Connect with Us

Samit sipas shijes ruse

Bota

Samit sipas shijes ruse

Publikuar

-

Nga: Bernd Riegert

– Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime të vogla, për të joshur sunduesin e patundur të Rusisë të negociojnë një dokument për paqësimin e rajonit të Donbasit në Ukrainë. Shumë gjëra të reja nuk përmban ky dokument: Synohet armëpushimi i 21-të, shkëmbim të burgosurish. Për hapat politikë do të flitet në katër muajt e ardhshëm.

Negociimi nuk duhet të ketë qenë i vështirë për Berlinin, sepse bashkëbiseduesi në anën tjetër me zor mund të luajë kartën e unitetit. Presidenti francez, Emmanuel Macron i bën elozhe Putinit dhe flet për një partneritet të ri, ku edhe Rusia duhet të ketë interes. Ngadalë edhe kancelares gjermane, Angela Merkel po i vijnë në majë të hundës veprimet e veçuara të Macron.

Në samitin e para një jave, NATO klinikisht e vdekur sipas Macron, e manifestoi para botës përçarjen. Shtetet lindore të NATO-s paralajmërojnë nga Rusia, kurse Franca kërkon ta afrojë sërish atë. Macron dhe Merkel ushtrojnë – duhet theksuar së bashku – presion ndaj komedianit të zgjedhur president, Volodymyr Selenskyj, që të tregohet fleksibël dhe të bëjë lëshime. Po ashtu qëndrimi i BE për gazsjellësin rus Nordstream nuk është i njësuar. Gjermania e sheh si pozitiv ndërtimin e tij, shumë vende lindore e kritikojnë ashpër.

Pa Rusinë nuk bëhet asgjë, me Rusinë është e vështirë

Në këtë situatë, Presidenti rus, vetëm mund të rehatohet në kolltuk dhe të presë. Natyrisht që ai ka interes të heqë qafe sanksionet e bezdisshme të BE, por ky interes nuk është aq i madh sa të dorëzojë pretendimin për Ukrainën lindore apo aq më shumë Krimenë. Për aneksimin e Gadishullit të Krimesë nuk flitet në Paris zyrtarisht. Me një konflikt të kontrolluar, ai mund ta mbajë nën tension perëndimin, që për të është palë kundërshtare. Përveç kësaj me këtë bëhet praktikisht e pamundur një afrim i Ukrainës me BE dhe NATO-n, për shkak se përjashtohen pranimet e vendeve me konflikte të pazgjidhura. Të njëjtën recetë Putini e përdor edhe në rastin e Gjeorgjisë, ku ai e shkëputi një pjesë të Osetisë jugore nga Gjeorgjia.

Por Perëndimi dhe Ukraina kanë nevojë kaq shumë për Putinin, saqë Merkel, Macron dhe të tjerë dialogojnë me presidentin rus, megjithëse ata e shohin atë në prapaskenën e goditjes së avionit MH17 mbi Ukrainën, sulmin me helm kundër një ish-agjenti rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe tani në vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin. Nga pikëpamja franceze dhe gjermane është e vështirë t’i marrësh koncesione Putinit, kur edhe marrëdhënia me partnerin e madh të NATO-s, SHBA është e dyzuar. Presidenti amerikan, Donald Trump beson për arsye të paditura, se Putini është një tip “fantastik”, edhe pse ai nuk ka lëshuar asnjë centimer në drejtim të tij.

Nëse Putinit nuk i mjaftojnë këto si prova për fuqinë e tij, mjafton që ai të hedhë një sy në rrugët e Parisit, mundësi që ai e pati të hënën (samiti i Ukrainës, 09.12.). Një grevë pa afat e ka paralizuar kryeqytetin francez. Protesta të zemëruara kundër presidentit Macron. Problemet në politikën e brendshme nuk e kanë bërë ndonjëherë më të fortë politikën e jashtme. Po Angela Merkel? Nga kancelarja që ka luajtur rol kryesor në samitin e parë, raundin e Normandisë në vitin 2014 dhe në marrëveshjen e Minskut për paqen në Ukrainë, u dëgjuan në Paris vetëm tone të lehta. Për presidentin rus është e qartë: Politikisht Merkel i ka ditët e numëruara. Koalicioni në Berlin ka pësuar krisje. Pra, pse të bësh lëshime në këto kushte, duhet të ketë pyetur veten, rusi i rafinuar. /eunews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi mbetet rrezik global

Publikuar

-

Nga

Infeksionet me virusin e Koronës në BE janë të pakta. Epidemia në Kinë mund të kthehet megjithatë në epidemi botërore, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në një intervistë me DW.

    

Në Bruksel, ministrat e shëndetësisë të BE diskutuan  në një takim krize kufizimin e përhapjes së virusit të ri të Koronës. Nuk u vendos asnjë masë specifike, por u ra dakord për një shkëmbim intensiv të informacionit. Ministrat ishin të shqetësuar për telashet e mundshme në furnizimin me medikamente dhe veshje mbrojtëse, të prodhuara në Kinë. Pas takimit, Bernd Riegert foli me Ministrin Federal të Shëndetësisë Jens Spahn (CDU).

Deutsche Welle: Cilat masa shtesë duhet të ndërmarrin Evropa dhe Gjermania për të parandaluar që virusi i Koronës të çojë në një epidemi globale?

Jens Spahn: Para së gjithash, kemi nevojë për një qasje të koordinuar në Evropë dhe ndërkombëtarisht. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi shumë të koordinojmë punën në nivel evropian, siç është rasti sot në Këshillin e Ministrave. Në nivelin e G7 (kombet më të rëndësishme të industrializuara në botë) folëm në telefon. Është e rëndësishme që ne të përgatisim veten në mënyrë që të parandalojmë që virusi të arrijë në rajone të tjera, përveç Kinës dhe t’i prekë ato aq sa Kinën. Për momentin kjo është ende një epidemi rajonale në Kinë. Ne duhet të sigurohemi që nuk do të kthehet në një epidemi globale. Nëse kjo ndodh, duhet të jemi të përgatitur për të gjetur terapi të reja dhe një vaksinë. Duhet të krahasojmë vazhdimisht ato që dimë për virusin. Ka njohuri të reja çdo javë. Sa ngjitës është? Sa serioze janë sëmundjet? Duhet të fitojmë kohë për të ditur më shumë.

A do t’i kufizoni udhëtimet për dhe nga Kina, siç kanë bërë SHBA?

Në Gjermani, ne i udhëzuam pilotët të raportonin nëse në bord ka pasagjerë me simptoma, para uljes së avionit. Pasagjerët duhet të tregojnë se ku dhe si mund të kontaktohen në 30 ditët e ardhshme. Mund të na duhet të prezantojmë rregulla të reja për të kuptuar, se cilët pasagjerë kanë qenë në kontakt me njerëz nga Wuhani. Ne e diskutuam këtë në këtë Këshill të Ministrave. Ajo që nuk na nevojitet është matja e temperaturës te pasagjerët. Ne e dimë që kjo nuk do të ndihmojë për shkak të periudhës së inkubacionit dhe infeksioneve pa simptoma.

Kur do të mbarojë më e keqja?

Kjo është një pyetje e mirë. Sikur ta dija! Problemi ynë është se nuk dimë sa duhet rreth virusit. Kjo është arsyeja pse duhet të marrim kaq shumë masa paraprake për t’u përgatitur – për aq kohë sa nuk e dimë se çfarë bën vërtet virusi dhe sa dëm. Deri tani, zbulimi dhe përmbajtja e virusit ka funksionuar në Evropë. Ne jemi në gjendje të thyejmë zinxhirët e infeksionit. Por duhet të pranojmë që kjo vlen për sot. Mund të ndodhë që gjendja të bëhet më e keqe, përpara se të përmirësohet. Për aq kohë sa virusi nuk është nën kontroll në Kinë, epidemia rajonale ende mund të kthehet në epidemi globale./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugor që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe më pas me Evropën.

Letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letra e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në pritet të nënshkruhen paraditen e sotme, para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Presidenti i Kosovës, Thaçi i tha Deutsche Welles se takimi i mbajtur mbrëmë me ambasadorin Grennell ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Thaçi dhe Grenelle, si dhe më parë Vuçiç dhe Grenell, në takime të ndara, kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet. Por Thaçi tha se me ambasadorin Grennell është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila do t’i sillte Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohjen reciproke.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të enjten ish-shefin e tij të stafit, John Kelly, pasi ky i fundit mbrojti ndihmësin e shkarkuar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër presidentit disa javë më parë.

John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nënkolonelin Vindman gjatë një fjalimi në një universitet të Nju Xhersit, ku shprehu kundërshtime edhe për disa politika dhe veprime të Presidentit Trump.

“Kur e hoqa John Kelly-n, gjë që mezi prisja ta bëja, ai e dinte fare mirë se e kishte mbushur kupën,” shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

“Puna si shef i stafit nuk ishte për të,” shkruante presidenti Trump. “Ai hyri me bujë, por doli me heshtje, por si shumë ish zyrtarë të tjerë, ai nuk e kupton situatën dhe nuk e mban dot gojën mbyllur, gjë që në fakt e ka detyrim ushtarak dhe ligjor ta bëjë. Gruaja e tij e fantastike, Karen, për të cilën kam shumë respekt, në një rast më tërhoqi mënjanë dhe më tha me insistim se ‘John-i ju respekton shumë. Kur nuk do të jemi më këtu, ai do të flasë vetëm mirë për ju’. Por nuk ndodhi kështu!”

Në komentet e së mërkurës mbrëma, John Kelly tha se nënkoloneli Vindman, si oficer ushtarak, “bëri pikërisht atë që ne i mësojmë ata të bëjnë nga djepi në varr. Ai shkoi dhe i tha shefit të tij atë që sapo kishte dëgjuar.”

Vitin e kaluar, Vindman u shprehu shqetësim eprorëve kur mësoi se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy “një favor”, të niste hetime ndaj njërit prej rivalëve kryesorë të zotit Trump në fushatën prtesidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden që punonte për një kompani gazi ukrainase.

Më pas, nënkoloneli Vindman në fund të vitit të kaluar u bë ndër dëshmitarët kryesorë kundër Presidentit Trump pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ngritën akuza ndaj presidentit, me synimin për ta shkarkuar atë.

“Ne i mësojmë ata: Mos zbatoni një urdhër të paligjshëm,” tha Kelly duke iu referruar nënkolonelit Vindman.

Vindman, së bashku me vëllain e tij binjak, Eugene Vindman, një tjetër nënkolonel që punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u shoqëruan nga Shtëpia e Bardhë të premten e kaluar dhe u kthyen në postet e tyre të mëparshme në Departamentin e Mbrojtjes. Kritikët kanë akuzuar Presidentin Trump se u tregua hakmarrës për heqjen e nënkolonelit Alexander Vindman, por presidenti e quajti atë “tepër të pabindur”.

Në fjalimin e së mërkurën, zoti Kelly tha se kishte pasur një numër mosmarrëveshjesh me Trump.

Ai mori në mbrojtje median, një objektiv i shpeshtë i zemërimit të zotit Trump; vuri në pikëpyetje vlerën e dy samiteve të presidentit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe kritikoi vendimin e Presidentit për të falur një komando të marinsave, i dënuar për krime lufte./ VOA

LEXO TE PLOTE