LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ia shtron muhabetit me të voglën e familjes Greku/ Kam një gocë të madhe dhe dy çuna

10 Dhjetor 2019, 18:11, Politikë CNA
Rama ia shtron muhabetit me të voglën e familjes Greku/ Kam një

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në familjen Greku, e cila është akomoduar në Shkozet, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama ia shtroi muhabetit me më të voglën e familjes, të cilës i foli për fëmijët e tij Gregorin dhe Zahon, ndërsa nuk la pa përmendur as vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillarin.

Edi Rama: Do të prezantoj me Zahon

Vajza: Çun ke ti?

Edi Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të madh. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?

Vajza: Kukull të madhe

Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe

Vajza: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…

Edi Rama: Ai çuni im merret me spidermena, me këto forcat e errëta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga