realiteti është shumë ndryshe,” u shpreh Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U tha se do takohej me Merkel/ Çfarë ndodhi me Ramën në Gjermani

Publikuar

-

Nga

U tha se do takohej me Merkel/ Çfarë ndodhi me Ramën në Gjermani

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Gjermani, ndërsa ndryshe nga ç’ishte raportuar më parë nga disa media Rama nuk ka zhvilluar takim me kancelaren Angela Merkel.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se nuk ka patur një takim mes kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.



Rama ndodhet në Gjermani për të lobuar te grupi parlamentar më i madh në Bundestag, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE