Connect with Us

Policia bën “kërdinë” në Tiranë/ Arrestohen 21 shoferë, pezullohen dhe 89 leje qarkullimi

Sociale

Policia bën “kërdinë” në Tiranë/ Arrestohen 21 shoferë, pezullohen dhe 89 leje qarkullimi

Publikuar

-

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Gjatë javës që kaloi janë arrestuar 21 shoferë pasi 12 prej tyre rezultuan të dehur, 8 pa patentë dhe 1 me dokumenta të falsifikuara.

Përveç arrestimeve, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur 45 gjoba.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:

  • Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
  • Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).
  • Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
  • Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe...

# KujdesiiShtuarParandalon🚑
# StopAlkoolitNëTimon🥃
# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻

TiranëPolicia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:• Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.• Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.• Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).• Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.• Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.• Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.# KujdesiiShtuarParandalon🚑# StopAlkoolitNëTimon🥃# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻♂

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 9. Dezember 2019

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe…

LEXO EDHE:  Detajet e aksidentit/ Policia ndoqi mjetin pasi u largua

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Zbulohet Bashkia e tretë, ku LSI tradhëton PD-në

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Veliaj lë banorët e Tiranës pa gjumë dhe u rrezikon jetën

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE