Connect with Us

“Qeni kosovar që shpëtoi jetë është hero”/ Meta: E kam puthur me gjithë shpirt

Politikë

“Qeni kosovar që shpëtoi jetë është hero”/ Meta: E kam puthur me gjithë shpirt

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, në një bisedim mbi menaxhimin e pasojave gjatë ditëve të para të termetit të 26 nëntorit, ka folur mbi qendrimin dhe veprimin e tij si President gjatë atyre ditëve.

Në një pike të bisedës u prek fakti që Meta ka dekoruar qenin kosovar falë të cilit u shpetuan shumë jetë nën rrënoja.

Meta tha se ka shumë njerëz që shërbyen dhe meritojnë të dekorohen, mirëpo qeni i cili shpëtoi njerëz nuk është një qen, por një hero i cili ka edhe instruktorë që kanë meritë. Ai thotë se e ka puthur qenin me gjithë shpirt, për shkak të veprës së madhe që ky i fundit ka bërë.

LEXO EDHE:  Meta dorëzon mandatin?/ Zbulohet kush e zëvendëson

“Ka shumë njerëz që meritojnë të dekorohen, ai nuk është qen, ai është hero, ai nuk është qen, e kam puthur me gjithë shpirt, jo vetëm ka shpëtuar njerëz por ka edhe instruktorë me emër. Përveç dekorimeve të forcave të tjera të Kosovës, e kam dekoruar me shpirt atë qen”, tha Meta në studion e Syri TV./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Holanda dhuron 3 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Holanda dhuron 3 milionë euro rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë dhe do të dhurojë 3 milion euro për përpjekjet e rindërtimit, pas pasojave të tërmetit”, shkruan Blok./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish presidenti i tërheq vëmendjen Metës/ Nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë me…

Publikuar

-

Nga

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë një mesazh Ilir Metës, teksa e rekomandon këtë të fundit të mos bëhet palë por të debatojë në respektimin dhe në kërkesën për respektimin e kushtetutës.

“Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike.

Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas experiencës”, është shprehur ai për Ora News./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më kanë bërë bllok”/ Bamir Topi ankohet se nuk e ftojnë në emisione

Publikuar

-

Nga

ish-presidenti bamir topi ne studio

Janë të shumtë personazhet publikë që ankohen se nuk gjejnë hapësira televizive ku të shprehin mendimet e tyre.

Një ankesë të tillë e ka bërë pasditen e sotme edhe ish-presidenti Bamir Topi, teksa ishte i ftuar në emisonin “45 minuta”.

Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kanë mbetur më hapësira televizive, ndërsa theksoi se edhe kur shkon në emisione nuk i japin kohën e duhur të flasë dhe të shprehë qartë mendimin e tij.

Në përfundim të intervistës, Topi tha duke qeshur se disa gazetarë që kanë emisionet e tyre “i kanë bërë bllok”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Meta në Medvegjë, këndon këngë me çifteli

LEXO EDHE:  Rama-Metës/ Cakaj 1000 herë më i ditur se ti  

“Faleminderit që më ftove ti në fakt, se të tjerët më kanë bërë bllok”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE