Connect with Us

Rama inspekton QSUT/ Zbulohet marrëveshja me kompaninë turke

Politikë

Rama inspekton QSUT/ Zbulohet marrëveshja me kompaninë turke

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar nga afër ambjentet e QSUT-së, pas dëmtimeve që patën një pjesë e godinave nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila e njohu me situatën, Rama theksoi se qeveria po punon për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave antisizmike dhe ekologjike.

Ndërsa bëri me dije se përveç shtëpive, të prekura nga tërmeti, po shihet mundësia që kjo kompani të ndërtojë edhe qendra shëndetësore.

“Ne do të bëjmë një negocim, dhe besoj se do ia dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht. Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe i thash që ta na japim një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë. Po bëjmë një punë me ta, që do na japë shumë sukses.”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjesti skandaloz i Veliajt/ Vokshi thirrje organizatave: Reagoni

Publikuar

-

Nga

Gjesti skandaloz i kryebashkiakut, të Tiranës, Erion Veliaj që puthi në buzë një fëmijë në një emision televiziv, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është një ndër politikanët që ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi aspak të këndshëm.

Vokshi e cilëson skandaloz këtë gjest dhe kërkon reagimin e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, teksa thekson se “asnjë prind nuk do ta lejonte që fëmija e tij të puthej në buzë nga një i rritur, e aq më tepër nga një kryetar bashkie”.

LEXO EDHE:  “Rama është pa moral”/ LSI nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit

LEXO EDHE:  Dy tërmete dridhin Shqipërinë/ Ja zonat e prekura

“Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve”, shprehet Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari ironizon Ramën e Veliajn/ “Bashkë me depozitat, të heqin edhe çatitë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar bashkinë, po ashtu edhe qeverinë, mbi vendimin e  marrë për të larguar nga taracat e pallateve, në Tiranë, të gjitha depozitat e ujit.

Në ditën e sotme, me erë të fortë, Shkurti tregon se doli të blejë disa gështenja dhe pa që ishin rrëzuar degë pemësh dhe llamarina, por me tone ironike thotë se, “shyqyr nuk kishte depozita t’i binin mbi kokë”.

“Dola dhe sa kapërxeva rrugën një “kraaAuu!” pas shpinës sime. Qe një degë shumë e trashë rrapi që u këput nga shkulma e erës. “Se mos më shkëputet ndonjë depozitë uji”- mendova – “e më bie në kokë. Ato janë shumë të rrezikshme”! Një tabak i valëzuar llamarine, nga ato që shërbejnë si streha apo çati për hashefka, fluturoi nja 10 metra para meje me vërtikë. Të më kish kapur ma kishte prerë kokën si gjelit të detit. U përplas përdhe me rrapëllimë, me zhurmën e një depozite uji bosh që përplaset përdhe dhe u ngrit edhe një herë fluturim nga era. Ngrita kokën me ankth por falë Zotit jo! Depozitë s’kishte. Çështje fati”, shprehet gazetari.

LEXO EDHE:  Gënjeu publikisht/ Rama del zbuluar

LEXO EDHE:  Pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit, siguria e mirëqenia janë në rrezik

Duke vazhduar ironinë, Shkurti shkon më tej duke thënë se , ndoshta Bashkia e Tiranës bashkë me depozitat duhet të heqë edhe çatitë e t’i zëvendësojë me taracë.

“Fati ndihmon trimat! U ktheva gjallë e pa një të gërvishtur në shtëpi, çava gështenjat që të mos pëllcasin kur piqen me mendjen tek të prekurit nga tërmeti. Shyqyr që zoti Rama i ka strehuar nëpër hotele luksi se do hiqnin picirin me erën nëpër çadra sonte!”, shprehet Shkurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

29 vite nga themelimi i RD-së/ Berisha kujton shpresën që ngjalli gazeta tek shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 29-vjetorin e themelimit të medias Rilindja Demokratike, gazetës së parë opozitare që Edi Rama po mundohet ta censurojë.

Berisha kujton se 29 vite më parë, pas një vendimi historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njeë grup i intelektualësh, gazetarësh dhe studentësh botuan numrin e parë të gazetës, e cila ishte si organ i PD-së dhe mendimit opozitar shqiptar.

Ish-kryeministri tregon se me sa frikë dhe armiqësi e priti botimin e Rilindjes Demokratike regjimi komunist, duke bërë gjithçka që ta pengonte, por megjithatë publiku i gjerë e priti me interes të jashtëzakonshëm.

Berisha shkruan në rrjetet sociasle se: “Me qindra e qindra qytetare priten numrin e pare te saj me padurim te madh, me nje nate te bardhe, pra zbardhen gjithe naten per te siguruar nje kopje te saj, e cila hapej me nje editorial te pavdekshem te redaksise “E para eshte fjala”.

“Me shpejtesi te rrufeshme gazeta si organ i te vertetes aktuale dhe asaj te ndaluar dhe mohuar pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Asokohe te shumte ishin intelektualet nga te gjitha fushat qe u bene bashkepuntoret me te mire te saj. Rilindja Demokratike tere jeten e saj ishte dhe mbetet si organi i pavdekshem i fjales dhe shtypit te lire, te vertetave te medha te shoqerise dhe kombit shqiptar”, thekson më tej ish-lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Përplasjet mes Ramës dhe Metës/Skenarët për Qeverinë, zbardhet strategjia e LSI kundër PS

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama nuk do ta kandidojë Veliajn

Berisha shpreh nderimin më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktorë, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë që nga numri i parë e deri në numrin e sotëm në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqerisë shqiptare.

“Ne kremtojme kete dite kur Edvin Kristaq Xhelati, biri biologjik i zevendesit te Nexhmije Hoxhes, skulptorit xhelat te diktatures Kristaq Rama, qe firmosi varjen ne litar per fjalen e lire te poetit disident Havzi Nela ne gusht te vitit 1988, miratoi ne parlamentin e krimit dhe droges ligjin gijotine per fjalen e lire”, shprehet ish-kryeministri ndër të tjera.

Gjithashtu Berisha i rikujton shqiptarëve se armiku më i rrezikshëm i njeriut është armiku i fjalës së tij të lirë, ndaj kërkon që populli të ngrihet kundër kryeministrit Rama, që sot kërkon të censurojë mediat në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE