Connect with Us

Shënim/ Tre çunat e Ilirit intervistojnë presidentin Meta

Opinione

Shënim/ Tre çunat e Ilirit intervistojnë presidentin Meta

Publikuar

-

Çim Peka i Metës, Ylli Rakipi i Metës, dhe Andi Bejtja i Metës kanë qenë tre analistët që kanë zhvilluar, pak më parë, një bisedë të “fortë” me Ilirin, pra presidentin në detyrë Meta, ndaj të cilit është ngritur një Komision parlamentar që po heton sjelljen e tij antikushtutuese.

Organizues dhe drejtues i parë i kësaj bisede mediatike në TV “Syri” ka qenë Çim Peka i Ilir Metës, kurse aksesor ndihmës dhe ngacmues, përkatësisht Ylli Rakipi dhe Andi Bejtja, po të Ilir Metës.

Tema e intervistës, ta quajmë të tillë edhe pse pretendohej të qe bisedë në studio, ishte situata në vend dhe vlerësimi që jepte vetë Iliri për sjelljen antikushtetuese të presidentit Meta.

Përgjigjet e dhena nga Ilir Meta kanë qenë të “forta”, sikurse dhe “sulmet” provokative dhe replikat e Rakipit të Metës, urtësia e pyetjeve të Bejtës së Metës dhe “thumbat” e Çim Pekës të Ilir Metës.

Parë nga jashtë gjithçka dukej natyrale. Një duel i denjë mediatik, midis analistëve “sulmues” dhe presidentit Meta, i cili me përballimin e “sulmeve” dhe qendrimin “burrëror” i tregoi edhe njeherë publikut se ai gjithçka e ka bërë në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, lirisë së shqiptarëve dhe demokracisë. Sikurse u çoi zemrat peshë skraparllinjve të tij me deklarimin, pa sens:

“Jam burrë Skrapari, nuk më trëmbet syri” ( a thua se gjithë ne të tjerët që nuk jemi nga Skrapari jemi të dënuar të mos jemi burra dhe e kemi syrin të trembur).

Në përballjen e tij me analistët Iliri, jo për të parën herë,  inskenoi edhe njëherë një ligjërim “heroik”, që do të vlerësohej vërtetë si i tillë dhe të ngjiste tek shikuesit, nëse në vend të tre të sipërpërmendurve të ishin të tjerë “gazetarë” dhe jo Çim Peka i Ilirit, Ylli Rakipi i Ilirit dhe Andi Bejtja i Ilirit, që dihet tashmë ashiqare se janë tre çunat për shpirt të  presidentit Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Altin Goxhaj/ A po bën shantazh Lapsi.al me dosjet e patronazhistave

Publikuar

-

Nga

A është Andi Bushati i Lapsi.al sot në rolin e shantazhuesit dhe korruptuesit të fuksave të PS sipas filozofisë së Soros, Mafies apo Sigurimit të Shtetit?

A PO BËN SHANTAZH Lapsi.al ME DOSJET E PATRONAZHISTAVE NJËSOJ SI GRAMOZ RUÇI ME DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT?

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu (Koalicioni Për Shqipërinë)

LAPSI.AL për aq kohë sa nuk publikon gjithë listën e patronazhistëve mund të dyshohet për shantazh dhe korrupsion duke nxjerrë disa emra dhe duke fshehur të tjerë të cilët i nxjerr në mënyrë selektive kur u leverdis.

Sot dhe në vitet që vijnë dhjetra mijë patronazhistë janë në hall se u del emri bashkë me të spiunuarit dhe një pjesë e tyre janë gati edhe të paguajnë.

Fakti që disa persona të lidhur me Lapsin, i dinë se kush janë të gjithë patronazhistët dhe ne gjithë të tjerët jo, e vendos redaksinë e Lapsit nën dyshimin e arsyeshëm të përdorimit të dosjeve shantazhuese njësoj si PS shantazhon me dosjet e Sigurimit sps në të njëjtat pozita janë. Apo si Soros sipas modelit të Espinozës nga i famshmi serial La Piovra!

Po ashtu edhe PS i ka nën kontroll këta dhjetra mijë njerëz sepse mund ti shantazhojë kur të dojë nëse e dredhin bishtin.

E vetmja rrugë e ligjshme që të mos ketë as shantazh dhe për më tepër korrupsion, është publikimi i plotë i gjithë listës së patronazhistave dhe të mbikqyrurve prej tyre.

E VËRTETA TË ÇLIRON!

Kështu edhe patronazhistët mbledhin mëndjen se nuk mund ti shantazhojë më askush, as partia e tyre por as redaksia e Lapsit dhe as ata që ia blejnë Lapsit!

Sikur të ishte ndjekur kjo praktikë edhe pas 1992, askush nuk do të shantazhohej si spiun i sigurimit të shtetit! Dhe as të shiteshin të dhëna dhe të krijohej një konfuzion kaq i madh 30 vjeçar.

Nga ana tjetër publikimi i të dhënave ndihmon edhe penalizimin e gjithë hierarkisë së PS sps shumë patronazhistë do të mbroheshin duke denoncuar zinxhirin komandues dhe Rama, Fugsi, dhe gjithë kryefuksat e tjerë të Rilindjes do të kapeshin në grackë penale!

Përse nuk e bën Andi Bushati këtë?

Sps duke qenë pjellë e Sorosit vjen nga e njëjta shkollë.. Në mos telat e tij i lëvizin Bamirësit e tij!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip/ Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet

Publikuar

-

Nga

“Do iu mbështesim fuqishëm”/ Yuri Kim: SHBA ka investuar 1.5 miliardë euro për Shqipërinë

Nga Kreshnik Spahiu

Yuri Kim dje shkëlqeu, ashtu si çdo ambasador tjetër në prag zgjedhjesh. Shkëlqimi i shkëlqesisë së saj erdhi 10 ditë para votimit, ashtu si Donald Lu 6 vite më parë kur dekriminalizoi sistemin politik shqiptar nëpërmjet thirrjes: “Mos votoni mercedesët e zi, me 5 emra të ndryshëm për kryetarë bashkish”.

Dje në intervistën me gazetarin e njohur Lutfi Dervishi, ambasadorja amerikane theksoi disa herë prezencën diplomatike dhe ushtarake të lartë pas 25 Prill në Shqipëri, duke dërguar mesazh të qartë të gjitha palve në Shqipëri që s’kanë asnjë shans që të destabilizojnë vendin apo rajonin për interesat e tyre private politike apo për rezultatin e zgjedhjeve.

Trupat amerikane fillonë stërvitjen ushtarake në 26 Prill dhe kjo do shoqërohet me një prezenc diplimatike shumë të lartë.

Shkëlqesia Yuri Kim, qartazi shprehu një vizion të partnerit patriotik për Shqipërinë, të dokusuar të tre prioritete pro shqiptare:
– intergimi i Shqipërisë
– zgjedhjet e lira dhe të ndershme
– stabiliteti politik
– reforma në drejtësi dhe ndëshkueshmëria.

Për herë të parë një përfaqsuese diplomatike, hedh një hap konkret me emra dhe dosje për zyrtar që duhen nxjerr jashtë sistemit. Ajo shkëlqeu dje më shumë se çdo diplomat dhe politikan shqiptarë me paanësinë e saj dhe pozicionin mbi palët.

Ajo shkëlqeu edhe me reagimin e saj pas intervistës, ku s’lejoi që disa media pro opozitare ta monopolizinin intervistën dhe ta keq-përdornin si fushatë elektorale për rotacion. Ajo shkëlqeu në paralajmërimin që i dha qeverisë e cila s’mund të ketë mbështetje amerikane nëse nuk jep shembuj ndëshkueshmërie.

Ajo shkëlqeu në mesazhin ndaj çdo partie e cila mbush listat e deputetve me kriminel. Ajo shkëleqeu sepse tregoi që e do Shqipërinë, më shumë se politikanët shqiptar që kanë 30 vjet e mjelin si “lopë”.

Por shkëlqimi më i madh i saj ishte sepse i tha mesazh shqip, 3 milion thashethemeve të rrugve, bareve dhe restorantve, që ankohen tash 30 vjet për politikanët e korruptuar.
Ata i keni në lista:

Ajo shkëlqeu sepse foli shqip dhe nuk ngatroi: Ndryshimin me riciklimin. Lexoni fletën e votimit sepse emrat e atyre që akuzohen për korrupsion 30 vjeçar nuk janë shkruar në anglisht……..

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse është katandisur Ilir Meta në këtë lloj dehjeje patologjike?

Publikuar

-

Nga

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta?

Kjo është pyetja që e ngrenë të gjithë. Madje, edhe ndërkombëtarët që kanë ndenjur larg kësaj çështjeje.

Meta  po i habit të gjithë me pretendimin e tij të një force ushtarake ose dhe popullore, të cilën nuk e ka fare.

Një herë Meta na thotë se do të bëjë kryengritje.

Pastaj, ai na thotë që 26 prilli është marrja e pushtetit me dhunë çliruese.

Pastaj, na tha që ky vetë do të priste duar e duar vjedhësish të votave.

Pastaj, i kërkon takim Ramës për zbutje, dhe ky nuk ia jep.

Pastaj, ai ngre lart figurën e Sali Berishës, “si një lider me aftësi humane dhe shtetformuese”, në mënyrë që ky ta ndihmojë Metën në një kryengritje antiamerikane në Shqipëri. Pse, o Metë, e ka harruar vitin 1997 Saliu?

Pastaj, Meta godet ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, dhe thotë që atë e drejton Edi Rama.

Pastaj, pasi ia thyen hundët Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe i thotë që ambasadorja Yuri Kim ka vepruar vetëm sipas porosive që vijnë nga Uashingtoni, Meta hesht, dhe i sulet Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit, njëlloj siç sulej Hitleri mbi shtetet që pushtonte.

Pastaj, thotë me tërbim që do të rrëzojë reformën  në drejtësi, se ajo është e Ramës. Por Uashingtoni politik qesh me të, dhe Matthew Palmer flet sërish e i thotë me  një farë ironie Metës: “Reforma në drejtësi në Shqipëri është tërësisht vepër e Amerikës”

Pastaj, Meta hesht, dhe turfullon së brendshmi, dhe del sërish duke thënë se do të “pushtojë Perëndimin”; kurse amerikanët qeshin dhe i thonë se Rusia është një shtet i drobitur.

Por, Meta prapë e prapë na del para shqiptare me ca fjali force të palidhura stilistikisht në gjuhën shqipe, dhe po i duket vetja se ka mbrapa një ushtri të tërë.

Mirëpo ky Meta nuk ka asnjë lloj force, veç duarëve dhe parave të vjedhura, fare forcë nuk ka, atëherë pse kërcënon Shqipërinë me ushtrim force?

Po paratë?

Ndoshta ka menduar që me paratë e tij të paguajë, për terror, individë të krimit. Por, ama, në këto ditë, edhe një arsenal armësh po i kapen krimit të organizuar. A thua të jetë rastisi kjo? Mos vjen kjo ngjarje nga hedhja në veprim e parave të Metës drejt bandave kriminale, dhe këto tani po kapen nga sistemi i sofistikuar perëndimor në Shqipëri?

Edhe nëse është kështu, që Meta po paguan krimin, prapë kjo është dobësia e tij. Krimi shqiptar nuk ka kurajë për të ushtruar terror antishtetëror, se e ka shumë frikë shtetin.

Po, pse është katandisur Ilir Meta në këtë lloj dehjeje patologjike?

Është rrjedhojë e frikës nga SPAK.

Por lodhet kot. Meta, SPAK-ut nuk i shpëton dot. Kërcënimi fëminor nuk e tremb dot politikën amerikane.

Por, a nuk e di Meta këtë?

Çthurrja mendore shpesh e çon në infantilizëm pushtetarin e akuzuar, dhe kjo moshë mendore prej fëmije, e katandis atë në një person qesharak, duke bërë të fortin, kur është pa fare forcë.

Prandaj, edhe shqiptarët po qeshin me Metën, gati në çdo darkë, para televizionit.

LEXO TE PLOTE