Connect with Us

“Reagimi i Salianjit i falshëm”/ Balla s’i ndahet Bashës: Sulmi i tij shënjestroi edhe një nga prokurorët

Politikë

“Reagimi i Salianjit i falshëm”/ Balla s’i ndahet Bashës: Sulmi i tij shënjestroi edhe një nga prokurorët

Publikuar

-

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla shprehet se reagimi i ish deputetit Ervin Salianji ndaj pretencës është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij.

Sipas Ballës, sulmi i Bashës ndaj prokurorisë është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë.

“Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD. Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh. Lulzim Basha është i vetëdijshëm batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji”, shkruan Balla.

LEXO EDHE:  Shtrëngimi i masave në Kodin Penal/ Balla apel grupeve parlametare të mbështesin ndryshimet

Më tej, socialisti shprehet: “Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta i kthehet punës pas pushimeve/ Paralajmëron konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Ndarja nga jeta e Sabit Brokajt/ Meta: Humbje e pazëvendësueshme

Ilir Meta ka përmbyllur pushimet dhe i është rikthyer punës si president i Republikës.

Mësohet se Meta do të mbajë nesër një konferencë për shtyp, që do të vijohet me komunikime ptë përjavshme.

Lajmin e ka bërë të ditur zhëdhënësi i Kreut të Shtetit Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale deklaron se Meta është i hapur për çdo pyetje.



“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta rifillon nesër, në ora 11:00, komunikimin e përjavshëm me gazetarët! I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  Ftoi opozitën për bashkëpunim/ Basha i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Majlinda Bregu “shuplakë” Bashës

Kujtojmë se Kreu i Shtetit del çdo javë para gazetarëve dhe i përgjigjet pyetjeve të tyre lidhur me situatën aktuale në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

Publikuar

-

Nga

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”. Kështu deklaroi pak më parë avokati Spartak Ngjela, teksa ishte duke folur për çështjen e kufijve detare me Greqinë.

Ngjela deklaroi se të gjithë të gjithë ish-kryeminiostrat shqiptarë kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet.

Avokati dha edhe një këshillë në emisionin “Top Talk” për kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së.



“Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi “bën për ujë të ftohtë” Bashën/ “Nuk fitohet me Ramën duke ngrënë paçe koke”

LEXO EDHE:  Basha uron Kurtin dhe Osmanin/ Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj  

Më tej Ngjela deklaroi se: “Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare po mua s’më intereson çfarë është bërë më parë se unë jam shumë pragmatik. Unë them që Rama duhet të kjetë shumë i kujdesshëm”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Publikuar

-

Nga

Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Artan Hoxha ka zbuluar detaje te reja lidhur me operacionin që coi në shkatërrimin e një karteli kokaine që përfshinte 3 kontinete.

Ai ka theksuar se për herë të parë në Shqipëri, mes të arrestuarve janë persona që konsideroheshin të paprekshëm. Hoxha shtoi faktin që ky operacion ka filluar që të martën por është mbajtur sekret nga policia.

“Besoj që është një histori që ka për të vazhduar gjatë, pasi kanë për tu zbuluar emra dhe detaje të tjera. Operacioni edhe në Dubai edhe në Shqipëri edhe në vendet e tjera ka nisur të martën. Arrestimet kanë filluar që dje në Shqipëri por janë mbajtur sekret.

Për herë të parë kemi në Shqipëri në hirarkinë e botës së krimit, ku mes personeve të arrestuar përfshihet Eldi Dizdari  dhe Elvis Matoshi. Shqipëria e ka bërë mirë punën e saj edhe pse kjo pjesë ishte detyrë e SPAK”, u shpreh Hoxha.

LEXO EDHE:  Lirohet 19 vjeçari që aksidentoi të miturën



Sipas Artan Hoxhës bizneset e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa  të shkojnë nëpër bankat, me procedura të tejzgjatura.

LEXO EDHE:  Lirohet 19 vjeçari që aksidentoi të miturën

“Po ta shikosh ky është i shpëndarë në tre kontinente, e gjithë struktuara ka përmasat e një karteli, pasi i kemi të dokumentuar, por policia italiane kishte me tepër informacion.

Përfshirja e nje emri si  Eldi Dizdari nuk ka qenë shumë i dukshem edhe pse ishte në krye të listës edhe pse ai konsiderohet si person i pakapshëm. Ai ka vite që është në këtë aktivitet. Pasi janë disa biznese që janë funizuar nga grupet e kokainës. Këto biznese e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër banka, me procedura të tejzgjatura”, tha ndër të tjerash gazetari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE