Connect with Us

“Qeveria e fokusuar te tërmeti”/ Artan Hoxha paralajmëron: Grupet kriminale…

Lajme

“Qeveria e fokusuar te tërmeti”/ Artan Hoxha paralajmëron: Grupet kriminale…

Publikuar

-

artan hoxha rrefen detajet e organizimit te policise diten e neserme

Një paralajmërim ka ardhur mbrëmjen e sotme nga gazetari Artan Hoxha lidhur me situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Hoxha tha se ndërkohë që qeveria po merret me situatën e jashtëzakonshme, grupet e krimit të organizuar në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe në shumë qytete të tjera po zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe po korrupojnë çdo ditë e më shumë zyrtarë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kompania e transportit "lavatriçe" e parave të pista të një qeveritari

“Ne po merrmi me tërmetin, ndërkohë grupet e krimit të organizuar në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe në qytete të tjera e ka vazhduar normalisht aktivitetin kriminal për të fituar sa më shumë para dhe për të korruptuar sa më shumë persona”, deklaroi gazetari në emisionin  “Mbrëmje në ABC”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Artan Hoxha zbardh detajet mbi hetimin

LEXO EDHE:  Vasili: Mazhoranca vulosi kriminalizimin e qeverisë, shqiptarët pa kryeministër

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur.

Bëhet me dije se sot tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

Ndërkohë, porti i Durrësit është i hapur dhe është në gatishmëri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së PërgjithshmeDetare, për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalohet nisja e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Artan Hoxha zbardh detajet mbi hetimin

LEXO EDHE:  Deklaratat për dorëheqje/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar Ilir Metën

“Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta”, thuhet më te në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE