LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pretenca për Salianjin/ Bylykbashi mesazh Ballës: Të shpresojë që Rama të ketë bërë punën e tij

10 Dhjetor 2019, 18:51, Politikë CNA
Pretenca për Salianjin/ Bylykbashi mesazh Ballës: Të

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi teksa ka folur lidhur me pretencën e prokurorisë për Ervin Salianjin, ka dhënë një mesazh drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

?Sot ka pasur edhe deklarata të qarta nga kryetari. Zoti Balla është i fundit që duhet të flasë, është i akuzuar për një dosje që ka të bëjë më pastrimin eparave, duhet të presë dhe të shpresojë që Edi Rama të ketë bërë punën e tij dhe të ketë kapur edhe SPAK-un?, tha Bylykbashi në studion e Abc News.

I pyetur nëse PD ka materiale të tjera që implikojnë qeverinë, ish deputeti demokrat u shpreh: ?Këtu çështja është se meqë u dëgjuan këto, të dëgjojmë të tjera. Ato që janë duhet të çojnë në burg peshqit e mëdhenj. Ne e kemi thënë Edi Rama do të përzgjedhë një prokuror që do mbyllë dosje dhe kështu ndodhi?./CNA.al

Lajmet e fundit nga