Connect with Us

S’përmbahet Meta/ Do t’i bëj thirrje popullit të mbrojë veten, nuk merrem me parti

Politikë

S’përmbahet Meta/ Do t’i bëj thirrje popullit të mbrojë veten, nuk merrem me parti

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përgjatë bisedimeve mbi gjendjen aktuale të Kushtetutës në Shqipëri, ka shprehur qëndrimin e tij në raport me këtë të fundit, duke renditur edhe prioritetet e tij si President.

Meta listoi që për të si President i Republikës, Shqipëria është e para, më pas vijon populli shqiptar dhe më vonë kushtetuta dhe gjërat e tjera. Presidenti tha se ai e respekton Kushtetuten, madje shprehu se kush përpiqet të poshtërojë Kushtetutën po poshtëron popullin shqiptar.

Ndër të tjera, Meta tha se uron të mos detyrohet që një ditë t’i bëjë thirrje popullit shqiptar që të mbrojë veten, pasi vetë ai nuk merret me partite.

LEXO EDHE:  Përplasja më e fortë Rama-Meta deri më sot

“Ata përpiqen të tallen me popullin shqiptar. Unë nuk dëshiroj t’i kthej gjërat personale. Për Ilir Metën si President i Republikës, Shqipëria është e para, populli i dyti, kushtetuta e treta dhe më pas vijnë të tjerat. Nuk bëj shaka me Kushtetutën, e kam respektuar siç është dhe do ta bëj deri në fund. Kush përpiqet ta poshtërojë kushtetuten, poshtëron popullin e Shqipërisë. Një lojë e tillë nëse vazhdon do të ketë përplasje. Uroj të mos detyrohem që një ditë t’i bëj thirrje popullit shqiptar të shpëtojë veten e tij. Gjëja e fundit që dëshiroj është të merrem me partitë”, tha Meta si i ftuar në studion e Syri TV./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e Bild/ Krahu i djathtë i Kryemadhit kërkon reagimin e SPAK-ut

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka fajësuar sërish kryeministrin Edi Rama për krizën në vend, për papunësinë dhe për largimin e të rinjve.

Vasili tha se i çmenduri politik, duke iu referuar Ramës, e cilëson qeverinë dhe pushtetin si pronë private.

Nënkryetari i LSI-së deklaroi se nuk ka besim te strukturat e drejtësisë dhe te SPAK-u, do të krijojë besim vetëm nëse heton për përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” gjatë vitit 2019.

“Më ka pyetur një gazetar që a beson tek SPAK dhe i kam thënë se besoj në rast se SPAK merret me përgjimet që janë publikuar nga BILD, ku janë përfshirë politikanë, janë përfshirë shefa policie, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit që bashkëpunojnë me krimin. Kur të veprojë drejtësia në këto raste, atëherë do besoj i kam thënë. Kemi parë se vota shitet e blihet dhe pa i dhënë zgjidhje kësaj, nuk mund të vazhdohet tutje. Bundestagu i ka vënë vulën krizës në vend”, tha Vasili në rubrikën “Opinion” në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demaskohet Salianji/ Ja si përdor GJEDNJ nga frika e burgut

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji nën panik nga burgu nuk di më se çfarë deklaron. Në një konferencë për mediat ai u shfaq duke sulmuar gjyqtarin që ka dhënë dënimin.

“Vendimi i (Artan) Gjermenit bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj, pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër të Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ”, është shprehur Salianji.

Kjo është një nga frazat që ka përdorur, Salianji në konferencën për shtyp.

Kjo është një nga frazat që tregon se ai është një sharlatan, një karagjoz politik bashkë me ata që ia përgatisin tekstet ose ata që flasin publikisht në emër të Opozitës.

Së pari, është po Ervin Salianji, i njëjti person i cili ka paditur media që GJEDNJ e ka përdorur për të kundërtën.

CNA.al është një nga mediat e paditura nga Ervin Salianji, i cili  jurisprundecën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e përdor në anën e kundërt, duke thënë që duhet të dënohet media se i ka prishur imazhin një politikani.

Pra,  kur i do interesi Salianjit dhe atyre avoketërve të tij, shkojnë në Gjykatë dhe bëjnë padi ndaj medias duke përdorur Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në mbrojtje të Salianjit, se iu prish imazhi një kllouni politik, i dalë nga skutat e Henri Çilit dhe që sot po e njohin publikisht të gjithë shqiptarët.

Në atë rast Salianji kërkoi dënimin e stafit të City News.al, sepse kishim publikuar fotot e tij me Henri Çilin, sepse kishim thënë është një klloun i UET-it të Çilit dhe të tjera si këto.

Pra, kishim thënë çdo të vërtetë, kundër një politikani dhe asgjë më shumë se sa kaq. Për më tepër pa i dëmtuar aspak karrierën. Përkundrazi i bëmë reklamë, se nga një garues i thjeshtë në një kryetar të FRPD-së në atë kohë, Salianji u bë deputet dhe sot po gjykohet si ish- deputet, po për një “krim” që e ka bërë kur ka qenë deputet. Pa folur për videon me G.D që u fsheh si struci.

Ne kërkoi të na dënonte duke na paditur në Gjykatë, sepse thamë të vërtetat për të, pra për një politikan dhe si një gazetar.

Ndërsa, sot ai thotë  jurisprudenca e GJEDNJ-së, është e kundërta, ashtu siç i intereson atij.

LEXO EDHE:  Lubonja e thotë copë/ Rama e shpërfill Metën

LEXO EDHE:  PD përgjigje “rrufe” Metës/A do marrë pjesë në seancë?!

Sot edhe pse në deklaratën e tij përmend vëllain e ish-ministrit të Brendshëm si njeri të dënuar me vendim gjykate, në atë kohë ne nuk e kemi ditur, por më pas janë publikuar dokumentat për dënimin e vëllait të Salianjit.

E pra në qoftë se Salianji ka një standart si politikan, ose duhet t’i kërkojë falje publikisht shqiptarëve për aktin që ka bërë dhe ose të dalë publikisht dhe t’i kërkojnë ndjesë City News.al dhe gazetarëve të saj për padinë që ka bërë në gjykatë. Një rrugë të tretë nuk ka.

Se në një rast kërkon të përdorë GJEDNJ-në, për lirinë e shprehjes të gazetarëve investigativë, kundër një politikani apo të dënuari dhe në rastin tjetër e përdor për t’i dënuar.

Dhe tani kur ndodhet para këtij fakti thotë se iu dhanë të drejtë vëllait të dënuar të ish-Ministrit të Brendshëm. Po edhe Salianji e ka vëllain e dënuar. Në qoftë se jemi përballë fakteve se kush  ka vëllain e dënuar, kjo nuk është as politikë as  gazetari investigative.

Pra, nuk ka dy standarte, ka vetëm një standart. Salianji, ose të kërkojë falje publike ndaj nesh dhe të pranojë të vërtetat publike që i kemi thënë, ose të pranojë atë që ka bërë se nuk ka mundësi tjetër.

Sipas Salianjit, GJEDNJ,  duhet t’i japë të drejtë atij si politikan dhe gazetarit investigav. Në rregull deri këtu. Po, në rastin e padisë ndaj CNA.al pse nuk kishte të drejtë gazetaria dhe rivalët politik brenda PD-së.

Ish-deputeti i PD-së, duhet të jetë i qartë, se ne si media do t’ia themi të gjitha, për sa kohë ai të jetë në politikë ashtu si kemi bërë. Dhe për këtë nuk ka  as ligj censure të Edi Ramës dhe as një jurispridencë të GJEDNJ që na ndalon. Por të gjitha janë në krahun tonë.

Nuk mund ta përdorësh në 2020, GJEDNJ, sipas qejfit, njëherë në favor te tënd edhe pse ke bërë një një veprim të kundërt dhe një herë tjetër me të njëjtën argument juridik ke shkuar dhe ke paditur një media. Asaj media minimalisht duhet t’i kërkosh të falur publikisht ose duhet të dalësh po publikisht t’i kërkosh të falur Fatmir Xhafës, zgjidh e merr./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj zbulon planin që fshihet pas Mini-Shengenit/ Ja si do të copëtohet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për Mini-Shengenin Ballkanik, për të cilin pretendon se do të shkatërrojë Shqipërinë.

Goxhaj ka zbardhur një plan për shpopullimin e vendit, për të cilin thotë se pjesa veriore e Shqipërisë do t’i jepet Serbisë, e ndërsa pjesa jugore Greqisë.

“Plani është që përmes ekspansionit serb, Shqipëria duhet të shkatërrohet dhe e ardhmja është planifikuar, ka një shpopullim të Shqipërisë dhe kjo të zëvendësohet me lloj-lloj popujsh të tjerë. Jugun ta marrë greku, ndërsa nga Durrësi e lart ta marrë Serbia. Si do ta marrë? Butë-butë”, tha avokati në studion e Fax News, ndërsa theksoi se sipas tij pas këtij plani fshihet George Sorosi.

LEXO EDHE:  S’ka më dyshime/LSI konfirmon koalicionin me PS-në

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Meta: Nuk do të ketë zona të ndara mes LSI-së dhe aleatëve

“Duke larguar njerëzit, realizohet plani. Do të vijë një moment që raporti i popullsisë do të ndryshojë, do të vijnë pakistanezë e popullsi të tjera. Këta janë mercenarë që paguhen për të prishur. Kanë ardhur për të shkatërruar”, deklaroi Altin Goxhaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE