Connect with Us

Rama s’i ndahet Veliajt/ I jep urdhër tjetër

Politikë

Rama s’i ndahet Veliajt/ I jep urdhër tjetër

Publikuar

-

Gjatë vizitës në familjen Greku, e cila humbi 3 anëtarë në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një tjetër urdhër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë pyeti vëllain e të ndjerit Saimir Greku, Dorjan Grekun për punën që bën dhe ky i fundit tha se është i papunë.

Kjo përgjigje nuk u prit aspak mirë nga Rama, i cili urdhëroi Veliajn t’i gjejë një punë Dorjan Grekut, ndërsa kryebashkiaku u justifikua duke thënë se i riu ka qenë në Francë.

LEXO EDHE:  Topalli: Basha e Rama kanë marrëveshje ekonomike/ Shumë shpejt mund ti shohim bashkë në qeveri

Rama: Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

Rama – Veliajt: Po duhet ta sistemojmë këtë

Veliaj: Ka qenë në Francë, sa erdhi nga Franca, një muaj kishte/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e Bild/ Krahu i djathtë i Kryemadhit kërkon reagimin e SPAK-ut

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka fajësuar sërish kryeministrin Edi Rama për krizën në vend, për papunësinë dhe për largimin e të rinjve.

Vasili tha se i çmenduri politik, duke iu referuar Ramës, e cilëson qeverinë dhe pushtetin si pronë private.

Nënkryetari i LSI-së deklaroi se nuk ka besim te strukturat e drejtësisë dhe te SPAK-u do të krijojë besim vetëm nëse heton për përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” gjatë vitit 2019.

“Më ka pyetur një gazetar që a beson tek SPAK dhe i kam thënë se besoj në rast se SPAK merret me përgjimet që janë publikuar nga BILD, ku janë përfshirë politikanë, janë përfshirë shefa policie, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit që bashkëpunojnë me krimin. Kur të veprojë drejtësia në këto raste, atëherë do besoj i kam thënë. Kemi parë se vota shitet e blihet dhe pa i dhënë zgjidhje kësaj, nuk mund të vazhdohet tutje. Bundestagu i ka vënë vulën krizës në vend”, tha Vasili në rubrikën “Opinion” në News 24.

LEXO EDHE:  Berisha flet hapur/ Tregon se ç’ka bërë Rama, Tahiri, Xhafaj dhe Balla për tetë orë

LEXO EDHE:  Rama nuk zë vend/Ja ku ka shkuar sot dhe mesazhet që jep

Në fakt duket paksa paradoksale që krahu i djathtë i Monika Kryemadhit të kërkojë llogari për blerjen e votave, kur LSI akuzohet si partia që ka blerë më shumë vota./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demaskohet Salianji/ Ja si përdor GJEDNJ nga frika e burgut

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji nën panik nga burgu nuk di më se çfarë deklaron. Në një konferencë për mediat ai u shfaq duke sulmuar gjyqtarin që ka dhënë dënimin.

“Vendimi i (Artan) Gjermenit bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj, pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër të Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ”, është shprehur Salianji.

Kjo është një nga frazat që ka përdorur, Salianji në konferencën për shtyp.

Kjo është një nga frazat që tregon se ai është një sharlatan, një karagjoz politik bashkë me ata që ia përgatisin tekstet ose ata që flasin publikisht në emër të Opozitës.

Së pari, është po Ervin Salianji, i njëjti person i cili ka paditur media që GJEDNJ e ka përdorur për të kundërtën.

CNA.al është një nga mediat e paditura nga Ervin Salianji, i cili  jurisprundecën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e përdor në anën e kundërt, duke thënë që duhet të dënohet media se i ka prishur imazhin një politikani.

Pra,  kur i do interesi Salianjit dhe atyre avoketërve të tij, shkojnë në Gjykatë dhe bëjnë padi ndaj medias duke përdorur Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në mbrojtje të Salianjit, se iu prish imazhi një kllouni politik, i dalë nga skutat e Henri Çilit dhe që sot po e njohin publikisht të gjithë shqiptarët.

Në atë rast Salianji kërkoi dënimin e stafit të City News.al, sepse kishim publikuar fotot e tij me Henri Çilin, sepse kishim thënë është një klloun i UET-it të Çilit dhe të tjera si këto.

Pra, kishim thënë çdo të vërtetë, kundër një politikani dhe asgjë më shumë se sa kaq. Për më tepër pa i dëmtuar aspak karrierën. Përkundrazi i bëmë reklamë, se nga një garues i thjeshtë në një kryetar të FRPD-së në atë kohë, Salianji u bë deputet dhe sot po gjykohet si ish- deputet, po për një “krim” që e ka bërë kur ka qenë deputet. Pa folur për videon me G.D që u fsheh si struci.

Ne kërkoi të na dënonte duke na paditur në Gjykatë, sepse thamë të vërtetat për të, pra për një politikan dhe si një gazetar.

Ndërsa, sot ai thotë  jurisprudenca e GJEDNJ-së, është e kundërta, ashtu siç i intereson atij.

LEXO EDHE:  Zbulohet çfarë bëri Rama në SHBA

LEXO EDHE:  Erion Veliaj në krye të PS-së?/ Alizoti: Kjo shoqëri merr djemtë më të këqinj

Sot edhe pse në deklaratën e tij përmend vëllain e ish-ministrit të Brendshëm si njeri të dënuar me vendim gjykate, në atë kohë ne nuk e kemi ditur, por më pas janë publikuar dokumentat për dënimin e vëllait të Salianjit.

E pra në qoftë se Salianji ka një standart si politikan, ose duhet t’i kërkojë falje publikisht shqiptarëve për aktin që ka bërë dhe ose të dalë publikisht dhe t’i kërkojnë ndjesë City News.al dhe gazetarëve të saj për padinë që ka bërë në gjykatë. Një rrugë të tretë nuk ka.

Se në një rast kërkon të përdorë GJEDNJ-në, për lirinë e shprehjes të gazetarëve investigativë, kundër një politikani apo të dënuari dhe në rastin tjetër e përdor për t’i dënuar.

Dhe tani kur ndodhet para këtij fakti thotë se iu dhanë të drejtë vëllait të dënuar të ish-Ministrit të Brendshëm. Po edhe Salianji e ka vëllain e dënuar. Në qoftë se jemi përballë fakteve se kush  ka vëllain e dënuar, kjo nuk është as politikë as  gazetari investigative.

Pra, nuk ka dy standarte, ka vetëm një standart. Salianji, ose të kërkojë falje publike ndaj nesh dhe të pranojë të vërtetat publike që i kemi thënë, ose të pranojë atë që ka bërë se nuk ka mundësi tjetër.

Sipas Salianjit, GJEDNJ,  duhet t’i japë të drejtë atij si politikan dhe gazetarit investigav. Në rregull deri këtu. Po, në rastin e padisë ndaj CNA.al pse nuk kishte të drejtë gazetaria dhe rivalët politik brenda PD-së.

Ish-deputeti i PD-së, duhet të jetë i qartë, se ne si media do t’ia themi të gjitha, për sa kohë ai të jetë në politikë ashtu si kemi bërë. Dhe për këtë nuk ka  as ligj censure të Edi Ramës dhe as një jurispridencë të GJEDNJ që na ndalon. Por të gjitha janë në krahun tonë.

Nuk mund ta përdorësh në 2020, GJEDNJ, sipas qejfit, njëherë në favor te tënd edhe pse ke bërë një një veprim të kundërt dhe një herë tjetër me të njëjtën argument juridik ke shkuar dhe ke paditur një media. Asaj media minimalisht duhet t’i kërkosh të falur publikisht ose duhet të dalësh po publikisht t’i kërkosh të falur Fatmir Xhafës, zgjidh e merr./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj zbulon planin që fshihet pas Mini-Shengenit/ Ja si do të copëtohet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për Mini-Shengenin Ballkanik, për të cilin pretendon se do të shkatërrojë Shqipërinë.

Goxhaj ka zbardhur një plan për shpopullimin e vendit, për të cilin thotë se pjesa veriore e Shqipërisë do t’i jepet Serbisë, e ndërsa pjesa jugore Greqisë.

“Plani është që përmes ekspansionit serb, Shqipëria duhet të shkatërrohet dhe e ardhmja është planifikuar, ka një shpopullim të Shqipërisë dhe kjo të zëvendësohet me lloj-lloj popujsh të tjerë. Jugun ta marrë greku, ndërsa nga Durrësi e lart ta marrë Serbia. Si do ta marrë? Butë-butë”, tha avokati në studion e Fax News, ndërsa theksoi se sipas tij pas këtij plani fshihet George Sorosi.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj në krye të PS-së?/ Alizoti: Kjo shoqëri merr djemtë më të këqinj

LEXO EDHE:  Video-Opinion/Baton Haxhiu: Rama ka legjitimuar çadrën dhe protestën e PD

“Duke larguar njerëzit, realizohet plani. Do të vijë një moment që raporti i popullsisë do të ndryshojë, do të vijnë pakistanezë e popullsi të tjera. Këta janë mercenarë që paguhen për të prishur. Kanë ardhur për të shkatërruar”, deklaroi Altin Goxhaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE