LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ruheshin në kushte të papërshtatshme/ Asgjësohen rreth 2 ton ushqime për të prekurit e tërmetit

10 Dhjetor 2019, 14:52, Sociale CNA
Ruheshin në kushte të papërshtatshme/ Asgjësohen rreth 2 ton

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, të shumtë ishin ata që dhuruan ushqime për të prekurit, ndërsa që prej asaj kohe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle të shumta.

AKU bën me dije se gjatë periudhës 28.11.2019-08.12.2019 janë monitoruar dhe kontrolluar 395 pika grumbullimi të ndihmave  në zonën e Tiranës, Vorës, Kamzës, Durrësit, Shijakut, Sukthit, Krujës dhe Lezhës si dhe Hotelet apo Resortet ku janë strehuar personat e prekur nga tërmeti.

Nga kontrollet janë konstatuar produkte  të cilat ruheshin në kushte të papërshtatshme dhe me afat të kaluar përdorimi. Për këte arsye nga ana e trupave inspektuese është marrë masa e bllokimit dhe më pas asgjesimit të sasisë prej 1727.5 kg produkte  si dhe 20 litra lengje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga